E Premte, 03.29.2024, 03:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Berna thërret ambasadorin e Italisë
E Mërkurë, 10.28.2009, 02:26pm

Operacioni në filialet e bankave zvicerane është akt diskriminues

Voal-online –Autoritetet zvicerane do të thërrasin ambasadorin italian pas bastistjeve në 76 filiale italiane të instituteve bankare zvicerane.

 

Ministri i Brendshëm helvet  Pascal Couchepin e ka përkufizuar operacionin “një akt diskriminues” dhe një “bastisje” ndaj bankave helevetike. Situata “na shqetëson”, ka shtuar ai.

 

Ambasadori italian në Bernë – ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë helvetike – duhet të japë shpjegim “mbi një aksion të konceptuar si diskriminim”.

Barazia gjinore: Zvicra bën progres
E Mërkurë, 10.28.2009, 08:46am

Ngjitet një shkallë, zë vendin e 13-të, të parin Islanda

Voal-online –Zvicra ka fituar një vend më lart në klasifikimin botëror që nxjerr çdo vit Forumi Ekonomik Botëror për barazinë gjinore, duke u ngjitur në vendin e 13-të. Në vend të parë është Islanda, pasuar nga Finlanda, Suedia, Norvegjia, Suedia dhe Zelanda e Re, ndërsa pabarazinë më të madhe e regjistron Jemeni.

Në renditjen e 134 vendeve vihet re ngjitja e madhe e Republikës Jugafrikane, që fiton 16 pozicione, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Keq për Italinë, e 72-ta, kapërcyer nga vende so Lesoto (e dhjeta), Botsvana (e 39-ta), Kazakistani (47), Kina (60) e Vietnam (71). Por gadishulli Apenin është para Çekisë (e 74-ta) dhe Japonisë (e 75-ta).

SHBA ka zbritur tri pozicione dhe është e 31-ta. Gjermania e 12-ta, zbret një pozicion, Britania e 15-ta (zbret një pozicion), Sapnja e Frnaca janë përkatësisht në vendin e 15-te dhe 18-të (zbresin tri pozicione).

Renditja është bërë mbi pazën e katër treguesve kryesorë: pjesëmarrja e gruas në ekonomi, arsimi, shëndeti dhe kushtet e jetesës, si dhe pjesëmarrja e gruas në pushtetin politik.

Blic në filialet italiane të bankave zvicerane
E Martë, 10.27.2009, 06:27pm

Shtatëdhjetë e gjashtë institute kontrolluar, hetime për dhunim të dyshuar të detyrimeve të komunikimit të të dhënave

Voal-online –Hetime të imta nga Agjencia e Doganave Italiane kundër instituteve bankara zvicerane. Shtatëdhjetë e gjashtë filiale të bankave zvicerane apo zyra bankare të lidhura me ndërtmjetësa zviceranë ose me qendra në afërsi territoriale me San Marinon janë kontrolluar sot nga agjentë rojës së financës dhe nga inspektorë të këtij enti.

 

Në shenjestër të hetuesve, bën të ditur një notë ministrore, “përmbushja e rregullt e detyrimeve të komunikimit të të dhënave në arkivin e raporteve financiare, tatimet ndaj bankave dhe të ndërlidhjeve të tjera financiare, të të gjithë raporteve të mbajtura me klientelën dhe të operacioneve të zhvilluara jashtë raporteve të përhershme.”

 

Komunikimi i të dhënave duhet bërë në mënyrë telematike në fund të çdo muaji. Prej sot Arkivi regjistron mbi 950 milionë raporte dhe mbi 90 milionë subjekte me veprime ekstra-konto. Nëntë rajone janë përfshirë në operacion: Emilia, Lombardia, Piemonti, Lacio, Veneto,. Toskana,. Kampanja, Liguria dhe Marke.

Zvicra nuk këshillon kurrfarë udhëtimi në Libi
E Hënë, 10.26.2009, 03:11pm

Departamenti i Punëve të Jashtme rekomandon të shmangen edhe kalimet tranzite

 

Voal-online –Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAE) nuk këshillon kryerjen e asnjë lloj udhëtimi në Libi. Rekomandimi i publikuar sot në faqen e internetit të DFAE përfshin edhe kalimin tranzit në aeroportet libiana apo kroçierat që prekin brigjet e vendit veriafrikan. Kush, megjithatë, e ka absolutisht të domsodoshme që të shkojë në Libi është i ftuar të lidhet fillimisht me DFAE.

 

“Arrestimi provizo i Hannibal Ghedaafi-t, ndodhur në mesin e korrikut 2008 në Gjenevë, ka provokuar tensione midis Libisë dhe Zvicrës, të cilat vazhdojnë edhe tani,” shpjegon DFAE. “Autoritetet libiane kundërveprojnë me masa kundër personave dhe ndërmarrjeve zvicerabe në Libi, për shembull me arrestimin e shtetasve zviceranë ose ndalimin e veprimtarisë tregtare.”

 

Dy afaristë zviceranë janë mbajtur në Libi prej më shumë se një vit e pesë javë dhe nuk ka më lajme rreth tyre. Javën e shkuar Këshilli Federal përdori tone më të ashpëra ndaj Tripolit, por nuk ka bërë të ditur ende se çfarë masash ka ndërmend të marrë.

 

Zvicra gati për EXPO 2010 Shangai
E Djelë, 10.25.2009, 12:33pm

Pavioni i Zvicrës në Shangai është gati, për ta inaguruar atë ishte Zonja  Eveline Widmer-Schlumpf

Voal-online - Struktura e pavionit helvetik  EXPO 2010 në Shangai është kompletuar. Mikja e nderit  për të festuar përfundimin e punimeve ishte Këshilltarja Federale Eveline Widmer-Schlumpf, e cila shoqërohej nga një grup parlamentarësh helvetikë..

Pavioni i Zvicrës është ideuar nga arkitekti Andreas Bruendler, një lojë e shkrirjes dhe ekuilibrit midis "qytetit dhe fshatit". Për ndërtimin e tij janë dashur 780 tonelata çelik dhe 600 metra kub çimento me një sipërfaqje prej 4000 metrash katrorë. Janë 132 shtylla që mbajnë konstruksionin e madh prej çeliku.
Pavionin do të presë  15'000 vizitorë. Ai do të hapet më 1 Maj 2010 dhe do të jetë i hapur deri më 31 Tetor.

 "Zviceranët janë plotësisht të ndergjegjshëm prej të mirave që rrjedhin prej një lidhje të ngushtë që ekziston mes zonave urbane dhe rurae ", ka pohuar këshilltarja federale përpara 200 të ftuarve që morën pjesë në përurimin e pavionit. Për Zvicerën, pjesmarrja në EXPO 2010, ekspozita më e madhe e nivelit botëror e realizuar deri më tani, do të jetë një mundësi e madhe për të forcuar imazhin e Zvicrës në Kinë. Në këtë mënyrë, biznese zvicerane, Kantone dhe qytete do të kenë rastin që të njihen në ketë manifestim. (http://info.rsi.ch/home)

Julia Saner, fituesja sensacion e konkursit botëror të modeleve
E Premte, 10.23.2009, 03:56pm

Në foto: Julia Saner i gëzohet fitores

Voal-online –Dje u kthye në atdhe nëpërmjet linjës së Hong Kongut, pas mbarimit të konkursit botëror elitar të modeleve të reja Julia Saner, vajza 17 vjeçare nga Berna, fituesja sensacion e veprimtarisë së zhvilluar në Sanya të Kinës.

 

Më 19 tetor, në orën 23.30 me orën e Kinës, do të ndodhte ai që do të quhej sensacion i përkryer: Julia Saner do të fitonte konkursin «Elite Model Look of the World»!

Manaxherja e Julias Saner, Ursula Knecht, duke dhënë përshtypjet e para menjëherë pas marrjes së lajmit të hareshëm, iu ka thënë mediave: «Kjo është e pabesueshme, është pothuaj një lajm shokues. Fitorja e Julias është edhe suksesi im më i madh.“

Në komunikimin e parë me gazetarët pas fitores Julia Saner ka thënë: „I gëzohem pa masë kësaj fitoreje të pabesueshme, por, siç e kisha planifikuar më herë, dua të mbaroj matirën dhe pastaj të filloj të përkushtohem si modele.”

Falë fitores në Sanya, cilësuar si Hawaii i Kinës, Julia ka siguruar një kontratë dyvjeçare nga Elite Model  me 150 000 dollarë të ardhura!

Për parapërgatitjet e konkursi Julias iu desh të shkonte në Sanya dy javë përpara fillimit të veprimtarisë. Javën e parë atë e shoqëronte i ati Albert, ndërsa javën tjetër mami Katrin.

SHBA kërkojnë dorëzimin e Polanskit


E Premte, 10.23.2009, 10:06am

“Kërkesa e Shteteve të Bashkuara është e mbështetur në fletarrestin amerikan të datës 1 shkurt të vitit 1978, pasi në këtë datë, Polanski nuk ishte paraqitur para gjyqtarit në Los Anxhelos”, njoftoi Departamenti zviceran i drejtësisë

 

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Zvicra dorëzimin e regjisorit Roman Polanski, për shkak të akuzave se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare në vitin 1977, ka njoftuar sot Departamenti i drejtësisë në Zvicër.

“Kërkesa e Shteteve të Bashkuara është e mbështetur në fletarrestin amerikan të datës 1 shkurt të vitit 1978, pasi në këtë datë, Polanski nuk ishte paraqitur para gjyqtarit në Los Anxhelos”, njoftoi Departamenti zviceran i drejtësisë.

Regjisori Polanski, 76 vjeçar, ish fitues i çmimit Oskar, që ka shtetësi polake dhe franceze, është arrestuar në Zvicër, ku kishte shkuar për të marrë çmimim për vepër jetësore në një festival filmi.

U përurua parku i arinjve i Bernës
E Enjte, 10.22.2009, 04:56pm

Prej së dielës i hapur për publikun që mund të shohë dy mysafirët Björk dhe Finn

Voal-online –Lamtumirë gropës arinjve. Asaj ku turistët iu hidhnin copa buke dy bishave të moçme, aq rrethuara nga shkrepjet e aparateve fotografike në rrethinën e bukur berneze. Prej sot Berna ka parkun e ri të arinjve.

 

Një zonë e përuruar në Bernë në praninë e nja 200 të ftuarve dhe që do të jetë prej së dielës e hapur për publikun. Parku i ri i arinjve ka kushtuar 24 milionë dhe pret dy banorë që quhen Björk dhe Finn: dy arinj të murmë që kanë ardhur nga parku zoologjik i Dählhölzli, ku do të mbeten ndërkaq dy këlyshët Misha e Masha.

 

Streha e tyre e re është 6000 metër katrore në bregun e lumit Aare, përmban pemë, shpella, një zonë të dukshme për shikimet e vizitorëve dhe një pellg.

 

Shpenzimet për realizimin e projektit, fillimisht vlerësuar në 9,7 milionë franga, janë rritur dita ditës dhe kanë kaluar në 14,5 milionë e pastaj në 24 milionë, për shkak të befasive të këqija gjeologjike që kanë dalë gjatë punimeve. Kjo i ka mjaftuar qyteti për të hapur një çështje administrative që të sqarojnë çfarë nuk ka shkuar në rregull.

Pasaporta biometrike në Zvicër fillon prej 1 Marsit 2010

E Mërkurë, 10.21.2009, 02:29pm
Voal-online - Pasaporta biometrike, të cilën Zvicera është e detyruar që ta fusë në qarkullim përderisa është vend anëtar i marrëveshjes Shengen, do të fillojë prej marsit 2010, ndërsa kërkesat mund të fillojnë prej 24 shkurtit 2010. Këta janë kufijtë kohorë vendosur sot nga Këshilli Federal. Për të ndryshuar modelet e vjetra 03 dhe 06, nuk do të jetë e nevojshme sepse ato mund të përdoren deri në datën e skadencës. Pasaporta e re, që do të njihet me numrin 10, sipas vitit të daljes në qarkullim, do të kushtojë 140 franga zviceranë për dhjetë vjet për të rriturit dhe 60 franga për 5 vjet për minorenët. Pasaporta biometrike do të ketë një mikroçip ku do të jenë të regjistruara të dhënat personale, një foto dhe dy gjurmë dixhitale. Pasaportat fillojnë të prodhohen prej 1 Marsit 2010.
Polanski shqyrton mundësinë e dorëzimit
E Mërkurë, 10.21.2009, 01:36pm
Polanski ka shtetësi polake dhe franceze, e të dyja këto vende nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të tyre
 
Regjisori me famë botërore, Roman Polanski (76 vjeç), mund të përballet me autoritetet kompetente në Shtetet e Bashkuara, për t’u përgjigjur në akuzat e ngritura më 1977 për keqpërdorim seksual të një vajze të mitur.
Këtë e ka konfirmuar avokati i regjisorit, Xhorxh Klejman, njofton agjencia e lajmeve Rojters.

Polanski është arrestuar më 26 shtator në Cyrih të Zvicrës, në bazë të një aktpadie të ngritur kundër tij në SHBA.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e tij, por një gjë e këtillë është pamundësuar, nisur nga fakti se Polanski ka shtetësi polake dhe franceze, e të dyja këto vende nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të tyre.
  » Ndalimi i minareve do të ishte vetëm kundërproduktiv
  » Polanski shtruar për analiza mjekësore
  » Mishlin Kalmi Rei kundër iniciativës antiminare
  » Ristrukturim i ri i Postës
  » UBS shet Qendrën e saj të Shërbimit në Indi
  » Zvicra në Botëror!
  » "Blick" në 50 vjetor i rikthehet zanafillës
  » Parku i ri i Arinjve në Bernë do të kushtojë 8 milionë franga më shumë
  » Doris Loitard pa lëndime nga incidenti rrugor
  » Filloi stinori i borës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]