E Djelë, 08.18.2019, 05:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Një piramidë mbi alpet zvicerane, një kullë e re Eifel!
E Mërkurë, 03.25.2009, 08:18am (GMT+1)

„Simbol i Zvicrës“ e ka komentuar ideatori i tij, kur e ka kuptuar fitoren e projektit të tij: “Njeriu gjithmonë është ndjerë i magjepsur nga universi, nga përvojat magjike,” dhe projekti është një hap i vogël në këtë drejtim. “Matterhorn glacier paradise” do të jetë një vend ku të realizohen ëndërrat tona, një vend që iu kushtohet njerëzve, një homazh botës së maleve, një përmasë shpirtërore. „Edhe infrastruktura e arkitektura do të jenë të denja të madhështisë, përkryerjes dhe unikatit tipik të „Matterhorn glacier paradise“ - thotë Christen Baumann -. Duhet të shndërrohet në një simbol tjetër të Zvicrës dhe do t’iu shtohet ofertave tashmë shumë të njohura.”

-

Zvicra do të ketë një majëmal të ri 4000. Falë një piramide panoramike, me pamjen e një qendre tregtare, Klein Matterhorn (Kaprolli i Vogël ), do të lartësohet 117 metra e do të arrijë kuotën 4000. Do të jetë pika panoramike më e lartë e Europës, e arritshme nga të gjitha anët nëpërmjet teleferikëve. Kjo e çon në 76 numrin e Majëmaleve Katërmijëmetërshe të Alpeve, 38 prej të cilave mund të admirohen nga parajsa e akullnajtë Matterhorn, siç quhet zona tashmë e shfrytëzuar nga alpinistë dhe skiatorë objekt i riorganizimit me një strukturë xhami dhe çeliku që do të arrijë lartësinë e Klein Matterhorn.

Dikush tashmë e ka quajtur Tour Eiffel e Zvicrës. Cilësohet si një mrekulli që do të hyjë automatikisht në primatet Guinness. Konkretisht, mbi majën e Kaprollit të Vogël do të ndërtohet një piramidë xhami dhe çeliku e lartë 117 metra që do të ketë në çati një platformë panoramike 4000 metra mbi nivelin e detit. Në piramidë do të ketë restorante, salla multimediale, si dhe një hotel.

Nisur nga fakti se në këto lartësi shumë njerëz flenë keq (për shkak të masës së pakësuar të oksigjenit në ajër ), në brendësi të hotelit do të ruhet një atmosferë e njëjtë me atë që është e pranishme në 2200 metra mbi nivelin e detit (siç bëhet për avionët ). Për të hyrë në këtë farë universi të mbyllur mysafirët duhet të kalojnë në dhomat e parapërgatitjes. Në faqet anësore të jashtme të piramidës, të larta rreth 90 metra (rreth 30 kate ), ashensori panoramike do t’i përshkojnë të 190 metrat deri në platformën e akullt të majës së piramidës, dhe pastaj edhe nja 30 metra të tjera më lart, deri te platoforma përfundimtare e rrethuar me xhama.

Falë pjerrësisë së lehtë të ndërtesës, platforma do të duket sikur rri pezull, pra kacavarur. Dhe kështu jo vetëm mund të admirosh panoramën e jashtëzakonshme të Zvicrës, Italisë dhe francës, por do të kesh mundësi edhe të shikosh poshtë duke i parë Alpet tashmë nën këmbët e tua ! Platforma e akullt gjendet në skajin fundor të ashensorëve panoramikë. Turistët do të kenë kështu mudnësi të admirojnë nga afër shkrepat dhe majëmalet, humnerat dhe luginat, një përvojë që normalisht do të shijohej vetëm duke marrë pjesë në ekskusione.

Gjithçka ka filluar më 2004 kur shoqëria Zermatt Bergbahnenha hapi një konkurs për riorganizimin e parajsës së akullnajtë (glacier paradise ) të Matterhorn. U paraqitën pesë projekte. Këshilli administrativ zgjodhi projektin e Heinz Julen e Ueli Lehmann. Projekti është një sfidë e vërtetë, veçanërisht nga pikëpamja statike. Ekipi i projektit përbëhet nga shefi i strukturës së Zermatt Bergbahnen, Christen Baumann, nga Heinz Julen (artist ), Ueli Lehmann (arkitekt ), gjeologë, ekspertë të ndryshëm, inxhinerë dhe profesionistë të tjerë kompetentë të fushave të ndryshme.

„Simbol i Zvicrës“ e ka komentuar ideatori i tij, kur e ka kuptuar fitoren e projektit të tij: “Njeriu gjithmonë është ndjerë i magjepsur nga universi, nga përvojat magjike,” dhe projekti është një hap i vogël në këtë drejtim. “Matterhorn glacier paradise” do të jetë një vend ku të realizohen ëndërrat tona, një vend që iu kushtohet njerëzve, një homazh botës së maleve, një përmasë shpirtërore. „Edhe infrastruktura e arkitektura do të jenë të denja të madhështisë, përkryerjes dhe unikatit tipik të „Matterhorn glacier paradise“ - thotë Christen Baumann -. Duhet të shndërrohet në një simbol tjetër të Zvicrës dhe do t’iu shtohet ofertave tashmë shumë të njohura.”

Klein Matterhon në lartësinë 3850 metra tashmë është i vizitueshëm nga turistët nëpërmjet kabinave të teleferikëve që ngjiten nga tri pika të vendit tipik zviveran Zermatt. Nga maja e saj skiatorët mund të vërtiten furishëm në një teposhte marramendëse deri në Zermatt duke përfunduar në një nivel 2000 metra. Piramida do të jetë një tjetër thembër Akili për qytezën zvicerane Zermatt, e cila përveç se zotëron panorama magjepsëse në tri zona skijimi që e rrethojnë (Sunnega Rotorn; Klein Matterhorn e Schwarzsee) është e njohur për ajrin më të kulluar të Alpeve. Në Zermatt, në fakt, nuk qarkullojnë automjete me motorë, por ka vend vetëm për autobusë dhe taksi elektrike, slita të tërhequra nga kuajt dhe atje arrihet vetëm me tren. Në njërin prej shtigjeve më karakteristike, treni i vogël i kuq lidh St. Moritz me Zermatt, duke kaluar nëpër qafmale, gryka e mbikalime. Një tren i vogël i cili nga stacioni i Zermatt ju dërgon pastaj në stacionin e Gornergrat në lartësinë 2500 metra, sipër qytezës, prej nga mund të shijohsh një pamje panoramike jo vetëm mbi Matterhorin, por edhe mbi Malin e Kuq. Gjatë kësaj vjeshte është parashikuar fillimi i punës për ndërtimin e restoranteve mbi akullishte, hapja e dyqaneve, ndërtimi i banesave për alpinistët dhe fillimi i frekuentimit nëntokësor të Pallatit të Akullt. Shpejt Kaprolli i Madh, simboli i Zvicrës, do të ketë një konkurent, vëllain e tij të vogël. Dhe atëherë edhe Zvicra do të jetë Kullën Eifel të saj !

Zermatt (shqiptohet: Cermat ) është një qytezë me rreth 5500 banorë të përhershëm në pjesën veriore të Matterhorn në zonën gjermanofone dhe kryesisht katolike të Valizit (Valais ) në Zvicrën jugore. Kufiri me Italinë, i cili është i pakalueshëm për shkak të maleve me lartësi mbi 3000 metra mbi nivelin e detit, është rreth dhjetë kilometra. Zermatt është famoz si vend skjimi dhe vend pushimi për turistët. Deri në mes të shekullit të 19-të ishte kryesisht zonë bujqësore, siç e tregon emri i qytezës që do të thotë “në Livadhe” dhe vetëm emri i zonës Matterhorn. Zermatt u “zbulua” në mes të shekullit të shkuar nga alpinistët britanikë, ndër ta edhe i famshmi Edward Whymper, arritja e të cilit atje e bëri tejet të famshme zonën Matterhorn si dhe vetë qytezën. Në anën jugore kjo zonë vijohet në Itali nga Plateau di Cervinia (Rrafshnalta e Kaprollit ), ndërsa në anën perëndimore ajo vijohet në Francë me Chamonix (Shamoni )./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
La Repubblica: Zvicra dhe Italia i verfikojnë kufijtë alpinë (03.24.2009)
Dario Kolonja fitoi kupën e botës në turin suedez të skive (03.23.2009)
SonntagsZeitung: Ministrat zviceranë shuplakë ndaj ministrit gjerman të Financave (03.22.2009)
Federer pësoi humbjen e pestë nga Murrei (03.22.2009)
Ismail Kadare bisedë filozofike në kanalin e parë zviceran (03.21.2009)
Nga muaji prill Zvicra ndërpret azilin për kosovarët (03.20.2009)
Roxher Federeri në verë do të bëhet për herë të parë baba (03.13.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës: Xehtarëve të Trepçës në 20 vjetorin e grevave të tyre historike (03.02.2009)
Zvicra i thotë po zgjerimit të qarkullimit të lirë me BE-në (02.08.2009)
Zvicër: Referendum për zgjerimin me Bullgarinë dhe Rumaninë të qarkullimit të lirë të personave (02.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]