E Enjte, 04.25.2024, 10:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Minaret, një iniciativë për ta shfuqizuar ndalimin
E Djelë, 12.06.2009, 05:35pm

 

 

Synon ta ndërmarrë Club Helvétique

Voal-online –Anëtarë të ndryshëm të Club Helvétique – një grup që bashkon intelektualë të famshëm zviceranë  - duan që ndalimi i ndërtimit të minareve të mos shfaqet në Kushtetutën Federale. Neni përkatës, miratuar të dielën e shkuar në votim, duhet të zëvendësohet nga një nen që nxit tolerancën.

Ende nuk kemi një projekt të qartë e përfundimtar, i ka thënë Agjencisë Zvicerane të Lajmeve (SDA/ATS) Giusep Nay, presidenti aktual i Gjykatës Federale, duke iu referuar informacionit të publikuar nga « NZZ Â», « Sonntag Â» e « SonntagsBlick Â». Hamendjet më të mundshme janë për një iniciativë popullore ose për një iniciativë parlamentare.

Club Helvétique, që nuk ka ndërmend të veprojë i vetëm, parashikon të përpilojë një projekt. Një mbledhje është parashikuar në mesin e dhjetorit. « Nisur nga fakti që ne vetë nuk kemi mjete të mjaftueshme, propozimit duhet të ketë një mbështetje me bazë sa më të gjerë të mundshme, Â» ka thënë Nay. Duke vepruar në këtë mënyrë, thotë graubindasi, një iniciativë popullor do të kishte « realisht mundësi Â» suksesi. « Do të ishte e trishtueshme nëse do të rrinim duarkryq dhe t’i linim gjërat siç i kemi lënë. Â»

Themeluar më 2007, Club Helvétique synon të nxitë diskutime politike.Midis anëtarëve themelues, përkrah Nay-t, figuron publicisti Roger de Weck, sociologu Kurt Imhof dhe historiani Georg Kreis.

SVP kërkon politikë të re familjare
E Djelë, 12.06.2009, 10:48am

 

Ndërmerr iniciativën për “familjen tradicionale”     

Voal-online –Prindërit që nuk janë krerë të strukturave të jashtme të familjes për mbajtjen e fëmijëve të tyre nuk duhet penalizuar me taksa dhe tatime. Kjo është parulla e delegatëve të SVP, mbledhur në asamble në Pfäffikon (Shvyc), të cilët me 367 vota pa asnjë kundër kanë ndërmarrë një iniciativë të re popullore. Partia Popullore Zvicerane (SVP) manifeston kështu pakënaqësinë e saj ndaj politikës aktuale familjare në Zvicër.

Iniciativa kërkon që në Ligjin Federal mbi harmonizimin e tatimeve dhe taksave të shtohet një paragraf për ata që në mënyrë të pavarur i mbajnë fëmijët e tyre. Ata duhet të trajtohen njësoj si prindërit që janë kryefamiljarë.

 

Propozimi për ndryshim kushtetues bën që SVP t’i kundërvihet ligjit të miratuar në parlament vjeshtën e sivjetme, i cili, sipas SVP i diskriminon familjet e quajtura “tradicionale”, siç ka shpjeguar presidenti i SVP Toni Brunner. Dhomat e parlamentit kanë pranuar që prindërit, të cilët ua besojnë profesionistëve përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre, mund të kenë deri në 10 000 franga më pak tatime federale në vit. Në disa kantone kjo tashmë ka hyrë në fuqi.

 

Sipas nënpresidentit të partisë Christoph Blocher Shteti ka zëvendësuar familjen në përkujdesjen për fëmijën me një model të trajtimit jashtëfamiljar të mbështetur në financimin publik. Kështu që edukimi i fëmijëve është në duart e të punësuarve të Shtetit e jo në duart e familjeve.

 

Edhe këshilltari federal Ueli Maurer është shprehur ngjashëm. Familja është bërthama e shoqërisë dhe garancia e së ardhmes së saj. Shteti nuk duhe të luajë “nënë dhe baba”, por të vendosë rregulla për këtë, ka thënë ai.

Në fillim të asamblesë Brunner ka qortuar sjelljen e Këshillit Federal pas votës kundër ndërtimit të minareve. Ministra të veçantë - Brunner ka përmendur Hans-Rudolf Merz, Micheline Calmy-Rey e Eveline Widmer-Schlumpf – kanë kritikuar verdiktin e popullit në vend që ta mbronin. Duke bërë kështu ata e kanë shkelur betimin që ua imponon atyre të luftojnë për popullin dhe për vendin, ka vazhduar ai. Ky episod tregon sa i përshtatet inciativa popullore e  SVP Këshillit Federal, ka shtuar ai.

Delegatët janë marrë edhe me arsimin publik. Blocher ka thënë se politika shkollore zvicerane është e dominuar nga një ideologji socialista. Shkolla aktuale, sipas disa ekspertëve, priret t’i llastojë studentët, në vend që ta vlerëojë përpjekjen dhe punën e tyre. Është koha që SVP t’i kundërvihet kësaj dukurie.

Fotoreportazh - Polanski në arrest shtëpiak

E Premte, 12.04.2009, 10:00pm

Regjizori ndodhet tani pas 70 ditësh burgimi në shaletin e tij në Gshtad të Zvicrës, pasi pagoi 4.5 milionë $, duke mbajtur në këmbë një byzelik elektronik. Më poshtë po i sjellim lexuesit një reportazh me foto që nga sjellja e Polanskit në shaletin e tij, ekipin e gazetarëve, shaleti natën, bashkëshortja e Polanskit, aktorja e njohur franceze Emmanuelle Seigner duke pritur me celular në vesh të shoqin, i biri, Elvisi duke biseduar me një police zvicerane etj.etj.



Mistër Ikea është gjithnjë më i pasuri i Zvicrës


E Premte, 12.04.2009, 09:33pm

 

 

Klasifikimi i Bilanz: 300 më të kamurit kanë një pasuri 450 miliardë franga

 

 

 

Voal-online –Themeluesi dhe pronari i Ikea, Ingvar Kamprad, me një pasuri të vlerësuar midis 35 e 36 miliardë frangave, është gjithnjë banori më i pasur i Zvicrës. Në vend të dytë (me 15 miliardë) familjet Hoffmann e Oeri, pronare të Roche.


300 banorët më të kamur në Zvicër kanë një pasuri të vlerësuar në tërësi me 450 miliardë franga. Në krahasim me vitin e shkuar ka një rënie prej 10 miliardë frangash.



Në klasifikimin e viti 2009 të së përmuajshmes Bilanz që i tregon “patokët” e Konfederatës, vijojnë Ernesto Bertarelli (ish Serono) e familja Brenninkmeijer (C&A). Disa të pasur kanë vuajtur më shumë se të tjerët nga kriza: është rasti i familjes Latsis dhe e investitorit rus Viktor Vekselberg ( së bashku vlerësohet të kenë humbur 3 miliardë nga pasuria e tyre).


Midis personave të tjerë të përmendur në vendet e para të klasifikimit të Bilanz,  organizatori i Formulës Një Bernie Ecclestone (ka humbur 2 miliardë franga, por i kanë mbetur 3-4 miliardë), lamilja Liebherr (makineri ndërtimi). Nicolas Hayek ka fituar falë paraqitjes së mirë të titullit Swatch në bursë, 1,75 miliarda.

 

 

Midis më të pasurve në Tiçino janë vëllezërit Sergio e Geo Mantegazza pasuria e të cilëve i kalon 4 miliardë franga. Në klasifikimin mujor financiar janë përmendur edhe Heidi Horten (3-4 miliardë), Helga Kellerhals (4 miliardë), trashëgimtarët Thyssen Bornemisza (1,5 miliardë), familja Zegna, familja Cornaro, Tito Tettamanti (600-700 milionë), Silvio Tarchini (300-400 milionë), Vittorio Ghidella (200-300 milionë). Midis banorëve të Graubindenit spikatin Carlo De Benedetti (2-3 miliardë) e Athina Onassis  (3-4 miliardë franga).

Polanski në arrest shtëpiak
E Premte, 12.04.2009, 04:40pm

 

 

 

Roman Polanski nga sot gjendet në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në alpet zvicërane.

 

Polanski nuk mund të largohet nga shtëpia derisa autoritetet zvicerane do të vendosin nëse ai do të dërgohet apo jo për gjykim në Shtetet e Bashkuara.

Regjisori 76 vjeçar, fitues i çmimit Oskar, akuzohet nga drejtësia amerikane për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur me një modele 13 vjeçare në Los Anxhelos në vitin 1977.

Portreti i presidentes së re zvicerane Doris Lojtard
E Mërkurë, 12.02.2009, 05:54pm

 

 

 

Doris Leuthard, presidentja e sapozgjedhur e Konfederatës Zvicerane për vitin 2010, ka lindur më 10 prill 1963 në Merenschwand të Argaut. Leuthard është këshilltarja e 109-të federale, femra e pestë që ka këtë post dhe femra e tretë që kryeson Konfederatën

Leuthard u rrit si e para e katër fëmijëve. Babai i tyre ishte shumë vjet nëpunës i komunës në Merenschwand dhe anëtar i parlamentit të kantonit Argau.  Pas mbarimit të arsyimit të detyrueshëm në Merenschwand dhe në Muri ajo vazhdoi shkollën kantonale Wohlen, pastaj studioi për drejtësi në Universitetin e Zyrihut. Specializimet pasuniversitare i bëri në Paris dhe në Kalgari si avokate mbrojtëse për shpikje shkencore ekonomike, të cilat i mbaroi në vitin 1991.

 

Karriera politike e saj filloi më 1993, kur u zgjodh drejtuese arsimi në rajonin Muri. Më 1997 u zgjodh parlamentare e kantonit Argau. Këtu dolën në pah aftësitë e saj të veçanta. Më 1999 kandidoi për në Këshillin Kombëtar të Zvicrës ku fitoi rezultate shumë të kënaqshme. Në vitin 2000 ajo u largua nga detyra si drejtuese arsimi dhe parlamentare kantonale dhe u bë nënkryetare e CVP për kantonin dhe po ashtu për Zvicrën. Në Këshillin Kombëtar Leuthard do të ishte në komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Pas dorëheqjes së presidentit të partisë Philipp Stähelin, Doris Leuthard ishte e ngarkuar e përkohëshme e drejtimit të partisë për disa muaj. Më 18 shtator 2004 u zgjodh presidente e CVP.

 

Më 14 qershor 2006 Doris Leuthards, si kandidaturë e vetme, do të zgjidhej me 133 vota (nga 234 të vlefshme) si pasuese e Jospeh Deiss. Më 10 dhjetor 2008 mbledhja e përbashkët e të dyja dhomave të parlamentit zviceran, me 173 nga 198 vota të vlefshme do ta zgjidhte Doris Leuthard-in nënpresidente të Konfederatës Zvicerane për vitin 2009.

Doris Lojtard është presidentja e re e Konfederatës
E Mërkurë, 12.02.2009, 12:38pm

 

 

Është femra e tretë që merr këtë post. Lojenberger nënpresident

 

Voal-online –Doris Leuthard do të kryesojë Konfederatën në vitin 2010. Në moshën 46-vjeçare demokristiania argauese është femra e tretë që e merr këtë post. Kuvendi Federal e ka zgjedhor sot paradite me 158 vota nga gjithësejt 183 të vlefshme. Ndaj këshilltares federale Eveline Widmer-Schlumpf janë dhënë 11 pëlqime. Votat e pavlefshme kanë qenë 14.

Leuenberger u zgjodh nënpresident. Kreu i Departamentit Federal të Mjedisit dhe të Transportit Moritz Leuenberger do të jetë më 2010 nënpresident i Këshillit Federal. Kuvendi Federal e ka zgjedhur më 128 vota kundër gjithësejt 187 të vlefshme. Këshilltarja federale Micheline Clamy-Rey ka marrë 27 pëlqim, Ueli Maurer 13 pëlqim dhe Eveline Widmer-Schlumpf ka marrë 11 pëlqime. Votat e pavlefshme kanë qenë 8.

Me këtë zgjedhje, Leuenberger do të duhet të bëhet më 2011 president i Konfederatës për të tretën herë. Detyrën e presidentit të Konfederatës ai e ka kryer edhe në vitin 2001 dhe në vitin 2006.

 

Berna nuk e ndërpret asnjëherë ndihmën ndaj shtypit
E Martë, 12.01.2009, 05:42pm

 

E ka vendosur sot Këshilli i Shteteve

 

 

Voal-online –Ndihma ndaj shtypit nuk duhet kufizuar në kohë. Kështu ka vendosur Këshilli i Shteteve gjatë debatit për rishikimin e ligjit mbi Postën, duke saktësuar se Konfederata duhet të vazhdojë ta subvencionojë transportin e gazetave me një shumë vjetore prej 30 milionë frangash. Por është hedhur poshtë për pka gjë – 21 vota kundër 20 – propozimi për ta rritur këtë ndihmë me 20 milionë të tjerë.

 

Dhoma e Kantoneve ka vendosur të shkojë më larg në krahasim me propozimin e Këshillit Federal. Qeveria donte në fakt të zvogëlonte me 10 milionë franga shumën e përcaktuar për transportin e shtypit qendror duke filluar nga viti 2012 dhe me 20 milionë për gazetat lokale e rajonale prej vitit 2015. “Senatorët” nuk kanë dashur të përcaktojnë afate.

 

Pastaj shumica ka hedhur poshtë 21 kundër 20 propozimin e Filippo Lombardit, që donte ta çonte në 20 shumën për shtypin qendror dhe në 30 atë për gazetat rajonale.

 

Në emër të komisionit Peter Bieri ka thënë se një rritje e tillë nuk do të ishte e udhës në një moment financiar të vështirë si ky tani. Edhe kështilltari federal Moritz Leuenberger ka folur për vështirësitë e rritjes së shumave.

 

Lombardi ka replikuar se Posta ka rritur tërësisht tarifat për vitin 2010 – tarifa që duhet përsëri miratuar nga Departamenti i Moritz Leuenbergerit dhe duhet shqyrtuar nga Mbikqyrja e Çmimeve – dhe që në vitet e fundit kemi kursyer në mënyrë të tepëruar në subvencionet, duke i ulur nga 80 në 30 milionë në pak vite.

Ditën e lirimit të mundshëm akuza të reja për Polanskin
E Hënë, 11.30.2009, 07:08pm

 

 

 

Pritje e madhe në Gshtad për arritjen e regjisorit

 

Voal-online –Ditën e lirimit të mundshëm me kaucion të Roman Polanskit, ia beh një grua gjermane e cila thitë se ka bërë dashuri me regjisorin e famshëm kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe.

Gruaja, e cila tani është 53 vjeçe, quhet Suzanne Libik, bijë e producentit André Libik. Në Vitet Gjashtëdhjetë, Libik frekuentonte enturazhin (stafin) e regjisorin dhe sot e ka treguar aventurën e saj në tablodin berlinez BZ.

Në Gstaadt (Gshtad) ndërkaq nja njëzet gazetarë të ardhur nga mbarë bota janë duke pritur me padurim dhe me këmbëngulje arritjen e të arrestuarit më të famshëm të konfederatës.

Rasti i Polanskit ka bërë jehonë të madhe që nga shtatori.

 

 Reporter që pret arritjen e Polanskit në Gshtad

UBS kërcënon t'i largojë selitë qendrore
E Djelë, 11.29.2009, 04:38pm

 

 

 

Këtë e bën të ditur javorja Sonntag CH

 

Voal-online –Kolosi financiar helvetik, UBS, ndër më të mëdhenjtë në shkallë botërore, kërcënon t’i largojë dy nga selitë e saj qendrore, të cilat i kanë qendrat në Bazel dhe në Zyrih, duke i transferuar jashtë vendit.

 

Këtë e bën të ditur javorja Sonntag CH, sipas së cilës UBS do të ishte gati të transferohej jashtë vendit tashmë nëse autoritetet „zvicerane do t’i vinin tepër detyrime vepritarisë së tij".

  » Evropa e Lirë: Po ndalimit të minareve
  » Zëri i Amerikës: Gati referendumi për minaretë e xhamive
  » Vatikani kundër ndalimit të minareve
  » Roman Polanski nuk lirohet para së hënës
  » Një muzeum për Çarli Çaplinin
  » Orange blen Sunrise
  » Ariu Finn është më mirë - Kafsha ka filluar të hajë dhe të lëvizë
  » Bernë: Ariu Finn është pak më mirë -
  » Bernë: Ariu i kopshtit zoologjik ka kafshuar vizitorin
  » Takimi Tiçino-Bernë: Ta qetësojmë lojën me Italinë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]