E Enjte, 04.25.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Rasti HSBC, Parisi do t'ia transmetojë listën Bernës
E Hënë, 12.21.2009, 05:06pm

Ka deklaruar sot prokorori i përgjithshëm i Aix-en-Provence

Voal-online –Drejtësia franceze ka pranuar t’ia transmetojë drejtësisë zvicerane dokumentet e sekuestruar në fillim të vitit në shtëpinë e Hervé Falciani, ish i punësuar në bankën HSBC akuzuar për vjedhje të të dhënave marrë në filialen gjenevase.

Kjo është bërë e ditur sot nga prokurori i përgjithshëm i Aix-en-Provence, François Faletti. Dokumentet ishin kërkuar nga Berna në kuadrin e hetimeve mbi banken e afareve HSBC Private Bank (Zvicër).

Hervé Falciani, informaticine franko-italian 38 vjeçar ia ka dorëzuar autoriteteve franceze një listë që duhej të përmbante të dhënat e 130 000 klientëve të HSBC, midis të cilëve, përveç të francezëve, edhe të shumë kolombianëve e italianëve, deri edhe të funksionarëve kinezë.

Fakti kishte ngjallur tnesione midis Zvicrës dhe Francës. Parisi kishte hedhur propozimin për ta radhitur Konfederatën në “listën e zezë” franceze të Shteteve parajsa tatimore jobashkëpunuese.

Senati, me kërkesën e qaretë të ministrit të Bilancit, Eric Woerth, të premten pastaj ka vendosur ta tërheqë propozimin, duke hedhur ujë në zjarrin e polemikave.

Nga ana e tij, Këshilli Federal kishte vendosur ta ndërpriste procesin e ratifikimit të marrëveshjes së tatimit të dyfishtë.
Rasti HSBC, "lista është e pasaktë"
E Hënë, 12.21.2009, 09:22am

 

Drejtori i bankës, Aelxandre Zeller, i relativizon të dhënat në zotërim të financave franceze

 

 

Voal-online –Drejtori i Përgjithshëm i HSBC Private Bank, Alexandre Zeller, që është shprehur për herë të parë në shtyp sa i përket përhapjes së të dhënave të rezervuara bankara ndodhur në filialen gjenevase, thotë se lista e transmetuar tek autoritetet franceze nga një ish i punësuar i tij përmban “pasaktësi” dhe “inkoherenca”.

 

Informaticieni 38 vjeçar kishte “vjedhur pjesë të disa puzzle (enigmave), duke u përpjekur t’i ngjesë bashkë”, por “këto të dhëna janë vështirë të përdorshëm, qoftë në rrafshin teknik, qoftë në rrafshin juridik”, ka shpjeguar pastaj Zeller në një intervistë të publikuar dje në “La Matin Dimanche” dhe në “SonntagsZeitung”. Drejtuesi financiar hamendëson se i punësuari kishte nxjerrë tinëz ekstrakte bankare në rrjedhën e rinovimit të sistemit informatik midis fundit të vitit 2006 dhe fillimit të vitit 2007.

 

 

Transmetimi i kësaj liste tek autoritetet franceze ka ngjallur tensione midis Bernës dhe Parisit. Nga na franceze kishte dalë propozimi për ta radhitur Konfederatën në “listën e zezë” të parajasave tatimore jo bashkëpunuese. Senati francez, me kërkesën e qartë të ministrit të Bilancit, Eric Woerth, ka vendosur pastaj ta tërheqë propozimin, duke hedhur ujë në zjarrin e polemikave. Nga ana e saj Berna kishte vendosur të pezullonte procesin e ratifikimit të marrëveshjes së tatimit të dyfishtë.

Azili - Widmer-Schlumf kundër kontingjenteve

E Djelë, 12.20.2009, 11:09am

Për shefen e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë kostot e kërkesave të reja për azil janë tepër të larta

Voal-online – Sipas shtypit zviceran, Eveline Widmer-Schlumpf, sikur referon "Der Bund" «Tages-Anzeiger», është kundër rifutjeve në Zvicër të kontingjenteve që kanë të bëjnë me politikën e azilit. Ky pozicion që është kontradiktor, të paktën pjesërisht, me deklaratat e bëra në fillim të vitit nga ministrja e drejtësisë dhe policisë, e cila ka pohuar se mund të ekzistojnë mundësitë për sa i përket praktikave që janë ushtruar pas mbarimit të  luftës (është fjala për Luftën e Dytë Botërore – shënim i Voal-online.ch) dhe që janë arkivuar vetëm në fund të viteve `90.

Këshilltarja federale e justifikon ndryshimin e kursit me rritjen e numurit të kërkesave për azil, në raport me situatën në tregun e punës si dhe me kostot tepër të larta që kërkon integracioni.


Në të shkuarën, Zvicera ka pritur kontingjente të shumta refugjatësh siç janë përshembull: hungarezët (në 1956), çekosllovakët (në 1968), kilienët (në 1973) dhe pastaj vietnamezët dhe polakët (në 1980). Është mikpritur po ashtu një grup refugjatësh tibetianë.

Kontingjentet e fundit të autorizuara – në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) – kanë qënë ato të ish-Jugosllavisë: midis viteve 1991 dhe 1995, ku 500 persona kanë përfituar nga një masë e tillë. Në vitin 1999, Zvicera spontanisht ka mirëpritur 2500 refugjatë, të cilët i kishin ikur luftës, por pa ndërmarrë zyrtarisht kufizime.


Prej atëherë, Organizata zvicerane në ndihmë të refugjatëve (OSAR), kantone të ndryshme dhe vetë UNHCR, (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara) kanë kërkuar më kot një kthim të politikës së kontingjenteve.

http://info.rsi.ch/home/channels/informazione/svizzera/2009/12/19/rifugiati.html

 

Francë: Senati ndërron mendje
E Shtunë, 12.19.2009, 10:38am

Zvicra nuk do të përfundojë në listën e zezë

Voal-online –Senati francez me kërkesën e qeverisë ndëralpine nuk ka pranuar ta rendisë Zvicrën në listën gri të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Senatorët e shumicës kanë tërhequr kështu një nen që parashikonte marrjen e kësaj mase në rast se Zvicra do të vazhdonte pezullimin e marrëveshjes franko-helvetike për tatimin e dyfishtë.

“Nuk dua të hedh benzinë në zjarr. Do të doja që gjërat të ndalen këtu. Jua kërkoj shprehimisht.” Kështu foli ministri i Finacave Eric Woerth para senatorëve të cilët janë bindur.

Ndërkaq një zëdhënës i prokurorit federal helvetik ka bërë të ditur se një ish i punësuar i bankës HSBC të Gjenevës që ka nxjerrë të dhëna të shumë klientëve të bankës, ka filluar të bashkëpunojë me autoritetet franceze prej korrikut 2008.

Provokimin e tensioneve të forta midis dy vendeve e ka sjellë pikërisht lista e emrave të mbajtësve të llogarive në bankat zvicerane në zotërim të të cilave ishte vetëm financa franceze dhe, sipas Bernës, vjen nga vjedhja e të dhëna konfidenciale nga ana e Hervé Falciani. Siüas së përditshmes ‘Le Parisien’, për ta pasur këtë listë kishte paguar. Woerth deri tani ishte mbrojtur duke thënë se lista ishte marrë në mënyrë ligjore.

"Sjellje e çuditëshme e Francës"
E Premte, 12.18.2009, 03:43pm

 

Në një intervistë Hans Rudolf Merz kritikon Parisin për çështjen HSBC

 

 

 

Voal-online –Hans Rudolf Merz, në një intervistë të sotme në Tages Anzeiger, e kritikon qeverinë franceze për çështjen e “vjedhjes” së të dhënave nga banka HSBC.

 

Sipas presidentit të Konfederatës bëhet fjalë për një sjellje të çuditëshme duke pasur parasysh se gjatë takimit në Bernë në fund të gushtit me ministren franceze të Ekonomisë, Christine Lagarde, kjo e fundit nuk e ka prekur ëtë çështje në një kohë kur ishte në dijeni të nxjerrjes së të dhënave në bankën gjenevase.

 

Sipas Merz bëhet fjalë për një mungesë transparence nga pala franceze.

 

Merz ripohon se ka qenë e drejtë të pezullohen ratifikimi i marrëveshjes për tatimin e dyfishtë me Parisin. Presidenti i Konfederatës thotë se trembet nga një përkeqësim i raporteve me fqinjët (Francë, Itali, Gjermani) për shkak të grindjes tatimore dhe se do të tonte sa më shpejt të krijonte një sekretari për çështjet financiare me jashtë.

 

“Duhet të diskutojmë, të bëjmë tratativa me këto vende.”

Zëri i Amerikës: Sfidohet ligji kundër minareve në Gjykatën e Strasburgut
E Premte, 12.18.2009, 07:28am

Një përfaqësues i rëndësishëm i myslimanëve të Zvicrës po sfidon ligjin e ri zviceran i cili ndalon ndërtimin e minareve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të Francës.

 

Ankesa u paraqit nga ish zëdhënësi i një xhamie në Gjenevë, Hafid Ouardiri, i cili përfaqëson një shoqatë myslimane që ka për qëllim të nxisë dialogun ndërfetar. Ai thotë se duke miratuar ligjin kundër ndërtimit të minareve, Zvicra ka shkelur konventën e të drejtave të njeriut e cila garanton lirinë fetare dhe është kundër diskriminimit.
Zoti Ouardiri thotë se ai po vepron në emër të të gjithë zviceranëve të cilët ndjehen si ai.

“Të gjithë së bashku po luftojmë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe Zvicrën kundër racizmit dhe frikës nga feja islame. Unë mendoj se ne po veprojmë drejtë, së pari për njerëzit e Zvicrës dhe së dyti për vendin tonë. Ne po përpiqemi të ndihmojmë Zvicrën të luftojë kundër ekstemistëve”.

 

Muajin e kaluar zviceranët votuan në favor të referendumit kundër ndërtimit të minareve. Rezultati i referendumit u dënua nga shumë njerëz. Tani, një grup intelektualësh zviceranë ka njoftuar se po konsideron organizimin e një referendumi të ri kundër atij të mëparshmit. Media zvicerane po ashtu njofton se së paku dy ankesa kundër ligjit që ndalon ndërtimin e minareve janë dorëzuar në Gjykatën federale të Zvicrës.

 

Rreth 500 protestues po ashtu u mblodhen para parlamentit të Zvicrës javën e kaluar për të protestuar kundër ligjit të ri. Por politikanët nacionalistë në Zvicër dhe jashtë saj kanë lavdëruar masën e re kundër ndërtimit të minareve.

 

Nga 150 xhami ose dhoma që përdoren për t’u falur në Zvicër vetëm 4 kanë minare dhe vetëm dy minare të tjera ishin planifikuar për t’u ndërtuar. Asnjëra nga minaret nuk përdoret për të ftuar besimtarët. Zvicra ka një popullsi prej 7,5 milion banorësh dhe rreth 400 mijë prej tyre janë myslimanë
Supergjobë për Kredit Suis
E Enjte, 12.17.2009, 06:17pm

536 milionë dollarë duhet paguar për operacionet e paligjshme drejt vendeve të vëna nën sanksione nga SHBA

 

Voal-online –Më shumë se një gjysmë miliardi gjobë ndaj Credit Suisse nuk duket të jetë një gjë e vogël. E dinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ia kanë vënë një shumë të madhe prej 536 milionë dollarësh institutit bankar zviceran, akuzuar se ka bërë pagesa në dollarë amerikanë midis vitit 2002 e 2007 drejt vendeve të vëna nën sanksionet ekonomike të SHBA, midis të cilëve Iranit.

 

Banka nuk ka thënë nëse janë ndërmarrë operacione financiare drejt këtij vendi, por ka theksuar se zyrat e saj në Teheran ishin të mbyllura në vitin 2006.

 

Shifra ka dalë nga një marrëveshje midis bankës dhe Uashingtonit. Autoritet e SHBA kanë njoftuar se bëhet fjalë për vlerën më të madhe të arritur ndonjë herë në raste të ngjashme.

 

Drejtësia amerikane kishte konfirmuar në janar se do të hetonte operacionet e nëntë bankave të dyshuara se e kanë ndihmuar Teheranin. Banka britanike Lloyds TSB Bank kishte pranuar se kish lehtësuar dërgesat e qytetarëve të vendeve si Irani e Sudeni e kishte pranuar të jepte 350 milionë dollarë për ta mbyllur rastin.

Në Zvicër një ish i dënuar i Guantanamos
E Enjte, 12.17.2009, 08:28am

Do të pranohet nga kantoni i Gjenevës për arsye humanitare

 

Voal-online –Zvicra do të pranojë një të dënuar të Guantanamos, për arsye humanitare. Ai është uzbek dhe është arrestuar në vitin 2002 në Afganistan. Do të qëndrojë në kantonin e Gjenevës. E ka bërë të ditur të mërkurën Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë, duke saktësuar se i dënuari do të jetë i detyruar t’i respektojë ligjet helvetike dhe të mësojë frëngjisht, gjuha që flitet në rajonin ku ai do të banojë.

Sipas Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë nuk janë sqaruar asnjëherë dyshimet se i burgosuri kishte raporte me ambjentet terroriste, siç ishte supozuar nga SHBA. Nga 2005 në fakt ai ishte renditur në listën e personave që mund të liroheshin. Zvicra ka marrë kështu garancinë se uzbeku nuk është dënuar asnjëherë, nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe nuk ka probleme të veçanta shëndetësore. Marrëveshja ku do të përcaktohen kushtet e transferimit ende nuk është nënshkruar.

Të dënuarin e ka “zgjedhur” një delegacion helvetik që ishte në gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vlerësuar mundësinë nëse mund ta pranonte një të burgosur nga katër të mundshëm, ku figuronin edhe një palestinez dhe dy ujgurë (këta të fundit pjesëtarë të pakicës myslimane kineze). Në vijim uzbeku ishte ftuar të bënte një kërkesë me shkrim ndaj Zvicrës në mënyrë që ai të mund të pranohej.

Tatimet, Merc dëshiron ta ndërpresë procesin me Francën
E Mërkurë, 12.16.2009, 04:56pm

 

Drejt pezullimit të bisedimeve pas rastit HSBC

 

Voal-online –Ministri i Financave Hans-Rudolf Merz dëshiron ta pezullojë procesin që ka të bëjë me konventën e re të tatimit të dyfishtë me Francën e cila lehtëson shkëmbimin e iformacioneve.

Presidenti i Kofederatës ka shpallur sot në shtypin e Bernës këtë qëllim në kundërpërgjigje të rastit të informacioneve të nxjerra nga banka britanike HSBC për një informatiku me qendër në Gjenevë të institutit bankar dhe të përfunduar në duart e autoriteteve franceze.

Franca e Zvicra kanë firmosur në fund të gushtit një projekt kontrate për tatimin e dyfishtë që e mundëson shkëmbimin e të dhënave në rastet e mashtrimeve tatimore, për çka nuk është e vlefshme mbrojtja e sekretit bankar.

Marrëveshje ishte dërguar në Parlament për miratim.

Gjeologu në gjyq për shkak se shkaktoi tërmet
E Martë, 12.15.2009, 06:02pm

 

 

Gjeologu Markus Hearing është në një proces gjyqësor në Zvicër, për shkak se ka shkaktuar një tërmet, i cili ka dëmtuar pasuritë në qytetin Bazel.

Gjeologu i ka hedhur poshtë akuzat se ai qëllimisht ka shkaktuar dëm, pasi projekti i tij eksperimental për rrymë gjeotermike ka shkaktuar tërmet në pjesën veriperëndimore të Zvicrës në vitin 2006.

Nëse shpallet fajtor, gjeologu Hearing mund të dënohet me pesë vjet burg.

Projekti i tij kishte për synim që për të parën herë në botë të prodhohej energji nga uji i vluar në gurët e nxehtë natyror pesë kilometra nën tokë.

  » Xhozef Dais kandidat për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB
  » Orari i ri i trenave nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim
  » Jepen Swiss Sport Awards
  » Minaret, "Nuk do të kërkojmë falje"
  » Hidhet poshtë Konventa e Alpeve
  » Publikuar fotoja e dy zviceranëve pengje në Libi
  » Nuk i kanë vjedhur pikturat e Herman Heses
  » Lirojini pengjet zvicerane në Libi!
  » Bernë, Finn është shëruar
  » Një komitet pranë SVP kundër natyralizimeve



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]