E Martë, 04.23.2024, 01:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Operacioni Atalanta hidhet poshtë përfundimisht
E Premte, 09.25.2009, 10:58am

Këshilli Kombëtar kundërshton hyrjen në fuqi të ligjit kundër piraterisë

Voal-online –Zvicra nuk do të marrë pjesë në misionin Atalanta të luftës kundër piraterisë në ujërat përgjatë brigjeve të Somalisë. Me 102 vota kundër 81 dhe 10 abstenime, Këshilli Kombëtar ka hedhur poshtë përfundimisht hyrjen në fuqi të dekretit federal urgjent që parashikonte dërgimin në rajon të trupave helvete.

Aleanca midis demokratëve të qendrës, të gjlebërve dhe socialistëve e ka bërë të pamundur misionin që kishte marrë miratimin e Këshillit të Shteteve.

Ky vendim do ta përjashtonte çdo bashkëpunim në kuadrin e “Atalanta”, ua ka kujtuar deputetëve para votimit ministri i Mbrojtjes Ueli Maurer.
Studio zvicerane plan rregullues për qytetin muze
E Enjte, 09.24.2009, 06:01am

Qyteti i Beratit do të ketë planin e tij rregulles. Një studio zviceriane është zgjedhur pas tenderimit për hartimin e planit rregulles për 20 vitet e ardhshme të qytetit muze. Ky projekt do ti japë fund kaosit urban

Qyteti i Beratit do të ketë planin e tij rregullues për vitet e ardhshme. Berati, qytet që është pjesë e UNESKO-s vitin e ardhshëm do të ketë të përcaktuar qartë edhe një plan të ri rregullues, institucionet e tij, vendet e lira për ndërtime, vijën e verdhë dhe zonën historike. Gjithçka është bërë e mundur nga studio “Lerman” e cila është zgjedhur për tenderimin e planit rregullues të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh optimist për realiyimin e këtij projekti, I cili brenda një viti do të përcaktojë qartë planifikimin urban për 20 vitet e ardhshme. Ky projekt do ti japë fund kaosit urban të krijuar gjatë viteve të fundit në qytetin muze.

Neue Zürcher Zeitung ndërron pamjen
E Mërkurë, 09.23.2009, 01:54pm

 Në vitin e 230 të botimit

 

Voal-online –E themeluar më 12 janar 1780, pra në prag të kremtimit të 230 vjetorit të saj, duke qenë kështu një nga më të vjetrat e botës, gazeta e përditshme Neue Zürcher Zeitung (Noje Zyrker Cajtung – Gazeta e Re e Zyrihut) sot, më 23 shtator 2009, ka dalë me një pamje të re. Pamjen e deridjeshme gazeta e kishte qysh prej vitit 1946, pra plot 63 vjet.

 

Me këtë rast „Neue Zürcher Zeitung“, me një shkrim të filluar në faqen e parë dhe të vijuar e të përfunduar në faqen 28, në rubrikën „Meinung & Debatte (Opione dhe debate), në editorialin e firmosur nga kryeradktori Markus Spillmann, „Substanz und Ästhetik“ (Thelbi dhe estetika) dhe nëntitull „Der Substanz mehr Ästhetik geben“ (Thelbit t’i japim më shumë estetikë) komunikon me lexuesit e saj për t’ua shpjeguar risitë që sjell ky ndryshim.

Tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu rol kryesor në La Bohème drejtpërdrejt në disa televizione perëndimore
E Martë, 09.22.2009, 03:48pm

Voal-online –Më 29 shtator është premiera botërore (mbasi filmohet direkt në rrugë dhe apartamente, së bashku me njerëzit) e operës "La Bohème" të Puccinit në Bernë të Zvicrës. Rolin kryesor e luan tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu.


Janë të ftuar të gjithë shqiptarët ta shikojnë edhe ata këtë transmetim të jashtëzakonshëm.
Është krenari për ne të gjithë.

Premierën botërore të “La Bohème”, ku pra luan rolin kryesor tenori i madh  mund ta shihni, pra më datën 29.09.2009 në: SF1, TSR1, RSI LA1 si dhe ARTE, në ora 20.05.
Po ushtarëve zviceranë në Somali
E Martë, 09.22.2009, 02:20pm

Këshilli i Shteteve ia konfirmon mbështetjen misionit  kundër piratëve Atalanta

Voal-online –Për Këshillin e Shteteve ky mision është me rëndësi. Po ushtarëve në ujërat e Gjirit  Aden për të asgjësuar sulmet e piratëve ndaj anijeve. Të martën dhoma e lartë e Parlamentit Zviceran ka dhënë në fakt dritën jeshile me 29 vota kundër 9. Fjala do t’i kalojë sërish Këshullit Kombëtar, i cili të mërkurën e shkuar ishte shprehur kundër përfshirjes së ushtarakëve. Të kota thirrjet e të Gjelbërve dhe Demokratëve të Qendrës, të cilët janë orvatur t’i bindin kolegët e partive të tjera të marrin të njëjtin vendimi si Këshilli Kombëtar. Kundër ishte ndërkaq ministërja e Jashtme Micheline Calmy-Rey, që ka rikujtuar se Zvicra duhet të marrë pjesë në planin antipirat nëse dëshiron të jetë e besueshme në rrafsh ndërkombëtar dhe të dëshmojë me fakte përkushtimin e vet për solidaritet ndërkombëtar.

Ekonomia e Zvicrës e merr veten më shpejt se parashikimi
E Martë, 09.22.2009, 07:53am

 SECO parashikon një rënie 1,7 për qind rënie të prodhimit të brendshëm bruto përkundër 2,7 për qind

 

 Voal-online –Pas muajsh të paqartësive dhe tensioneve për ekonominë, arrin lajmi i mirë: sekretaria e Shtetit e Ekonomisë (SECO) ka bërë të ditur të martën se ekonomia helvetike është duke e marrë veten më shpejt se ishte parashikuar.

 

SECO tani parashikon se në fakt sivjet prodhimi i brendshëm bruto do të pësojë një rënie 1,7 për qind përkundër vlerësimit të mëhershëm, të muajit qershor, se do të kishte një rënie prej 2,7 për qind. Kemi të bëjmë gjithnjë me rënie, por gjithsesi më pak se ishte parashikuar.

Në Bernë hapet Qendra e re Robert Valser
E Shtunë, 09.19.2009, 06:07am

Voal-online –Në Bernë do të hapet Qendra e re Robert Walser, një shtëpi ku të bëhet mbledhja, kërkimi, dokumentimi i veprës së poetit të shquar zviceran. Hapja do të përurohet me një vëllim të ri poetik dhe me një ekspozitë. 

Fondacioni Walser u zhvendos nga Zyrihu në Bernë në majin e sivjetëm. Ky fondacion ishte përqëndruar kryesisht në fushat kryesore të veprimtarisë së poetit zviceran.

 Robert Walser lindi në Biel më 1878 dhe jetoi një kohë të gjatë në Bernë.

 

 

Didier Burkhalter zgjidhet në qeveri
E Mërkurë, 09.16.2009, 01:18pm
Voal-online -Mbledhja e përbashkët e dhomave të Parlamentit Zviceran ka zgjedhur nojshatelianin 49 vjeçar, ekonomist, nga radhët e FDP-së, pasues të Pascal Couchepin në qeveri, duke u bërë kështu anëtari i 112-të i qeverisë i zgjedhur. Rrugën për në qeveri ia hapi kandidati tjetër i FDP, Christian Lüscher, i cili u tërhoq nga gara pas raundit të tretë të votimeve. Kandidati i CVP, Urs Schwaller, deri atëherë kryesues në votime, nuk do të kishte më mundësi për t’u zgjedhur, duke mbetur pas raundit të katërt me 106 vota nga 129 të fituesit.  SVP e cila kishte mbështetur më parë Luscher, e kaloi mbështetjen tek Burkhalter. Pragu i mjaftueshëm për t’u zgjedhur ishte 120  vota. Në raundin e parë të votimit u përfshi edhe kandidati jozyrtar i FDP, tiçinezi Dick Marty, i cili mori 34 vota.  Pastaj ai e tërhoqi kandidaturën.
Google: Zvicra kundër Street View
E Martë, 09.15.2009, 09:02am

Konfederata kërkon kujdes më të madh për privatësinë e qytetarëve

Voal-online –Ka krijuar probleme edhe në Zvicër „Street View“, shërbimi i Google Maps (Hartave të Gugëll) që lejon lundrimin virtualisht (me anë të internetit) nëpër rrugët.

 

Konfederata ka paralajmëruar se do të dërgojë në gjyq motorin e kërkimit të Internetit nëse nuk do ta pranojë brenda 30 ditësh kërkesën e autoriteteve për të treguar kujdes më të madh për privatësinë e qytetarëve.

 

Zvicra kishte kërkuar muajin e shkuar heqjen e pamjeve që i përkasin këtij vendi.

Tenis US Open: Federer triumfon në gjysmëfinale

E Hënë, 09.14.2009, 06:59am

E mundi serbin Gjokoviç dhe në finale shkon me Del Potro

Voal-online - Roger Federer ka fituar në gjysëmfinalen e US Open kundër serbit Novak Djokovic (ATP 4), me një rezultat shumë kritik  7-6 (7/3) 7-5 7-5 për 2 orë e 34'. Të dy kanë bërë një lojë të nivelit më të lartë, me një shpejtësi të rrufeshme duke e ruajtur gati gjatë gjithë ndeshjes një ekuilibër konstant. Seti i parë është vendosur përmes tie-break, ndërsa seti i tretë u mbyll me një goditje spektakolare përmes këmbëve. Me këtë goditje Federer do të befasohej edhe vetë. "Nuk kisha asgjë për të humbur. Gjatë stërvitjeve e kisha provuar shpesh, por asnjëherë nuk kishte funksionuar ", ka bërë shaka bazilezi, duke e definuar si "goditjen më të bukur të karierës".  Më poshtë do të komentonte: "Ndeshja ishte e jashtëzakonshme, e luajtur nga të dyja anët për mrekulli. Ishte shumë e fortë. Djokovic ka rezistuar deri në fund”. "Në finale do të luaj me Del Potro, një lojtar solid, që nuk ka arritur në finale për rastësi. Finalja do të jetë ala grande”, ka përfunduar Federer.
  » Në Zvicër po qëndron një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës
  » Dik Marti pranon të jetë kandidat për në qeveri
  » Studim: Zvicra ekonomia më konkuruese në botë pasuar nga SHBA
  » Fitore e madhe e Zvicrës kundër Greqisë
  » Kryetari i Partisë Socialiste lavdëron Urs Shvalerin si pasues të Kushpë
  » Këshilli i Madh bernez është kundër Jurës së Madhe
  » Në universitet shtatë zviceranë në dhjetë
  » Partia Socialiste nuk e mbështet Fulvio Pelin për në Këshillin Federal
  » Martina Hingis tani kërcimtare
  » Posta realizon 358 milionë franga të ardhura



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]