VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SonntagsZeitung: Ministrat zviceranë shuplakë ndaj ministrit gjerman të Financave
E Djelë, 03.22.2009, 10:27am (GMT1)

Voal-online Ministri i Financave Hans-Rudolf Merz e ka lënë me gojë hapur homologun e tij gjerman dhe kritikun e ashpër ndaj Zvicrës, Peer Steinbruck, duke hedhur poshtë ftesën e tij për një takim midis tyre para mbledhjes së G-20. "Ende nuk kemi parashikuar ndonjë takim me të," i ka thënë Merz gazetës së të djelave SonntagsZeitung. Kjo është një protestë e fortë kundër Steinbruck i cili kohët e fundit është përplasur me qeverinë e Bernës. Merz sheh rrezikun që në mbledhjen e G-20 Zvicra të përfshihet në listën e zezë të vendeve oaze të pagesës së taksave, çka kërkon një vëmendje të posaçme ndaj qëndrimeve të Berlinit në këtë periudhë. Në këtë drejtim Merz nuk ka përkrahje të plotë në Bernë. Dick Marty, nga partia dhe kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme në parlamentin zviceran, nënvizon: "Duhet biseduar me shtetet e tjera, të cilët në thelb janë miqtë tanë, kjo është gjithmonë e domosdoshme." Hatërmbetjen e tij ndaj Steinbrück e demonstroi edhe Ueli Maurer, Ministri zviceran i Mbrojtjes: Ai kësaj jave në vend të një Mercedes të zi, ka përdorur një Renault Espace, "në shenjë proteste personale". 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.