E Enjte, 04.25.2024, 10:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Bora paralizon aeroportin e Gjenevës
E Mërkurë, 01.13.2010, 01:46pm

 

 

 

Shkalla e mbyllur për disa orë; çrregullime edhe në Bazel

 

 

 

 

Voal-online –Sot në mëngjes në orën 5:00 aeroporti ndërkombëtar i Gjenevës qe mbyllur për qarkullim nga shkaku i borës së rënë gjatë natës.

 

 

Situata është kthyer disi në normalitet vetëm në orët e vona të paraditës.

 

 

Sipas zëdhënësit të shkallës Bertrand Stämpfli avionët e mëdhenj kanë kaluar në Zyrih.

 

 

Shkalla e Gjenevës qe mbyllur për gjashtë orë edhe ditën e dielë.

 

Çrregullime edhe në Bazel

 

Edhe pista për zbritje (aterrime) në aerportin e Bazel-Myluz ka mbetur e mbyllur sot në mëngjes për më shumë se dy orë, nga 7:15 deri në 9:40, për shkak të borës.

 

 

Njëmbëdhjetë fluturime janë anuluar, dy prej tyre i janë kaluar Zyrihut, ka deklaruar një zëdhënëse e EuroAirport, siüas së cilës gjashtë lidhje të tjera janë pezulluar për shkak të një greve në Francë.

"Ata që më kanë përzënë, do të më gjejnë prapë në rrugën e tyre"
E Mërkurë, 01.13.2010, 11:31am

 

 

Christoph Blocher nuk e përjashton të rihyjë në lojë në zgjedhjet federale të vitit 2011

 

 

Voal-online -Christoph Blocher (Kristof Bloher ) nuk e përjashton të rihyjë në lojën politike, duke u kandiduar për zgjedhjet federale të vitit 2011.

 

 

Seksioni i Zyrihut i SVP i ka kërkuar në fakt  Christoph Blocher-it zyrtarisht që ta përfaqësojë për Këshillin Nacional.

 

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë Blocher duke folur për gazetat në frëngjisht 24 heures e Tribune de Genève, duke shtuar se do ta marrë vendimin përkatës vetëm aty nga pranvera e vitit 2011.


“Sa i takon Këshillit Federal, është e qartë se Parlamenti nuk më dëshiron më,” ka theksuar ai.

 

 

“Parapëlqej, pra, t’i nënshtrohem vullnetit popullor. Ata që më kanë përzënë do të më gjejnë përsëri në rrugën e tyre,” premton ish Këshilltari Federal.

 

 

Për zgjedhjet e vitit 2011, objektivi i SVP është të kapërcejë 30% të parapëlqimeve dhe të rimarrë karriken e dytë në Qeveri. Kështu ka shtuar më tej Blocher.

Kod i ri sjellje për UBS
E Martë, 01.12.2010, 04:18pm

 

 

Të punësuarit e bankës të respektojnë direktiva më të rrepta sjelljeje

 

 

 

Voal-online -UBS iu ka dërguar të gjithë të punësuarve të saj një kod të ri sjellje, më të gjerë dhe të formuluar në mënyrë më të qartë se kodet e mëparshme. Për ata që e shkelin janë parashikuar masa të posaçme disiplinore, që mund të shkojnë deri në pushim nga puna.

 


Në dokument, banka më e madhe zvcicerane thotë se dëshiron të nxitë një konkurencë të ndershme dhe të luftojë kriminalitetin ekonomik. Teksti kërkon të respektohen gjithnjë të gjitha ligjet në fuqi dhe, në mënyrë të veçantë, ua ndalon të punësuarve t’i ndihmojnë klientët të fshehin tatimet apo t’i mashtrojnë autoritetet. Kodi kërkon edhe ndaj zyrtarëve të mbajnë fshehtësi maksimale ndaj klientëve dhe t’ua mbrojnë të dhënat e tyre.

 

Komisioni hetimor ndan CVP e FDP

 

Edhe presidenti i CVP, Christophe Darbellay, është midis bashkautorëve të një Komisioni Parlamentar Hetimor pas vendimit të Gjykatës Administrative Federale, që e ka gjykuar pabaza ligjore dorëzimin tek autoritetet tatimore amerikane të të dhënave të 300 klientëve të UBS. Homologu i tij nga FDP, Fulvio Pelli, mbetet ndërkaq kategorikisht kundër.

Në një intervistë të publikuar nga Neue Luzerner Zeitung, Christophe Darbellay propozon një zgjidhje kompromisi: “të transformohet Komisionit aktual Parlamentar Hetimor në një grup pune” të komisionit parlamentar të administrimit, përbërë nga gjashtë deputetë e gjashtë senatorë, aktiv tashmë nga pranvera e vitit 2009, në mënyrë që të shfrytëzojë sa më mirë punën e bërë deti tani.

I vendosur në pozicionin e tij kundër në komisioni hetimore mbetet presidenti i FDP Fulvio Pelli, që shprehet në faqet e Landbote di Winterthur e të Thurgauer Zeitung. “Vendimi gjyqësor përmban tashmë gjithçka që duhet për një vlerësim politik”, pohon Pelli, për të cilin është e mjaftueshme që grupi i punës të komisionit të administrimit. Sipas këshilltarit kombëtar tiçinez nuk kanë kuptim madje as kritikat ndaj Qeverisë: “nëse dikush kërkon të formulojë vërejtje, le ta bëjë në adresë të FINMA e jo të Këshillit Federal”.

Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër
E Hënë, 01.11.2010, 04:34pm

 

 

Vitin e shkuar kanë qenë 5 215, +23,5%; gjithnjë e më shumë në krizë edhe tregu me pakicë

 

 

 

Voal-online –Vitin e shkuar numri i falimentimeve në Zvicër ka kapërcyer për herë të parë kuotën 5 000, +23,5% në krahasim me vitin 2008. Sipas Creditreform, shtimi nuk ka të bëjë vetëm me krizën ekonomike, por edhe me një ndryshim të legjislacionit.

 

 

Gjithnjë sipas agjencisë Creditreform, në total kanë qenë 5 215 firmat që kanë deklaruar falimentimin në vitin 2009. Firmat e reja të shkruara në Regjistrin e Tregut kanë qenë 35 365, çka korespondon me një rënie 4,1% në krahasim me vitin 2008. Bëhet fjalë kështu për të tretën vlerë më të ngritur pas vitit 2008 e 2007.

 

 

Creditreform thekson gjithashtu se në vitin 2009 ndërmarrjet e shlyera nga Regjistri kanë qenë 23 616, në rritje me 11,1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Rezulton kështu për një total të ndërmarrjeve një rritje neto me 11 749. Edhe në këtë rast, pavarësisht vlerës që përfaqëson një zvogëlim në krahasim me vitin 2008 (prej 24,7%), bëhet fjalë për të tretën vlerë më të ngritur të regjistruar ndonjëherë në Zvicër.

 

 

Në krizë edhe tregu me pakicë

 

 

Tregu me pakicë në Zvicër ka regjistruar një evolucion negativ nëntorin e shkuar. Faturimet e sektorit kanë pasur një rrudhje prej 1,7% në terma reale në neto të variacioneve stinore në krahasim me tetorin e vitit 2009. Në terma  nominalë shënojnë një reduktim prej 1,2%, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave (UST).

 

 

Rrudhja ka qenë më neto për produktet ushqimore, pijet joalkoolike dhe duhani me një pakësim real prej 2,9%, saktëson UST. Në sektorin joushqimor rënia ishte 1,7%.

Mjeku jurasian shpallet "Zviceriani i vitit 2009"
E Djelë, 01.10.2010, 10:36am

 

 

 

 

Është René Prêtre që kuroi fëmijët mozambikas

 

 

 

 

Voal-online –Mjeku nga Jura, René Prêtre, specialist i zemrës për fëmijët, është shpallur “Zviceriani i vitit 2009”.

 

 

Shpallja është bërë mbrëmë në Zyrih, gjatë transmetimit televiziv SwissAward (Çmimet Zvicerane).

 

 

Kirurgu është zgjedhur nga 24,4% e shikuesve të televizionit.

 

 

Prêtre, i cili është primar në Kinderspital (Spitalin e Fëmijëve) në Zyrih, pason këshilltaren federale Eveline Widmer-Schlumf, e cila e mori këtë çmim vitin e shkuar.

 

 

I lidhur në mënyrë telefonike nga Maputo, ku gjendet për t’i kuruar fëmijët mozambikas, mjeku ka thënë se ndjehet i nderuar.

 

 

“Shumë zviceranë të tjerë punojnë në mënyrë serioze dhe do ta kishin merituar këtë nderim,” ka thënë René Prêtre.

 

 

SwissAward në seksionin e kulturës i është dhënë klounit Dimitri.

 

 

Artisti 75 vjeçar tiçinez kohët e fundit ka arritur një sukses të madh duke dhënë shfaqje me familjen në teatrin Broadway, Nju Jork.

300 kamionë mbetën vendnumëro nga akulli pranë Bazelit
E Shtunë, 01.09.2010, 12:26pm

 

Sot në mëngjes u bë hapja e autostradës

 

 

 

 Ngrica e ka bërë të papraktikueshme autostradën A35, në Francë, pranë Bazelit. Sot në mëngjes kamionistët kanë mundur ta vazdojnë udhëtimin. (Foto marrë nga arkivi)

 

Voal-online –Prej dje pasdite 300 deri në 400 automjete, sidomos kamiona, janë ndalur në kufirin midis Gjermanisë dhe Francës, në afërsi të kufirit zviceran të Bazelit.

 

 

Arsyeja: për shkak të borës dhe të akullit autoritetet alsasiane e kanë bllokuar plotësisht autostradën A35.

 

 

Natën e shkuar vullnetarë të Kryqit të Kuq Gjerman iu kanë dërguar mjete jetese shoferëve të bllokuar.

 

 

Sot në mëngjes më në fund iu është lejuar të rifillojnë udhëtimin në autostradë, ngaqë ka pasur përmirësim të motit.

 

 

 

 

Kalohet kuota e 170 000 të papunëve
E Premte, 01.08.2010, 04:28pm

 

 

 

Shkalla e rritjes është 4,4 %

 

 

Voal-online –Papunësia ka arritur në dhjetor në Zvicër përqindjen më të lartë nga marsi i vitit 1998.

 

Në krhasim me muajin e mëparshëm numri i të papunëve është rritur me 8 790 veta duke arritur kështu kuotën 172 740.

Kështu përqindja është rritur me 0,2 duke arritur në 4,4% (për qind).

Këtë e ka bërë të ditur sot Zyra e Ekonomisë e Shtetit (SECO).

Në krahasim me të njëjtin muaj të viti paraardhës, nurmi i të papunëve është shtuar me 53 978 veta (+45,5%).

Përshkallëzimi ka ndodhur kryesisht nga faktorë stinorë, ka shpjeguar kreu i Divizionit të Tregut të Punës në SECO, Serge Galliard.

 

Sektori i ndërtimit dhe sektori i punëve të përkohëshme kanë pasur më shumë pasoja gjatë periudhës dimërore.

Në kantonin e Ticino-s (Tiçinos) në fund të dhjetorit ishin 8 484 veta pa punë, të cilët përbënin 5,75% të popullsisë aktive. Në krahasim me nëntorin ishin 385 veta më shumë. Në Graubinden deri në fund të dhjetorit ishin 2 108 ose 2,1% e popullsisë aktive. Në krhasim me nënton ka pasur ulje me 178 veta.

 
Gjeneva e Noishateli janë kantonet me përpjesëtimin më të madh të të papunëve (7,2%). Pasojnë Jura (6,3%), Voja e Valeja (me nga 5,9%). Apencel i Brendshëm (1,6%), Uri (1,8%) e Obvald (1,9%) e kështu me radhë.

 

Nga të dhënat e publikuara del një rritje e fortë e të papunëve të huaji (+0,5% all'8,6%), ndërsa për vendasitt është (+0,1% al 3,1%). Muajin e shkuar është rritur papunësia ndër të rinjtë (+1,1%). Në fund të dhjetorit të rinjtë e papunë ishin 29 672, ose 10 409 më shumë (+54,%) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2008.


 

SECO parashikon që përqindja e papunësisë të rritet në muajt e ardhshëm. Sipas Gaillard nuk pritet një përmirësim i shpejtë. Piku i papunësisë madje mund të jetë dimrin e ardhshëm. Prej një viti turbullirat në tregjet ndërtkombëtare kanë lënë gjurmë në tregun zviceran të punës, duke goditur sidomos sektorin financiar dhe sektorin e industrisë.

Ka vdekur aviatori Aridio Pellanda
E Premte, 01.08.2010, 09:28am

 

 

 

Piloti tiçinez ishte mes themeluesve të Patrouille Suisse

 

 

 

Voal-online –Është shuar në Morat, ku jetonte, aviatori tiçinez Aridio Pellanda.

 

 

Këtë e bën të ditur gazeta Corriere del Ticino (Lajmëtari i Tiçinos).

 

 

Pellanda ishte 75 vjeç dhe ishte me prejarshje nga Osogna. Duke filluar nga vitet Gjashtëdhjetë ka qenë një nga pilotët më të mirë të aviacionit ushtarak zviceran duke u bërë shef i luftimeve ajrore.

 

 

Ka qenë një nga themeluesit e Patrouille Suisse: në vitin 1973 një grup pilotësh ushtarakë zviceranë ishte i pranishëm në një spektakël të një patrulle akrobatike në Angli.

 

 

Të habitur nga aftësia e e atyre pilotëve, vendosën të poroozojnë krijimine një strukture të ngjashme në Zvicër.

 

 

Pas një mosbesimi fillestar, komandantët iu hanë atyre pëlqimin: Patrouille Suisse kishte lindur.

 

 

Pellanda ruante në kujtimet e tij mes të tjerash njërin prej fluturimeve me shpejtësi supersonike (më shpejt se shpejtësia e zërit) në bordin e një avioni Hunet mbi rajonin e tij, Rivierë, në vjeshtën e vitit 1959.

Shkatërrohet trafiku i heroinës nga Kosova
E Enjte, 01.07.2010, 02:05pm

 

 

Pesëmbëdhjetë veta akuzuar nga drejtësia e vodeze se kanë transportuar 42 kilogramë drogë

 

 

 

Voal-online –Një trafik i shumëdegëzuar heroine me prejardhje nga Kosova është shkatërruar gjatë një hetimi të bashkërenduar të policisë vodeze.

 

 

Pesë muaj rresht një bandë keqbërësisht ia ka arritur të fusë në Zvicër 42 kilogramë lëndë narkotike, e cila vinte e fshehur në disa udhëtime nën ndenjëset e pasme të një automobili.

 

 

Në pranga kanë përfunduar pesëmbëdhjetë veta (13 qytetarë të Kosovës, një austriak dhe një spanjoll) midis dhjetorit të vitit 2008 dhe tetorit të vitit të shkuar, të cilët vepronin në kantonet Vaud (Vo), Neuchâtel (Noishatel), Argau dhe Zyrih.

 

 

Sipas hetuesve të arrestuarit në Zvicër bën një rol ndërmjetësues.

 

 

Truri i organizimit ende nuk është kapur, por bashkëpunimi i mirë me policinë e Kosovës mund të çojë në zhvillime të hetimit.

 

 

Shkalla e pastërtisë së heroinës së sekuestruar është 33 për qind, ia vlen të thuhet se është tri herë më e pastër se ajo që shpërndahet në rrugë.

Rasti Polanski, sot seancë gjyqësore në Kaliforni
E Mërkurë, 01.06.2010, 11:39am

 

 

 

 

Voal-online –Avokatët e Roman Polanskit do të ndodhen të mërkurën (sot) para një trupi gjykues të Los Anxheloist, me kërkesën e tyre.

 

Ata do të paraqesin atje një propozim për një zgjidhje e cila lejon mbylljen e çështjes ndaj regjisorit franko-polak, i kërkuar nga drejtësia amerikane që prej vitit 1997 për marrëdhënie të dhunshme me një vajzë trembëdhjetëvjeçare.

 

Në dhjetor, një gjykatë apeli nuk i kishte marrë parasysh argumentet e avokatëve dhe kishte hedhur poshtë kërkesën e tyre për ta arkivuar rastin.

 

Regjisori 76 vjeçar ndërkohë mbetet nën arrest shtëpiak në shaletin e tij në Gshtad (Gstaad), në pritje që Zyra Federale e Drejtësisë e Konfederatës të shqiptojë qëndrimin e saj për kërkesën e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e Polanskit.

 

  » Blocherwood: Familja Blocher futet në biznesin e filmave
  » Prej nesër kontrolle të reja në aeroportet zvicerane
  » Novartis merr nga Nestlé 52 për qind të aksioneve të Alcon
  » Minaret, Maurer: "Ka rënë një tabu"
  » Doris Leuthard: "Jemi kombi më konkurencial në botë"
  » Një qeveri në ecje, kompakte dhe e disiplinuar
  » Ueli Maurer kundër skanerave truporë
  » Operacioni sekret i Cristoph Blocher-it
  » Sekreti bankar duhet mbrojtur
  » Eveline Widmer-Schlumpf: "Zgjerim dialogu me myslimanët"



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]