VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hicfeldi luan me ekipin e tij të zemrës
E Premte, 03.27.2009, 06:33pm (GMT1)

Voal-online -Ottmar Hitzfeld ia beson lojën e së shtunës kundër moldavëve në Chisinau formacionit, të cilin prej ditësh e ka pasur në kokë. Atë që e shoshiste prej kohësh në mendje, tranieri i kombëtares zvicerane të futbollit e ka shpallur një ditë para ndeshjes. Ai ia lë vendin e lirë pranë Stéphane Grichting lojtarit të Milanit Philippe Senderos. Me Senderos, Johan Djourou e Patrick Müller ai ka përmbushur përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Ai ka çmuar shumë personalitetin e dëshmuar të 23 vjeçarit Senderos. Si Senderos edhe Marco Padalino do të jetë për herë të parë në një formacion të drejtuar nga Hitzfeld. Ky i fundit do të zëvendësojë lojtarin shqiptar zviceran të dëmtuar Valon Behrami. Behrami ende nuk e ka marrë veten pas plagosjes së gjurit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.