E Shtunë, 04.20.2024, 09:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Tripoli: Biznesmeni zviceran fitoi apelin
E Djelë, 01.31.2010, 07:07pm

    Rashid Hamdani dhe Maks Goeldi


Voal-online -Gjykata e apelit në Libi e shfuqizoi vendimin për dënim me 16 muaj burg të biznesmenit zviceran, Rashid Hamdani, nën akuzat për qëndrim me vizë të skaduar.

Hamdani dhe bashkëpunëtori i tij Maks Goeldi kishin qëndruar një vit e gjysmë në ambasadën e Zvicrës në Tripoli.

Ata u dënuan në mungesë në 30 nëntor nga gjykata e shkallës së parë në Tripoli për qëndrim me vizë të skaduar në Libi.

Hamdani punon për një firmë ndërtimi zvicerane, ndërsa Goeldi është menaxher në kompaninë ndërtimore zvicerano-suedeze ABB.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pilaj, e përshkroi si "të padrejtë" trajtimin e tyre nga ana e Libisë.

 

Gjithsesi Hamdanit i mbetet edhe një instancë gjyqësore për të kaluar.

 

Në vazhdim është procesi i Maks Goeldit.

 

Dy zviceranët u arrrestuan në Tripoli, kryeqytetin libian, më 19 korrik 2008. Disa ditë më parë policia e Gjenvës kishte marrë në pyetje Hannibal Gaddafin dhe gruan e tij për keqtrajtim të një shërbëtoreje. Prej atëherë marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Libisë janë rënduar.

          Rashid Hamdani

Leuthard në Davos: Hapja e merkatove të tregut i shërben stabilitetit

E Djelë, 01.31.2010, 09:28am

Voal-online - Nga Davos në Doha rruga është ende e gjatë: takimi i vogël i rangut ministror i mbajtur në Forumin botëror ekonomik ka theksuar se liberalizimi i tregëtisë duhet të avancojë, por vullneti politik nuk i ka tejkaluar ende provat e fakteve.

Ministrat që morën pjesë në takimin informal kanë vendosur që përgjegjësit e përpjekjeve në gjirin e Organizatët Botërore të Tregëtisë (WTO)  të elaborojnë gjatë dy muajve të ardhshëm një listë të nyjeve që duhen të zgjidhen, ka thënë këshilltarja federale Doris Leuthard gjatë një konferencë për shtyp në Davos. Vetëm kur kjo listë të jetë zgjidhur, mund t’i kthehemi negociatave, ka vëzhguar ambasadorja helvetike Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch.

Disa ministra, sidomos ai brazilian Celso Amorim, kanë kërkuar ndërhyrjen e liderëve botërorë për të çbllokuar situatën, por përpara duhen të kjartësohen disa aspekte teknike ka nënvizuar drejtori i WTO Pascal Lamy.

«Duhet  të jetë vullneti politik i vendosur», ka shtuar Leuthard, duke bërë apel për bashkëpunim me të gjitha vendet. Këshilltarja federale ka qenë skeptike për sa i përket një konkluzioni të ciklit në Doha në vitin 2010: nga këndvështrimi teknik është e mundur – ka vënë re – por nga ai politik është e vështirë, përderisa disa vende kryesore nuk marrin përsipër rolin që u takon.

Në këtë pikë Leuthard është e prokupuar për sa i përket qëndrimit të SHBA-ve: «presidenti Barack Obama i ka fiksuar tjetërkund prioritetet e tij. Por ne kemi nevojën e tij », ka deklaruar ai.

Presidentja e Konfederatës ka kujtuar veç të tjerave shkëmimet tregëtare mbështetur në rregullat e vendosur nga WTO «është premtuar që të evitohet një krizë ekonomike botërore me përmasa akoma më të mëdha ». Për këtë motiv «hapja e merkatove të tregut është mënyra më e mirë për t’i kontribuar stabilizimi të defiçitit publik dhe për të krijuar angazhime të reja ».

Përveç Zvicerës, në këtë takim morrën pjesë përfaqësuesit e Australisë, Brasilit, Burkina Faso, Kinës, Indisë, Egjyptit, Xhamajkës, Japonisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Pakistanit, Afrikës së Jugut, Tailandës dhe Komisionit Europian.
Klientët gjermanë të bankave zvicerane në shenjestër
E Shtunë, 01.30.2010, 12:24pm

 

Ndërkaq për rastin HSBC Berna thotë se nuk mund ta ndalojë Parisin të përdorë listën: “Nuk mun të pretendonim, Franca është një shtet sovran”

 

 

Voal-online –Një informator iu ka ofruar autoriteteve të Gjermanisë një listë me 1500 mera të klientëve gjermanë, titullarë të llogarive pranë bankave zvicerane, të cilët kishin fshehur tatimet.

 

Këtë e bën të ditur e përdishmja gjermane Frankfurter Algeimeine Zeituv, duke saktësuar se i panjohur ka kërkuar në shkëmbim 2,5 milionë euro dhe se ministri i Financave Wolfgang Schaeuble është duke e vlerësuar propozimin.

Për ta konfirmuar pranueshmërinë e dossierit të tij,  informatori ka shpalosur disa prej të dhënave që kanë të bëjnë me pesë qytetarë gjermanë, secili prej të cilëve duhej të paguante një tatim rreth një milion euro.

 

Ndërkohë lidhur me rastin paraprirës, atë të vjedhjes së disa të dhënave nga filiali gjenevas i bankës HSBC, të cilat iu dorëzuan autoriteteve të Parisit nga një punonjës i asaj banka, Berna deklaron dje se nuk mund t’ia ndalojë Parisit përdorimin e listës, përderisa Franca është një vend sovran.

 

Këtë e ka pranuar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës. Berna, në kuadrin e asaj që ndodhte në HSBC, kishte ngrirë në dhjetor ratifikimin e marrëveshjes për tatimin e dyfishtë. Falë mirëkuptimit të arritur këtë javë në forumin e Davosit janë hequr edhe pengesat e fundit drej nënshkrimit të marrëveshjes midis këtyre dy

Minaret dhe Libia janë tema në Davos
E Premte, 01.29.2010, 06:24pm

 

 

Micheline Calmy-Rey takon personalitete të ndryshme, ndër të tjerë Amre Moussa (Lidhja Arabe)

 

 

Voal-online –Mosmarrëveshja me Libinë dhe votimi anti-minare janë tema të trajtuara gjatë bisedimeve të mbajtura sot në Davos, në kuadrin e Forumit Ekonomik Botërore, midis ministres së Jashtme Micheline Calmy-Rey dhe Sekretarit të Lidhjes Arabe Amre Moussa.

Sa i përket dossierit libian, televizioni i Zvicrës gjermane SF ka bërë të ditur se Moussa mund të përkushtohet personalisht për të zgjidhur krizën diplomatike midis dy vendeve dhe për ta mundësuar riatdhesimin e dy pengjeve helvetike. 

Për minaret, Calmy-Rey ka shpjeguar arsyet që kanë çuar në ndalimin e dekretuar nga kutitë e votimeve dhe Moussa ka premtuar se do të bëjë shpjegimet e tija në botën arabe. Në vijim të votimeve Sekretari i Përgjithshëm kishte kërkuar një votim të ri, një ankim në Gjykatën Federale dhe një tjetër në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në Davos Calmy-Rey ka takuar madje edhe ministrin e Jashtëm iranian Manouchehr Mottaki, me të cilin ka diskutuar veprimtarinë e përfaqësisë helvetike në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Nuk është zhvilluar një takim i parashikuar me homologun gjerman Guido Westerwelle, që nuk ka mundur të vijë në Davos për arsye meteorologjike, sipas Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës.

 

Kjo ia lejon zonjës Calmy-Rey të ketë kohën e duhur për t’u takuar me homologët austriakë dhe belg.

Një kanton i formuar nga Nojshateli-Jura-Jura berneze?
E Enjte, 01.28.2010, 04:41pm

 

Një sondazh tregon se ekziston një shumicë në favor

 

 

 

Voal-online -Gati 60% e popullsisë së harkut jurasian do të ishte në favor të krijimit të një kantoni të vetëm që do të ribashkonte atë të Neuchâtel-it dhe të Jura-s si dhe rajonin jurasian të Bernës. Kështu del nga një sondazh i publikuar sot në radion romande RSR e nga katër të përditshme rajonale.

Më entusiastët e kësaj ideje janë banorët e kantonit Jura (70%), pasuar nga ata të Jura-s berneze (55%) e nga zonat me dalje në liqene; ata më indiferentët jetojnë në malet dhe në luginat nojshtaeliane.

58% e të pyeturve përgjigjet absolutisht në favor (18%) ose mjaft në favor (40%) për krijimin e një kantoni të vetëm të madh jurasian. Kundër janë 35% e të pyeturve dhe absolutisht kundër janë (18%) ose pakashumë kundër (17%). 7% ka thënë se nuk ka opinion për këtë çështje.

Neuchâtel-i është qyteti i parapëlqyer si kryeqendër nga pothuaj të gjithë banorët e rajonit; bëjnë përjashtim ata të Jura-s berneze të cilët parapëlqejnë kryeqendrën e tyre: Bienne. Sondazhi është realizuar gjatë periudhës prej 4 deri më 14 janar, mbi një kampion prej një mijë vetave të moshës midis 18 dhe 74 vjeç.

 

Leuthard e Merz në Davos, me Parisin kthehet qetësia
E Mërkurë, 01.27.2010, 10:03pm

 

Leuthard merret me bankierët, Merz i sheshon mospajtimet në çështjen tatimore

 

Voal-online –Duke hapur edicionin e 40-të të Forum Ekonomik Botëror të Davosit, Doris Leuthard ka qortuar “hendekun ekzistues midis diskutimeve dhe realitetit” në fazën e rivënies së rregullit në ekonominë botërore, duke e pasur fjalën në mënyrë të veçantë tek bankierët.

Sipas presidentes së Konfederatës, institutet e kredidhënieve “orvaten t’iu shmangen përgjegjësive të tyre”, nisur nga fakti që bëhen gati të zbrazin “bonus për një vlerë të paarritur kurrë deri tani”.

Para një plateje të formuar nga politikanë e nga përfaqësues të botës ekonomike, këshilltarja federale ka nënvizuar se, prej një viti, mbipërpjekjet e bashkërenduara nga bankat qendrore, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga qeveritë kanë lejuar shmangien e një falimentimi të ekonomisë botërore.
“Kriza – ka shtuar – ka nxitur madje një varg reflektimesh mbi mënyrë e reformimit të sistemit financiar ndërkombëtar.”

 

Sipas saj, hendeku midis fjalëve dhe fakteve i përket edhe temës së shkëmbimit të lirë: ndërsa G20 synonte ta zvogëlonte proteksionizmin dhe ta përmbyllte ciklin e Dohas, realiteti dëshmon se masa të ndryshme diskriminuese janë vënë në veprim, në mënyrë të tillë që procesi është ende i penguar.

Në praninë e homologut të saj francez Nicolas Sarkozy, Leuthard ua ka bërë, ndonëse tërthorazi, një kritikë vendeve që sulmojnë Zvicrën mbi çështjet tatimore.

 

Kriza me Parisin i përket së shkuarës

 

Problemi i lindur nga vjedhja e të dhënave në filialen gjenevase të HSBC është sheshuar menjëherë, ashuti siç e parathonin burimet zyrtare.

 

Ka mjaftuar një bisedë me banorin e Elizeut dhe ministrin e tij të Thesarit Eric Woerth për të bërë që Hans-Rudolf Merz ta konsiderojë diçka që i përket së shkuarës. "Kemi gjetur një zgjidhje,” ka konstatuar me kënaqësi kreu i Departamentit Federal të Financave.

Përvjedhja e informacioneve kishte shtyrë Konfederatën ta pezllojë ratifikimin e marrëveshjes së re të tatimit të dyfishtë me Francën.
WEF midis krizës dhe besimit
E Mërkurë, 01.27.2010, 12:02pm

 

Sot hapet në Davos takimi i 40-të ekonomik botëror

 

Voal-online -Shumë nga Franca, pak nga Shtetet e Bashkuara dhe asnjë libias: kjo është menyja e edicionit të 40-të të World Economic Forum (WEF) që nis sot në Davos dhe mbaron të dielën. Ndërsa politikanët e gjithë botës kërkojnë të përballin krizën ekonomike, sektori financiar shikon drejt së ardhmes me besim të ripërtërirë. Në WEF do të marrin pjesë 2500 personalitete nga bota ekonomike, politike dhe nga shoqëria civile. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive do të jenë 30 dhe ministrat mbi 60: do të spitakin në Davos sidomos kryeministri spanjoll Zapatero dhe ministri italian i Ekonomisë Tremonit, si dhe presidenti meksikan Calderon, Lula da Silva (Brazile) dhe Peres (Izrael).

 

Sipas traditës janë edhe shumë shoqëri pjesëmarrëse, të cilët paguajnë një biletë hyrjeje dhe mijëra franga secili gjatë qëndrimit në këtë veprimtari. Bashkëkryesues i forumit është numri një i Deutsche Bank, zvicerani Josef Ackermann. Manxherë të nivelit të lartë do të jenë në tërësi mbi 1400, të cilëve iu shtohenn përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe masmediat.

Mungues të mëdhenj do të jenë ndërkaq qytetarët e Libisë: kriza diplomatike midis Bernës dhe Tripolit i ka shtyrë organizatorët të mos i bëjnë ftesë vendit afrikan. Si vitin e shkuar, do të jenë të pranishëm edhe personazhë të botës hollivudiane.

 

Leuthard e Sarkozy 

 

Forumi do të hapet nga presidente francez Nicolas Sarkozy e nga presidentja e Konfederatës Doris Leuthard, e cila – duke u takuar me kreun francez – mund të kërkojë të zbutë mospajtimet dypalësge në rrafshin tatimor pas vjedhjes së të dhënave bankare në filialen gjenevase të HSBC. Sipas burimeve franceze, në Davos është parashikuar edhe një takim kokë më kokë midis ministrit të Financave Hans-Rudolf Merz e ministres franceze të Ekonomisë Christine Lagarde. Në lokalitetin graubindas janë të shumëpritur edhe shefja e diplomacisë zvicerane dhe shefi i diplomacisë franceze, respektivisht, Micheline Calmy-Rey e Bernard Kouchner. Nuk priten risi sa iu përket marrëdhënieve midis Bernës e Washingtonit, lidhur mbi peshën e “shpatës së Damokleut” të rastit UBS. Një debat  i parashikuar të premten nga komisioni ekonomik Zvicër-SHBA është anulluar.

 

 

Besim dhe nxitje

Vdes i vetëvrarë shefi i policisë graubindase
E Martë, 01.26.2010, 05:43pm

 

Trupi i pajetë i Markus Reinhardt është gjetur në një dhomë hoteli në Davos

 

 

Voal-online –Vigjilja e Forumit Ekonomik Botëror është vënë në hje nga një tragjedi njerëzoe: në fakt ka vdekur sot komandanti i policisë kantonale të Graubindenit, Markus Reinhardt.

 

Lajmin e ka dhënë në një konferencë shtypi në Davos, Claudio Lardi.

 

„Elementet e mbledhur deri tani lënë të mendohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje,“ ka thënë presidenti i qeverisë kantonale.

 

Reinhardt 61 vjeçar është gjetur pa jetë në dhomën e tij në hotel. Për rrethanat e vdekjes nuk janë dhënë saktësime të mëtejshme.

 

Këshilltarja e Shtetit, Barbara Janom Steiner, ka nënvizuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara për të vazhduar të garantojmë sigurinë e simpoziumit, i cili nis të mërkurën (nesër).

 

 

Qendrat e banimit palafite zvicerane në listën e UNESCO-s
E Hënë, 01.25.2010, 04:58pm

 

Paraqitje e kandidaturës në bashkëpunim me vende të tjera të harkut alpin

 

Voal-online –Do të firmoset nesër kandidatura e qendrave të banimeve palafite prehistorke të harkut alpin në pronësinë botërore të UNESCO (UNESKO): bëhet fjalë në gjithësejt 156 ngulime, inventarizuar në mbrojtjen e Zvicrës si vend promotor i iniciativës, me bashkëpunimin e Austrisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë.

Nga mijëra qendra të tilla që gjenden në këto vende, nja tetëdhjetë prej të cilave shpërndarë në 15 kantone helvetike, janë zgjedhur ato që përmbajnë më shumë interes shkencor.

 

Iniciativa është bashkërenduar në rrafshin internacional nga Zyra Federale e Kulturës, në bashkëpunim me shoqatën «Palafittes», bazuar në mjediset arkeologjike. Procesi i cili tani do të zërë fill do të jetë gjithsesi kompleks, duke u dashur që të përfshihen autoritete dhe institucione të kompetencave të ndryshme.

 

Me bashkëpunimin tashmë ekzistues dhe atë të ardhshëm, qoftë në rrafshin vendës qoftë në atë përtej vendit, synohet të ruhen ato mjedise dhe shkëmbimi i njohurieve, duke e lehtësuar ndërkohë praninë e publikut. Me këtë qëllim kohët e fundit është publikuar edhe një libër i ilustruar që e pasqyron fenomenin e palafiteve në të gjitha shpalosjet e saj.

Në Zvicër qendrat e para të këtij tipi iu përkasin viteve 4300 para Krishtit. Janë dëshmi të ardhjes së një shoqërie agrare, mirë të dokumentuar falë gjetjes së veglave me përdorim të shumëfishtë. Nëpërmjet analizave sistematike të kockave, farave, pjalmit, mbetjeve ushqimore të djegura dhe bukëve mund të merren me mend edhe zakonet e të ushqyerit.

 

Deri në periudhën neolitike popullsitë në veri dhe në jug të Alpeve ishin në komunikim, siç dëshmojnë sendet e gjetura në Liqenin e Kostancës, midis të cilëve tipa të caktuar të drithërave dhe të frutave me prejardhje nga jugu i vargmalit të Alpeve, deri edhe mjete përdorimi me prejardhje nga Italia veriore.

Qendrat e para të banuara palafite janë zbuluar më shumë se 150 vjet më parë nga kërkues diletantë. Pikërisht në dekadat e fundit krijimi i shërbimeve të specializuara dhe zhvillimi i teknikave të gërmimit nënujor kanë çuar në rigjetjen e fshatrave të tjerë, të cilat kanë mundur të eksplorohen pjesërisht. Gjithsesi këto zhvillime, si dhe ndryshimet në nivelet e liqeneve dhe të topografisë së lumenjve paragjykojnë cilësinë e ruajtjeve.

Pesëmbëdhjetë, siç u tha, janë kantonet e shoqëruara dhe të aspirojnë t’i shikojnë qendrat e tyre të figurojnë në listë: Argau, Berna, Friburgu, Gjeneva, Lucerna, Nojshateli, Nidvaldi, Shafhauzeni,Shvyci, Soloturni, Sent Galeni, Turgau, Voja, Cugu dhe Zyrihu.

Zvicerania e rrëmbyer vendos të rrijë në Kolumbi
E Djelë, 01.24.2010, 06:03pm

Voal-online –Policia kolumbiane e ka liruar mbrëmë zviceranen e rrëmbyer më 11 janar nga kriminelë ordinerë në fshatin Palombino, në verilindje të Kolumbisë. Njëri nga sekuestruesit është arrestuar dhe dy të tjerët janë larguar pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Për ta liruar rrëmbyesit kishin kërkuar 350 000 dollarë.

 

“Manuela Fankhauser, 32 vjeçe, është shëndosh e mirë”, ka thënë koloneli Luis Burgos, shef i policisë i rajonit La Guajira. Qytetarja zvicerane është vendosur në Kolumbi pas martesës me një qytetar kolumbian. Pavarësisht aventurës që i ndodhi, ajo ka vendosur të rrijë Kolumbi.

 

Në një konferencë shtypi pas lirimit zvicerania e ka përshkruar përvojën e saj gjatë periudhës së rrëmbimit: “Rrëmbyesit më jepnin mua të ha, ata gatuanin peshk dhe mish. Unë kam ngrënë.” E pyetur se çfarë ka ndërmend të bëjë pas lirimit nga pengu, ka sqaruar qëllimin e saj për të mos u larguar nga Kolumbia: „Kjo që ndodhi nuk ma ka ndërruar mendimin për Kolumbinë që është një vend shumë i bukur.“ Kështu kanë cituar mediat kolumbiane të ketë thënë zvicerania.

 

Policia e rajonit La Guajira bëri të ditur se ajo është rikthyer tashmë tek burri i saj kolumbian.

 

  » Iu thonë po dy centraleve të rinj bërthamorë
  » Polanski më pranë ekstradimit
  » Dje dita kombëtare e mbledhjes së fondeve për Haitin, zviceranët dhanë mbi 25 milionë franga
  » Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë
  » Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre
  » Ushtria zvicerane pa parà
  » Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët
  » Micheline Calmy-Rey turné në Evropën Lindore
  » Zvicra i reziston krizës, por duhen bërë reforma
  » Mjetet publike shtrenjtohen 6,4%



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]