VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dario Kolonja fitoi kupën e botës në turin suedez të skive
E Hënë, 03.23.2009, 02:59pm (GMT1)

Voal-online - Duke përmbushur një ëndërr të kahmotshme, duke fituar kupën botërore në ski në turneun suedez të Falunit, përballë një rivali si norvegjezi superyll Petter Northug, skiatori zviceran 23 vjeçar Dario Cologna, do të ishte zvicerani i parë që fitonte në garën e vrapimit me ski. Ai shkruan kështu një faqe të mirëfilltë në historinë e sportit të vendit të tij. Pre 20 vitesh, me fitoren e Andy Grünenfelder, në stinorin 1983/1984 dhe të Evi Krazler në stinorin 1984/1985 nuk kishte më zviceran që të arrinte në vende të rëndësishme të klasifikimit në këtë garë. Natyrisht, ky është një sukses frymëzues për vetë skiatorin, por edhe për kolegët e tjerë në sportin e skive dhe sportet e tjera dimërore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.