E Mërkurë, 04.24.2024, 02:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Viktima e tretë në Zvicër nga influenca A - Ishte një grua 46 vjeç që vuante nga problemet e zemrës
E Enjte, 11.19.2009, 01:57pm

Voal-online Pas vdekjes të një fëmijë 5 muajsh në Basel Land, influenca A/H1N1 ka provokuar edhe dy vdekje të tjera, kësaj here në Zürich. Bëhet fjalë për dy gra të moshës 46 dhe 54 vjeçe. E para ishte diabetike, e dyta me HIV, dhe vuante nga probleme të rënda të zemrës. Ky lajm ka ardhur nga Zyra Federale e Shëndetësisë në Bernë (UFSP).

Vdekja e gruas në Winterthur erdhi për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga një polmonit. Ajo, sipas njoftimit nga Zyra Federale e Shëndetësisë në Bernë vdiq nga polmonite por kishte edhe virusin e influencës H1N1. Diabeti bashkë polmonitin kanë shkaktuar vdekjen. Sipas statistikave, vetëm në kantonin e Zürichut prej komplikacioneve të gripit sezonal vdesin në vit rreth njëqin vetë.

Të djelën që shkoi Zvicra pati viktimën e parë nga influenca A(H1N1) . Ishte një bebe 5 muash, që vdiq për shkak të një polmoniti dhe që ishte i infektuar edhe nga virusi A. Fëmija vuante edhe nga një deformimin i lindur, pa të cilin do të kishte mbijetuar.
"Made in Switzerland" do të jetë e mbrojtur edhe më mirë - Qeveria zvicerane kërkon rregulla më të ashpra për të mbrojtur markën zvicerane

E Enjte, 11.19.2009, 07:32am
Kriteret e “përkatësisë zvicerane”
Prodhimet dhe shërbimet tipike zvicerane do të mbrohen edhe më mirë nga abuzimet, thekson Këshilli federal Helvetik, i cili me këtë qëllim ka dalë me një projekt në Parlament, projekt ku qartësohen „rregullat e lojës“.

Për të ndalur prodhimin e mallrave tipike zvicerane në rrugë jo transparente dhe të rregullta, ku dëmtohet ekonomia dhe konsumatori, bëhet e nevojshme modifikimi dhe ndryshimi i legjislacionit në fuqi, ka nënvizuar Këshilltarja federale Eveline Widmer-Schlumpf: “Duhet ta garantojmë për kohë afat gjata vlerat që përfaqëson marka zvicerane, që arrijnë shifrën në 6 miliardë franka zvicerane në vit“.


Që të kenë të drejtën e kryqit të bardhë në fushën e kuqe, prodhimet natyrale (bimët apo ujrat minerale për shembull) duhet të kenë prejardhjen nga territori helvetik, po kështu edhe 80% e materies bazë, lëndëve të para të prodhimeve të transfromuara duhet të respektojnë të njëjtin kriter.

Për sa i përket prodhimeve industrale, Qeveria zvicerane propozon që të paktën 60% e kostos të prodhimit të jetë e realizuar në Zvicër.

Përjashtime do të ketë vetëm në rastin e atyre lëndëve të cilat nuk i disponon Konfederate, si kakao dhe ar, ka përcaktuar shefja e Departamentit të drejtësisë dhe policisë.

Zvicra pret në Kloten nën 17 vjeçarët kampionë të futbollit
E Martë, 11.17.2009, 03:11pm

Kapiten i tyre është shqiptari zviceran Frederik Veseli

Voal-online –Ishin me qindra tifozët që u grumbulluan në aeroportin e Klotenit për të pritur kombëtaren zvicerane U17, kurorëzuar kampionë të botës të dielën në Nigeri, duke kapërcyer të zotët e shtëpisë me 1-= (shënuar nga Haris Sherifovic, mbuluesi i dytë më i mirë i veprimtarisë).

 

Djemtë e trainerit Dany Ryser kanë zbritur nga avioni triumfues, duke treguar trofenë e rrëmbyer („paksa e rëndë...siç ka thënë kapiteni Frédéric Veseli= dhe dke administruar të pranishmit. Portieri Benjamin Siegrist, zgjedhur portieri më i mirë, e ka treguar dorezën e tij të artë, fituar në veprimtari.

 

Ben Khalifa, cilësuar lojtari i dytë më i mirë i turneut – pas nigerianit Emmanuel – ka thënë se e dinte që në fillim se titulli ishte i arritshëm.

 

„Jam i kënaqur që i gjithë është kthyer me shëndosh e mirë; situata nuk ishte e lehtë,“ ka thënë traineri, „ajo që kemi bërë do të mbetete e pashlyeshme për gjithë jetën. Është diçka historike.“

A/H1N1, Zvicra autorizon vaksinën e tretë - Vaksina Celtura i Novartis i shtohet vaksinave të mëparëshme Pandemrix-it dhe Focetria-s

E Djelë, 11.15.2009, 09:19am
Swissmedic lëshon dritën jeshile për Celtura, një vaksinë kundër gripit të derrave prodhim i Novartis



Për të parandaluar infektimin me virusin A/H1N1 të gripit të derrit, në Zvicër është krijuar mundësi për ta luftuar edhe përmes vaksinës të tretë, që njihet me emrin Celtura. Swissmedic ka bërë me dije se ka aprovuar prodhimin e vaksinës të re nga Novartis për fushatën e vaksinimit në Zvicër që fillon prej kësaj të hëne. Celtura i shtohet Focetria-s dhe Pandemrix-it, të cilat kanë marrë aprovimin në tetor.


Celtura mund të përdoret nga fëmijët duke u nisur prej moshës tre vjeçare, si dhe tek të rriturit tek të gjitha kategoritë e moshës. Për mbi 40 vjeçarët këshillohen dy injeksione me një interval kohor prej tre javësh. Procesi i fabrikimit të kësaj vaksine është i ndryshëm nga dy vaksinat e mëparëshme, duke u bazuar në kultivimin e qelizave.



Veronika Lario mediton për divorcin në Graubinden
E Premte, 11.13.2009, 10:06pm

Gruaja e Berluskonit përpunon strategjnë në shtëpinë e saj në S-chanf, në lojë trashëgimia e fëmijëve

Voal-online –Veronika Lario ka zgjedhur shtëpinë në S-chanf, afër Shën Moricit, për të përpunuar strategjinë e divorcit nga Silvio Berluskoni. Nën këshillimet e Martia Cristina Morelli, divorciste e njohur, gruaja e kryeministrit italian, e vendosur të mos japë më deklarata publike.

 

Nga streha e saj zvicerane, ku ndodhet me të bijüen Eleonora prej së mërkurës, ish zonja e parë do të jetë krejtësisht e mbyllur ndaj interesimeve mediatike, së paku derisa të mos ketë ardhur radha që të përfshihen në çështje tre fëmijët. Në lojë janë ndërmarrje të shumta të babait, të cilat iu janë dhënë fëmijëve të tjerë të Berluskonit, të cilët i ka pasur nga martesa e mëparshme. Një pasuri e vlerësuar me 8 miliardë euro. Luigi dhe Eleonora do të kenë Mediolanum dhe Endemol, ndërsa Barbara vështirë se do të marrë Mondadorin, nisur na kundërshtimet e Pier Silvios dhe Marinas. Një marrëdveshje ndërmjet tyre duket e pamundur, prandaj do të merrtet me të drejtësia.

 

Prandaj nuk pritet që të publikohet ndonjë letër tjetër për mediat nga Veronika Lario, si ajo e dërguar disa muaj më parë dhe që ka pasur jehonë të madhe politike. Në të kaluarën në fakt gruaja e kryeministri kishte kritikuar praninë e femrave të bukura të Mediaset në listat zgjedhore.

Mishelë Obama mbahet e re me mollë zvicerane
E Enjte, 11.12.2009, 05:38pm

 

Voal-online –Në kohën e krizës së kozmetikës një zonë zvicerane mollësh shndërrohet në mrekullibërëse kundër plakjes së lëkurës. Vetë Michelle Obama e lyen fytyrën e saj me serum molle.

 

Mollët mrekullibërëse zvicerane janë vepër e bujkut Hansrudolf Schweizer,  Nga Noikirhi (Neukirch) i Turgaut, i cili prej pesë vjetësh ka arritur t’i nxjerrë ato me sukses në treg. Në pemëtorën e tij ndodhen nja njëzet pemë të tilla që prodhojnë mollët për të cilat kujdeset Schweizer.

 

Më herët molla e Noikirhit ishte tepër majhoshe, prandaj Schweizer nuk arrinte ta nxirrte atë me sukses në treg. Falë një kërkimi disavjeçar, kryer nga Mibelle Cosmetics, një filiale e Migrosit, u arrit që varieteti të përmirësohej duke iu ulur në masën e duhur shija e tepëruar majhoshe. Varieteti i fituar është tani më i përshtatshmi për trajtimin e lëkurës së fytyrës.

 

Brenda një kohe të shkurtër firma të ndryshme kozmetike filluan të bëjnë porositë e para për mollën e Noikirhit. Një ndër përdoruesit e famshëm të saj është tani vetë Zonja e Parë amerikane Michelle Obama. Zonja Obama përdor një serum që kushton 355 dollarë për çdo shishe.

 

Politika në Zvicër kërkon ligj që të zhduken ujqërit nga ky vend
E Enjte, 11.12.2009, 09:38am

 

Demokracitë e forta dhe niveli i lartë ekonomik, bëjnë “çudira” në shtetet nordike që njihen si të pasura, ashtu dhe në Zvicër që shumë njerëz e dinë sa e zhvilluar është.

Këto ditë, temë dite në arenën politike, është bërë një kërkesë prototipe që në shumë vende të tjera ku diskutohet buka e përditshme apo përpjekjet për integrim, duket humbje kohe.

Partia Popullore Zvicerane (SVP), ka deklaruar sot se dëshiron dëbimin e ujqve nga vendi i tij dhe transferimin e tyre në Bullgari dhe Rumani.

Mediet zvicerane por edhe e përditshmja bullgare “Dnevnik”, citojnë Josef Kuntz, anëtar i partisë së djathtë në Zvicër, të jetë shprehur përse dërgimi i ujqve në Bullgari dhe Rumani është i arsyeshëm.

Kjo sipas tij, sepse “në Zvicër nuk ka hapësirë për ujqit”. Kurse shtoi se në Bullgari dhe Rumani, ujqit do të përballen me armikun e tyre të natyrshëm, ariun.

Propozimi alternativ, për dëbimin e ujqve në Itali është refuzuar nga Kunz dhe partia e tij, me arsyetimin se nëse ujqit dërgohen në Itali, ata do të ktheheshin sërish në Zvicër.

“Ndërmjet tokave bujqësore dhe qendrave urbane, thjeshtë nuk ka mbetur hapësirë për ujqit në këtë shtet për këtë arsye, ujqit nuk kanë të drejtë të jetojnë këtu”, u citua Kunz.

Propozimi për dërgimin e ujqve në Ballkan është bërë në momentin kur është nxehur debati në Zvicër, në lidhje me statusin e ujqve në këtë vend, duke e kthyer çështjen “Ujku”, në temën më delikate politike në vend.

Libi, pengjet zvicerane kthehen në ambasadë
E Hënë, 11.09.2009, 11:22pm

Pas dy muajsh pa asnjë lajm, sot një kthesë pozitive në Tripoli

Voal-online –Zhvillime të reja në rastin e dy qytetarëve zviceranë të mbajtur në Libi prej më shumë se një viti: të dy pengjet, transferuar në vende sekrete dhe për të cilët nuk kishte lajme që prej 18 shtatorit, janë dorëzuar në ambasadën zvicerane në Tripoli.

«Autoritetet libiane i kanë dorëzuar, pa dhënë arsyetime, të dy qytetarët helvetë në ambasadën zvicerane në  Tripoli», thuhet në një komunikatë ditore të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. «Të dy pengjet – shton nota – nisur nga rrethanat janë në shëndet të mirë. Tani për tani nuk është e mundur të jepen më shumë hollësira».

Max Göldi, nga ndërmarrja ABB e afaristi Rachid Hamdani qenë arrestuar në muajin korrik të vitit 2008, zyrtarisht për leje qëndrimi të paligjshme. Arsyeja e vërtetë e arrestimit të tyre ishte gjithsesi kërkimi i një forme të shpagimit ndaj arrestimit në Gjenevë në Hannibal Gheddafi-t, njërit prej djemve të liderit libian. 

  

Presidenti i Konfederatës Hans-Rudolf Merz është ndjerë i “lehtësuar” nga vendimi i Tripolit, por nuk ka dashur të japë komente. Të mërkurën e shkuar, Këshilli Federal shpalli pezullimin e marrëveshjes së firmosur me Libinë më 20 gusht, duke e arsyetuar veprimin me refuzimin e autoriteteve libiane për të liruar dy qytetarët helvetë.

 

Nga ana e saj, Micheline Calmy-Rey, përgjegjëse e Departamentit të Punëve të Jashtme, ka mundur të flasë me qytetarët helvetë dhe ka thënë se nuk janë keqtrajtuar dhe se janë duke e marrë veten. Këshilltarja federale nuk ka dashur të flasë për rrjedhën e mëtejshme të zhvillimeve libiano-zvicerane.

 

  Ambasada zvicerane në Libi

Të huajt: për shumicën e zviceranëve nuk janë shumë

E Djelë, 11.08.2009, 09:48am
Voal-online – Është zbutur qendrimi i skeptikëve në raport me të huajt në Zvicër. Sipas një ankete 53,7% të pyeturve mendojnë se numri të huajve në Zvicër që ka arritur në 22% se nuk është „shumë i lartë“. Po sipas sondazhit me të njëjtën temë, pra analog, të kryer gjithnjë nga Isopublic më 1998, pra 11 vjet më parë, 52,3% mendonte  se kuota e 19% e të huajve që ishte asaj kohe, qe „tepër e lartë“, ndërsa vetëm 44,1% asaj kohe, mendonte ndryshe.

Po t’i hedhim një sy më të hollësishëm këtij sondazhi del se 51% e zviceranëve nga pjesa gjermanofone mbeten më skeptikët, ku 51% prej tyre mendojnë se 22% e të huajve janë „shumë“, ndërsa në Zvicerën italiane vetëm 39 % ndajnë të njëjtin opinion me ta, ndërsa në atë franceze 31% janë pjesa skeptike.
Nojshatel dhe Gjenevë: Gripi A(H1N1) arrin kulmin

E Shtunë, 11.07.2009, 07:12am

Të dy kantonet buzë Liqenit Laman kanë hyrë në fazën më të lartë të epidemisë të gripit

Voal-online – Influenca  A (H1N1) ka hyrë tashmë në Gjenevë dhe Nojshatel. Autoritetet kantonale kanë regjistruar ditët e fundit 128 raste të reja në Gjenevë dhe 60 në Nojshatel.

Sipas deklarimeve të mjekut kantonal Philippe Sudre, në Gjenevë, gjysma të sëmurëve janë fëmijë deri në moshën 16 vjeç. Në të dy kantonet vaksinimi do të fillojë më 16 nëntor. Në fillim do të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara, të moshuarit, persona me patologji të rënda dhe fëmijët, në rradhë të dytë personeli mjeksor, dhe pjesa tjetër e popullsisë do të fillojë të vaksiohet duke filluar nga fillimi i dhjetorit..
  » Italia nuk e ka Zvicrën në listën e zezë
  » Rasti Kadafi: Gjeneva nuk kërkon falje
  » Zvicra pezullon marrëveshjen me Libinë - Berna e ndërmerr këtë veprim për mospërmbushje nga ana e Libisë
  » UBS ende me humbje
  » Ekonomia pozicionohet kundër iniciativës antiminare
  » Berna i kundërpërgjigjet Romës
  » Ndalohet duhani në Gjenevë
  » Partia Popullore Demokristiane hedh poshtë iniciativën kundër minareve
  » Dritë jeshile për dy vaksinat kundër A1H1N1 - Nga mesi i Nëntorit mund të fillojë vaksinimi
  » Ka vdekur Zhan Fransua Berzhje



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]