E Premte, 03.29.2024, 12:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Parlamentet kantonale gjithnjë e më të Gjelbër
E Hënë, 10.12.2009, 01:22pm

Në foto: Ueli Loienberger

Voal-online –Rritjen më të madhe në zgjedhjet për rinovimin e parlamenteve kantonale të këtij viti e kanë shënuar të Gjelbërit, pasuar nga partitë e vogla të të djathtës ekstreme. Për partitë e mëdha, ndërkaq, ky vit ka qenë negativ: SVP, mësuar me rritje konstante, mbetet vendnumëro, ndërsa Partia Socialiste, Partia Liberale, Partia Popullore humbin konsensus dhe deputetë.

Argau, Soleta, Nojshateli dhe Valeja i kanë rinovuar sivjet parlamentet e tyre me gjithësejt 585 vende, sa një e katërta e 2579 vendve në 25 kantone (për Apencelin e Brendshëm nuk mund të jepen shifra të sakta.

Në tërësi të Gjelbërit kanë tani 202 deputetë (+13), të Gjelbërit liberalë 25 (+7). Pas suksesit të djeshëm Lëvizja Qytetare Gjnevase dhe dhe falë përparimit të bërë nga Demokratët Zviceranë në Argau, formacionet e vola të së djathtës kanë tani 37 vende (+10).

Ripërmasohet programi për zëvendësimin e avionëve ushtarakë Tiger
E Hënë, 10.12.2009, 07:19am

Kredia 2,2 miliardë franga do të jetë për blerjen e vetëm 12 avionëve gjuajtës

Voal-online –Përfundimisht do të ripërmasohet projekti për zëvendësimin e avionëve të deritanishëm Tiger. Kredia prej 2,2 miliardë frangash kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes, ishte caktuar për blerjen e 33 avionëve të rinj gjuajtë, kjo shifër pastaj ka zbritur në 22. Por kërkesa për të furnizuar me avionë të tjerë stërvitorë të tipit PC-21, siç tregon një raport i Departamentit, e ka bërë jo më të ngutëshëm këtë objektiv.

Kryetari i nënkomisionit parlametar Thomas Hurter, këshilltar nacional i SVP, ka saktësuar në SonntagsZeitung se më 19 tetor do të propozojë blerjen e jo më shumë se 12 avionëve luftarakë. Në një periudhë të dytë, pas 5-10 vjetësh, do të krijohet hapësira për zëvendësimin e mundshëm edhe të një pjesë tjetër të 54 avionëve Tiger në dispozicion të forcave të armatosura.

Zvicra pret biletën për në Afrikën e Jugut
E Djelë, 10.11.2009, 08:04am

Fitore vendimtare 3:0 në Luksemburg

Voal-online –Futbollistët e kombëtares zvicerane ishin sa të vetëdijshëm aq dhe të vendosur për ta përmbyllur që dje betejën e tyre për kualifikim në Botërorin e vitit 2010. Duheshin fituar patjetër tri pikët në Luksemburg. Janë dashur vetëm 7 minuta për të treguar që kuqkryqët e kanë seriozisht në ndeshjen e tyre të kthimit në vendin mikpritës. Në minutën e 6-të një gjuajtje e artilierit Alex Frei nga jashtë zonës së rreptësisë ka gjetur kokën e Philippe Senderos, nga pastaj topi ka fluturuar drejt e në këndin majtas të portierit kundërshtar. Pra 1:0.

Nja 120 sekonda më vonë rezultatin e ka dyfishuar përsëri Senderos, duke përfituar tashmë nga një zbritje në krahun e majtë të futbollistit Tranquillo Barnetta. Minutat pasuese trupa e Ottmar Hitzfeld ka mbajtur frymën, duke e ulur lehtësisht ritmin dhe, pavarësisht ndonjë kundërsulmi të vendësve, nuk ka qenë e vështirë të ruhet epërsia dhe të thellohet në minutën e 22-të. Tashmë ka goditur Banjamin Huggel, i cili ka shënuar golin e 1000-të në historinë e kombëtares zvicerane të futbollit.

Objektivi i Zvicrës është tani të marrë një pikë në Bazel kundër përfaqësueses së Izraelit.

Ka vdekur Jacques Chessex
E Shtunë, 10.10.2009, 10:03am

Shkrimtari zvicerofrancez ishte 75 vjeç

Voal-online –Shkrimtari zvicerofrancez Jacques Chesex vdiq mbrëmë në Yverdon-les-Bains (Vo). Ishte 75 vjeç. Po merrte pjesë në një debat kushtuar veprës së tij në kuadrin e një përpfaqësimi teatror, kur, rreth orës 19:00, krejt befasisht është fikur.

Lajmin e ka dhënë kryetari i bashkisë së Yverdon Daniel von Siebenthal. Ishte i ftuar nga biblioteka publike të nesërmen e përfaqësimit të parë të një vepre të tij nga ana e regjisorit Didier Nkebereza. Përfaqësimi i mbrëmshëm u anuluara, ka bërë të ditur në një njoftim të shkurtër familja.

Kristof Bloher nuk do të jetë profesor i etikës ekonomike në Universitetin e Sent Gallenit
E Premte, 10.09.2009, 08:48am

Ish këshilltari federal nuk figuron midis 7 kandidatëve të përzgjedhur

Voal-online - Christoph Blocher nuk do të jetë profesor i etikës ekonomike në Universitetin e Sent Gallenit: emri I ish këshilltarit federal nuk figuron në të vërtetë në listën e ngushtë të kandidatëve në garë për këtë katedër. Rektorati ka afishuar në auditorët e institucionit një shpallje ku ftohen shtatë dijetarë të etikës të japin leksione prove: Blocher, i cili kishte bërë lutje para disa muajsh, nuk është midis tyre.

Mbrëmë nata me e nxehtë e tetorit në 100 vitet e fundit
E Enjte, 10.08.2009, 03:56pm

Voal-online –Nata e mbrëmshme, pra midis së mërkurës dhe së enjtes, ka qenë nata më e nxehtë e tetorit zviceran prej vitit 1910 – vit kur filluan matjet – me temperatura midis 16 dhe 20 gradëve Celsius. Rekordin e ka shënuar Kuri me 20 gradë, pasuar nga Berna, Sënt Galleni e Pajerne me 19 gradë. 18,8 gradë ka shënuar Zyrihu, 18 Gjeneva. Në mënyrë të çuditëshme në jug të Alpeve ka bërë më ftohtë se në veri. Në Tiçino temperatura nuk i ka kaluar 17 gradë.  

Minare apo Misile? Polemika dhe ndalime për afishet e SVP
E Mërkurë, 10.07.2009, 03:06pm

Pas Bazelit-Qytet edhe Lozana i ndalon pllakatet e SVP në kuadër të votimit të 29 nëntorit

Voal-online –Pas Bazelit Qytet, edhe Lozana ndalon pllakatet e SVP për votimin mbi minaret parashikuar në nëntor. Madje për qytetin vodez pllakatet (me një grua me burkë dhe minaret e stilizuara si misile gati për lëshim) janë “raciste, mosrespektuese dhe të rrezikshme”.

Si do të sillen kantonet e tjera?

Në Bazelin-Qytet ekspozimi i këtij pllakati është i ndaluar në vende publike. Edhe Zyrihu dhe Vinterturi janë duke vlerësuar nëse t’i ndalojnë pllakatet e SVP. Bashkia e Lucernës ka kërkuar një shqyrtim lidhur me ligjshmërinë e pllakatit.

Në Tiçino nuk ekzistojnë baza ligjore për të ndaluar afishimin. E ka deklaruar mbrüemë kryetari i Komisionit Kantonal për Integrimin dhe luftën kundër racizmit Fulvio Pezzati në një intervistë në lajmet e Zvicrës Italiane. Komuna e Kurit do të deklarohet të hënën më 12 tetor mbi autorizimin e reklamës së diskutueshme.

 

Polanski nuk lirohet me kusht
E Martë, 10.06.2009, 04:28pm
Ministria e Drejtësisë e Zvicrës tha se e ka hedhur poshtë kërkesën e Roman Polanskit për ta liruar nga burgu me kusht, kështu që tash ka mbetur pezull ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i ministrisë, Folko Gali, tha se ka rrezik të madh se Polanski mund të ikë nëse lirohet.

Apeli, i cili u parashtrua nga ekipi ligjor të Polanskit, gjithashtu kërkonte që regjisori 76-vjeçar të lirohet.

Polanski u arrestua në 26 shtator teksa mbërriti në Zyrih për të marrë një çmim n[ një festival të filmit.

Autoritetet amerikane e kërkojnë ekstradimin e tij në lidhje me një rast të dhunimit në vitin 1977.
Evelinë Vidmer Shlumpf: Për rastin Polanski nuk kishte alternativë
E Djelë, 10.04.2009, 05:16pm

Paralajmërimi i regjisorit do të ishte një dhunim i sekretit zyrtar

 

Voal-online –Ministërja e Drejtësisë dhe Policisë Eveline Widmer-Schlumpf e mbron mënyrën e të proceduarit të Departamentit të saj lidhur me regjisorin franko-polak Roman Polanski. Nuk kishte alternativë, pohon këshilltarja federale në “Sonntagszeitung”.

„Sipas mendimit tim“ një paralajmërim « do të kishte qenë një favorizim, pra do të kishte qenë një dhunim i sekretit zyrtar;“ shpjegon Widmer-Schlumpf. Procedimi është bërë në mënyrë korrekte.

Ministërja hedh poshtë edhe versionin sipas të cilit autoritetet të kishin vepruar edhe më parë, nisur nga fakti nga fakti që Polanski ka një shallet në Gstaadt (Bernë) dhe atje i kalon rregullisht pushimet: „Departamenti e ka ditur për qëndrimet e tij vetëm me vonesë.“

Aksidentohen oficerët e huaj
E Shtunë, 10.03.2009, 09:45am

Voal-online –Një furgon i ushtrisë ka rrëshqitur në një livadh dje në mëngjes pasi kishte dalë nga rruga midis Knonau e Cham, në kantonin e Cugut (Zug).

Dhjetë oficerë të huaj dhe një zviceran kanë mbetur të plagosur. Oficerët, me përkatësi të ndryshme kryesisht nga Evropa Lindore, gjendeshon në Zvicër për një kurs.

 

Incidenti ka ndodhur nga ora 8.40. Furgoni që po shkonte në aeroportin e Zyrihut është përplasur me një veturë të drejtuar nga një vendës para se të dilte nga rruga. Shoferi i veturës nuk është lënduar.

 

ANSA, duke iu referuar agjencisë zvicerane të lajmeve SDA/ATS thotë se dy oficerë azerbajxhanas janë plagosur rëndë.

 

Minibusi Mercedes Sprinter ka përfunduar në livadh pas përplasjes me veturën. Oficerët e huaj të aksidentuar janë nga Azerbaixhani, Austria, Hungaria, Serbia, Norvegjia, Finlanda e Greqia.
  » Aeroporti i Zyrihut do të ndërrojë emër
  » Liga e Kampioneve: Zyrihu e kalon provën në San Siro
  » Diplomacia zvicerane për tre amerikanët e burgosur në Iran
  » Zvicra mikpritëse në Bisedimet e Gjenevës 2: Takim për çështjet e Sigurisë dhe ato Bërthamore midis BE 3+3 dhe Iranit
  » Serxho Markione largohet nga UBS
  » Saimir Pirgu me La Bohéme nesërmbrëma në orën 20:05 drejtpërdrejt nga disa televizione zvicerane dhe TV Franko-Gjerman Arte
  » Për Polanskin Kushneri i var shpresat te Kalmi-Rei
  » Polanski mund të lirohet sot me kusht, por nuk duhet të largohet nga ZvicraEveline Widmer-Schlumpf: Nuk kemi pasur presion nga ana Amerikane !
  » Në Davos kongres i madh kushtuar borës dhe orteqeve
  » Mis Zvicra është nga Sant Gallen



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]