E Premte, 03.29.2024, 11:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 

UBS dhe SHBA gjejnë pajtimin


E Premte, 07.31.2009, 07:00pm

Hollësitë e marrëveshjes jashtëgjyqësore do të trajtohen në një konferencë të tretë telefonike

Voal-online –UBS dhe pala amerikane kanë gjetur pajtimin jashtëgjyqësor në moskuptimin ku ndodheshin prej muajsh. E ka bërë të ditur avokati i Departamentit të Drejtësisë të SHBA, Stuart Gibson. Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen në përfundim. Gjyqtari Alan Gold në fakt ka thirrur një takim të ri telefonik për të premten e ardhshme.

 Sot është mbajtur një konferencë e dytë telefonike, zgjatur pak minuta, ku gjyqtari kompetent ka marrë në pyetje të dyja palët. Zvicra përfaqësohej nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë  (DFGP), Deparamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAE) e nga Departamenti Federal i Financave (DFF). Në një notë të shpërndarë pasdite DFGP e DFAE pohojnë se për momentin nuk e mundshme të jepen informacione më të hollësishme mbi marrëveshjen, ngaqë janë ende në kuadrin e sekretit.

Zvicra përgatitet për 1 Gushtin Festën Kombëtare
E Premte, 07.31.2009, 03:14pm

Me këtë rast, në malin Säntis është ngritur flamuri më i madh helvetik në botë, i shikueshëm nga pjesa më e madhe e anës lindore të Zvicrës

Voal-online –Zvicra përgatitet për 1 Gushtin, Festën Kombëtare. Me këtë rast, në malin Säntis është ngritur flamuri më i madh helvetik në botë, i shikueshëm nga pjesa më e madhe e anës lindore të Zvicrës. Flamuri, me kryqin e bardhë tipik, në masën 120 metra me 120 metra, peshon 1,2 ton. Për ta vendosur atje ku ndodhet tashmë, kanë marrë pjesë një dymbëdhjetë alpinistë profesionistë. Zvicra e feston gjithmonë në mënyrë spektakolare festën e saj më të rëndësishme, 1 Gushtin, Ditën Kombëtare të Zvicrës, datë në të cilën, sipas kujtesës së brezave, në vitin 1291 zuri fill Konfederata Helevetike.

Cugu mbetet qyteti ku jetohet më mirë
E Enjte, 07.30.2009, 05:23pm

Për herë të tretë radhazi në krye të klasifikimit të “Bilanz” të vendbanimeve më të mira helvetike

Voal-online –Për të tretin vit radhazi, Cugu (Zug), ua kalon të gjithë rivalëve dhe renditet në krye të klasifikimit të realizuar nga revista “Bilanz” për qytetet ku jetohet më mirë në Zvicër. Në fund të klasifikimit, pa ndryshuar gjë në klasifikim as kësaj here, mbetet Le Locle, pavarësisht se Le Locle ka hyrë në listën e vendeve që janë pronë e UNESCO.

 

“Bilanz” ka analizuar 129 qyetet helvetike nëpërmjet këtyre kritereve: tregu i punës, dinamizmi, qetësia, transportet publike, aftësia blerëse e banorëve, strukturat sociale, detyrimet e tatimeve dhe taksave, turizmi dhe roli si qendër e banuar.

 

Qyteti romand më lart në klasifikim është Nyoni. Kreun e klasifikimit, si gjithnjë e ka zënë vendbanimet zvicerogjermane.

Vëllai i Madh zviceran në bunker
E Martë, 07.28.2009, 05:12pm

Strehimi antibërthamor evokon jetën në kohën e Luftës së Dytë Botërore

Voal-online –“Big Brother” jepet në ekranet e vegjël në Zvicër nga një bunker antibërthamor alpin, prej 27 korrikut deri më 14 gusht nga televizioni SF. Ky televizion do të transmetojë përditshmërisht jetën e njerëzve të mbyllur në bunkerin alpin, si një kohën e “Mobilizimit” në mbrojtje të Atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Reality show ka si sfond një qendër zjarri artilerie pranë rajonit të Stansaad, ku 25 burra do të jetojnë për disa javë, ndërkohë që gratë dhe fëmijët gjenden në një banesë fshatare.

Gotardi do të mbyllet tri vjet?
E Djelë, 07.26.2009, 06:14pm

Të dy portalët do të bllokohen për punimet mirëmbajtëse të galerisë

Voal-online –Nja dy vjet të mira mbyllur – ndoshta edhe më shumë – për trafikun e autostradave, në mënyrë që të lejohet mirëmbajtja e tunelit dhe të kryhen punimet e domosdoshme, ndër të tjera rritja e sigurisë në aksin kryesor nëpërmjet ndryshimeve të lartësisë në tunel, duke e çuar këtë nga 4,50 metra sa është tani në 5,20, gjithnjë në emër të sigurisë.

 Janë vlerësime të bëra nga inxhinierët e ngarkuar Zyrës Federale të Rrugëve për të kryer një studim rreth ndërhyrjes, të cilat janë publikuar në periodikun romand “Le Matin Dimanche”, parashikimet e të cilave shkojnë një vit përtej atyre të Zyrës Federale.

 Asnjë koment nuk i është bërë dosjerit nga Berna, sidomos për të shmangur spekullimet rreth mbylljes aq të stërzgjatur të tunelit, ndërkohë që studimi në fjalë nënvizon se “vetëm verën e ardhshme mund të bëhet një verifikim i saktë i gjendjes së tunelit”.

Swiss automatizon check-inët
E Djelë, 07.26.2009, 08:45am

Në dispozicion të aeroportit të Zyrihut në Kloten nja njëzet aparatura për klasin ekonomi

Voal-online –Duke nisur nga e enjtja, udhëtarët në nisje nga aeroporti I Zyrihut, në Kloten, me një biletë për klasin ekonomi, duhet ta bëjnë check-inin duke përdorur aparaturat e posaçme elektronike të vëna në dispozicion nga kompania Swiss.

Duke i pohuar lajmet e përhapura në shty, grupi ka shpallur se do të vihen në dispozicion aparaturat për ata udhëtarë që zgjedhin klasin më pak të kushtueshëm, ndërsa atyre që do të udhëtojnë në klasin e parë (first) dhe në klasin e dytë (business) do t’iu shërbehet në sportele.

Por nuk do të mungojnë punonjësit të cilët do t’iu japin ndihmë udhëtarëve më pak të mësuar t’I përdorin mjetet elektronike apo shërbimet aeroportuale.

Bazeli kthen në atdhe Aleksandër Frein

E Hënë, 07.20.2009, 11:19am

Kapiteni i kombëtares zvicerane blerë për 4 milionë euro nga Borusia Dortmund.

 

Voal-online –Bazeli kthen në atdhe kapitenin dhe goleadorin e kombëtares zvicerane Alexander Frei, duke e blerë nga Borussia Dortmund e Gjermanisë për 4 milionë euro. Sulmuesi i famshëm, 30 vjeçar, kthehet në qytetin e tij pas 11 kampionatesh, gjatë të cilave ai ka veshur bluzat e Lucernës, Servette-s, Rennes e Borussia Dortmund-it. Frei ka shënuar 34 gola në 74 ndeshje të Bundesligës me Borussia Dortmund. Me kombëtaren zvicerane të ftubollit ka realizuar 39 gola në 67 pjesëmarrje, duke vendosur rekordin e golashënimit me bluzën e kuqe me kryq të bardhë.
Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe Shqiptaret
Nga Alfred Papuçiu

E Mërkurë, 07.15.2009, 08:42am
Një ditë prej ditësh profesori zviceran Jean-Philippe Assal më ftoi të qëndroja familjarisht një muaj në vilën e tij në Konsh. Kishte një bibliotekë shumë të pasur, si dhe një diskotekë me qindra disqe me muzikë klasike, të lehtë dhe popullore. Ndër të tjera këngë të Laver Bariut, apo këngëtarëve të tjerë shqiptarë. Në bibliotekën shumë të pasur të profesorit të dëgjuar zviceran,  i etur pas profesionit të tij fisnik dhe human, por edhe pas artit dhe librave, gjeta në vitet 90-të, përveç veprave në frëngjisht të shkrimtarit tonë mbarëkombëtar, Ismail Kadaré,  një nga vëllimet e shkrimtares zvicerane Marie-Luce Dayer. Ajo me të shoqin, profesor Jean-Michel Dayer, drejtor shkencor i Spitaleve Universitare të Gjenevës, ishin miq shtëpie të profesor Assalit.
Të Gjelbërit kërkojnë një vend në qeverinë federale
E Hënë, 06.29.2009, 08:40am

Ekologjistët kërkojnë mbështetjen socialiste në favor të kandidatit të tyre

Vendi që Pascal Couchepin do të lerë bosh në Këshillin Federal këtë vjeshtë ia nxit oreksin edhe të Gjelbërve, të cilët iu kanë propozuar socialistëve të zgjedhin së bashku një përfaqësues ekologjist në qeveri. Si shpërblim, të Gjelbërit premtojnë se do ta ndihmojnë Partinë Socialiste për t’i mbrojtur dy vendet e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Sipas të të Gjelbërve janë të panumërta argumentet në mbështetje të tezave të tyre: para së gjithash duhet llogaritur forca e tyre elektorale dhe të 24 vendet në Dhomat Federale, pastaj përvoja e tyre në qeveritë kantonale dhe komunale.

 

Këtë objektiv e shpallte një komunikatë të lëshuar dje, ku thuhej se synimi nuk është për t’ua rrëmbyer një vend socialistëve në qeveri, por për t’u bashkuar me socialistët në qeveri. “Partia Socialiste dhe të Gjelbërit mund të marrin tri vende vetëm nëse përkrahin njëra tjetrën.” Së bashku, vazhdon komunikata, të dyja partitë mund t’i japin një hop ekonomisë: një “Green New Deal” varet nga mbështetja e së majtës.

Solar Impulse është avioni që fluturon falë diellit
E Premte, 06.26.2009, 03:31pm

Prototipi është prezantuar të premten në Duebendorf nga Bertrand Pikard

Voal-online – Mund të fluturojë ditë e natë dhe të mos ndotë. Është “Solar Impulse” avioni diellor prezantuar të premten në kantonin e Zyrihut nga Bertrand Piccard para 800 vetave, midis të cilëve edhe ministri i Energjisë Moritz Leuenberger dhe Princi i Monakos Alberto II. I madh sa një Airbus 340, ai është i lehtë si një automobil i përmasave mesatare dhe punon falë 12 000 qelizave diellore që ia mbulojnë krahët. Prototipi është realizuar nga një grup prej 700 kërkuesish të udhëhequr nga inxhineri Andrè Borschberg e nga vetë Piccard në rrjedhën e gjashtë viteve.

Aventurieri vodez ka pohuar që, “nëse një avion i këtij tipi mund të fluturojë ditën e natën pa furnizime karburantesh, nuk mund të besohet që të mos jetë e mundur edhe për një automobil”.

Piccard ka qëllim të bëjë udhëtimin e parë në botë në vitin 2012, në pesë etapa, secila nga pesë ditë. Brenda fundit të vitit do të jenë bërë provat e para në qiellin helvetik. Fluturimi i parë me hënë të plotë është parashikuar për vitin 2012.

  » Të gjithë të huajt që kanë bërë vepër penale do të dëbohen nga Zvicra
  » Radiotelevizioni Zviceran shpall masa të rrepta kursimi
  » Zviceranët: Pas Kushpë më mirë një grua
  » Ushtria zvicerane pushton Hollivudin
  » Bie diafragma e fundit midis Armstegut dhe Erstfeldit, tunelit më të gjatë të botës
  » Kushpë: Loja e hapur për pasuesin
  » Paskal Kushpë jep dorëheqjen
  » Të gjelbërit veprimtari për të drejtat e grave
  » Protesta të punonjësve francezë të ABB
  » Mark Forster flet për filmin e ri dhe të bijën Lia Enéa



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]