VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

La Repubblica: Zvicra dhe Italia i verfikojnë kufijtë alpinë
E Martë, 03.24.2009, 03:00pm (GMT1)

Vija kufitare e përcaktuar më 1861 do të verifikohet mbi bazën e lëvizjes së akujve në majmale. Parlamentet do të autorizojnë një komision të përbashkët për ta ripërcaktuar vijën kufitare.

 

Për mijëvjeçarë të tërë natyra ia ka imponuar ligjin e saj njeriut. Pastaj njeriu ka filluar ta ndryshojë natyrën, t'ia imponojë asaj që arsyetimet e tij të kontribuojnë për ta ndryshuar botën. Duke zhvendosur shtretërit e lumenjve, duke zhbiruar malet, duke lëvizur e ndërtuar ishuj të tërë. Gjithsesi, natyra hakmerret dhe ia imponon njeriut të ndryshojë shumë gjëra. Edhe kufijtë midis shteteve. Por përderisa ndryshimi i kufijve kërkon ndryshimin e traktateve, tani natyra ndryshon ligjet e shteteve, ato të votuara nga parlamentet.

Italia e Zvizra përgatiten të ndryshojnë kufijtë e tyre, sepse ngrohja klimatik është duke i shkrirë akullnajat. E në kuotë të lartë, nëse ndryshojnë profilet e akujve, ndryshojnë vijat që ndajnë një shtet prej një tjetri. Të gjithë e dinë se akullnajat tërhiqen, tkurren: por alarmi duhet të jetë serioz aq sa ekspertët e dy vendeve fqinje t'iu kërkojnë qeverive të ndryshojnë traktatet që fiksojnë kufijtë. Kjo do të thotë që komisioni teknik i përzier i  Institutit Gjeografik Ushtarak të Firences dhe Swisstopo, agjencia topografike federale e Bernës, kanë pranuar se tkurrja e akullnajave është e tillë që kufijtë ligjorë nuk përkojnë më me realitetin. E për këtë parlamento italian, me propozimin e ministrit të Jashtëm Franco Frattini, përgatitet të  autorizojë komisionin e përzier të bëjë punët e tij të rektifikimit (ndreqjes). "Dikur kufijtë përcaktoheshin me armë, tani me ekspertë," thotë relatori i projektorit të ligjit Franco Narducci, deputet i Partisë Demokratike. Kryeteknik i italianëve është gjenerali Carlo Colella, komandant i IGM të Firences. "Në Vitet Shtatëdhjetë unë ndryshova një tjetër kufi midis Italisë e Zvicrës, atë në Brogeda," thotë oficeri, "por ishte një ndryshim i kërkuar nga njeriu, për të ndërtuar autostradën Como-Lugano qe zhvendosur rrjedha e një përroi". Tani janë akullnajat ato që imponojnë ndryshimet: "Mbi Plateau Rosà të Monte Cervino, mbi Monte Rosa, mbi Pizzo Bernina akulli ka rënë shumë." Nëse kufiri është mbi ujëndarësn e akullnajës, kur akullnaja e zbret ujëndarësen mbi terren ajo zhvendoset edhe për dhjetëra metra. "Me Zvicrën kufijtë nuk ishin ndryshuar kurrë, praktikisht janë ata të njohur nga kushtetuta italiane e vitit 1861," thotë gjenerali Colella: "Tani duket gjithçka në lëvizje, gjithçka mund të jetë ndryshe." Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.