E Enjte, 04.25.2024, 12:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Për të ndalur ikjen e drejtuesve, UBS po mendon t'ua rritë rrogat 50%
E Djelë, 05.17.2009, 10:40am

Voal-online – Në UBS po përjetohet aktualisht një „ikje e personelit të kualifikuar“, e cila është shndërruar në dukuri. Kështu shkruante të Kaspar Villiger në numrin e djeshëm të gazetës Berner Zeitung.

Pas shkurtimeve të shpërblimeve, bërë kohët e fundit, ndodhur nën trysninë e politikës, nuk është më aq tërheqëse sa më parë nga pikëpamja e rrogave, në rrafshin e konkurencës, thotë presidenti i këshillit administrativ të institucionit.

Për shëndoshjen sa më të shpejtë dhe të sigurtë të gjendjes, Villiger ka paralajmëruar kundërmasa, por pa i përmendur ato konkretisht. Sipas agjencisë Bloomberg, UBS është duke menduar t’ua rritë rrogat 50% drejtuesve, në mënyrë që të ndalë kështu dukurinë e cila po merr përmasat e eksodit.
Gazeta "Der Bund" nuk do të mbyllet
E Enjte, 05.14.2009, 05:44pm

Voal-online  –Tani e ardhmja e gazetës berneze “Der Bund” (Bashkimi) është krejtësisht e qartë: ajo nuk do të mbyllet. Redaksia e gazetës prej tani e tutje do të punojë me 22 vende pune më pak. Nga vjeshta e vitit 2009 kjo gazetë do të jetë pjesë e grupit botues të gazetës së Zyrihut “Tages-Anzeiger” (Lajmëtari Ditor). Këtë e bënte sot të ditur kompania botuese përkatëse Tamedia.

Në të njëjtën kohë “Tages-Anzeiger” do të riorganizojë redaksinë e saj nga e para. Me anë të një bashkëpunimi të ngushtë me “Newsnetz”, “News”, dhe “Tages-Anzeiger” do të shkurtohen edhe 57 vende të tjera pune. Redaksitë e shoqërisë mediatike “Tages-Anzeiger” do të kenë gjithësejt 235 vende pune me kohë të plotë.

Drejtuesit e ndërmarrjeve më të paguar janë në Zvicër
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:16am

Voal-online – Me një rrogë mesatare 13 milionë franga në vit, drejtuesit e 7 grupeve (ABB, Credit Suisse, Nestlè, Novartis, Roche, UBS dhe ZFS), marrë në shqyrtim nga kabineti këshillimor evropian Hewitt, rezulton se manaxherët më të paguar në Evropë janë në Zvicër. Hetimi në fjalë iu përkiste 100 ndërmarrjeve kryesore evropiane. Dhe mesatarja e tërësishme e shpërblimeve vjetore për titullarët e tyre është 8,3 milionë. Në krye të klasifikimit – dhe kjo nuk është një risi – mbërrin padroni i Novartis, Danie Vasella, i cili më 2008 ka marrë 20, 5 milionë franga (+25%), i pasuar drejtpërdrejt nga Franz Hummer, me 15,2 milionë franga.

Kushtetuta e lejon hapjen e një tuneli tjetër autostradal në Sant Gotard
E Martë, 05.12.2009, 08:06am

Voal-online – Hapja e një tuneli tjetër autostradal në Sant Gotard, pa e shkelur Kushtetutën e Konfederatës Helvetike, është e mundshme, me kusht që të mos zgjerohen kapacitetet e trafikut, pra të qarkullimit të automjeteve. Këtë e ka bërë të ditur Moritz Leunberger, duke saktësuar se duhet kufizuar trafike në një korsi të vetme dhe duhet kufizuar shpejtësia në masën 80 kilometra në orë.

Në një intervistë dhënë në gazetën e të dielave, SonntagsZeitung, ministri i Transporteve,i është përgjigjur me këtë deklaratë Iniciativës së Alpeve, e cila flet për antikushtetueshmëri të këtij projekti. Këshilltari federal Leunberger, gjithsesi, ka saktësuar se dyfishimi i Sant Gotardit nuk është aq i nevojshëm dhe se shpenzimet për të do të ishin „të pamasa“.

Edicionin e dhjetë të Swiss Comedy Award e fiton Reto Celer
E Shtunë, 05.09.2009, 05:02pm
Voal-online - Reto Zeller, nga Shvici, është fitues i edicionit të dhjetë të Swiss Comedy Award. Simon Libsig, nga Argau, arriti në finale mbrëmjen e së premtes, me votën e publikut. Të dy këta kishn fituar më herë në Festivalin «Züri lacht» (Zyrihu qesh), zhvilluar më 19-31 tetor të vitit të kaluar. Është për t’u shënuar se fitorja e këtij çmimi nga një zviceran nuk ndodhte që prej vitit 2005.  Swiss Comedy Award merrej në këtë periudhë vetëm nga konkuruesit gjermanë. Herën e fundit e merrte Matthias Egersdörfer. Zeller dhe Libsig e kanë bërë për vete publikun gjatë gjithë fazave të konkurimit të sivjetëm, duke dalë fitues në mënyrë të merituar. Sivjet të gjithë mëtuesit gjermanë të këtij çmimi janë rrëzuar në finalen e edicionit. Mbajtësja e çmimit Swiss Comedy Award 2001, moderatorja televizive Sandra Studer ishte kryetare e jurisë.
Banka Kombëtare e Zvicrës shënon fitim 4,83 miliardë
E Premte, 05.08.2009, 01:19pm

Voal-online – Në tremujorin e parë, në të gjitha të dhënat e regjistruara këtë vit nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB-BNS), ajo ka shënuar një fitim prej 4,83 miliardë franga. Në këtë rezultat ka ndikuar prurja nga këmbimet e parave dhe rritja e çmimit të arit. Fondi i stabilizimit, i cili i ka mbajtur aktivë të ashtuquajturit “toksikë“ të UBS, ka pasur një peshë negative në këtë rezultat, në masën 453 milionë franga. Në një komunikatë të lëshuar të premten nga Banka Kombëtare e Zvicrës bëhet e ditur se është përmbyllur ndërkohë faza e transferimit të titujve dhe të kredive nga ana e këtij instituti financiar.

Charles Aznavour caktohet ambasador i Armenisë në Zvicër


E Enjte, 05.07.2009, 11:21am
Voal-online – Mediat botërore i kanë bërë shumë jehonë këtë ditë lajmit të ardhur nga kryeqyteti armen Erevan se këngëtari dhe aktori i famshëm Charles Aznavour, fëmijë prindërish armenë, është caktuar nga Armenia si ambasador i saj në Zvicër. Lajmin e dalë nga zyra e presidentit armen Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) e citoi nga agjencia Reuters. Charles Aznavour, sipas agjencisë zyrtare armene të lajmeve, Arminfo, do të jetë ambasador i Armenisë në Gjenevë, pra kështu do ta përfaqësojë këtë vend pranë OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Aznavour, 84 vjeç, u lind në Francë dhe filloi karrierën si këngëtar, ndërkohë që vazhdon ende të këndojë në të gjithë botën.  Ai mori shtetësinë armene në dhjetor 2008.
Zvicra do t'ia japë 10 miliardë dollarë Fondit Monetar Ndërkombëtar
E Mërkurë, 05.06.2009, 04:42pm
Voal-online – Këshilli Federal i Zvicrës ka dhënë të mërkurën mesazhin mbi kontributin e jashtëzakonshëm prej dhjetë miliardë dollarësh që Berna ka ndërmend t’ia akordojë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Fondet në fjalë do të vihen në dispozicion vetëm në rast të pamjaftueshmërisë së mjeteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe do të kenë një afat i cili do të zgjasë jo më shumë se dy vjet. Për shkak të përpjesëtimeve që ka marrë tashmë kriza ekonomike botërore, FMN-ja rrezikon të mos ketë burimet e mjaftueshme për t’iu garantuar shteteve të saj anëtare mbështetjen e duhur financiare.Lidhur me kreditin e garantuar nga Konfederata Helvetike, për të marrë formën e vendimit përfundimtar,  do të shprehet edhe Parlamenti.
Çështja jurasiane do të zgjidhet nëpërmjet votës popullore
E Hënë, 05.04.2009, 05:33pm

Voal-online – Bëhet e ditur se zgjidhja e çështjes së vjetër jurasiane do të hidhet në votime popullore: do të jetë tashmë popullsia ajo që do të fatin e rajonit. Kështu ka vendosur të hënën Asamblea Ndërjurasiane e mbledhur në Moutier (Bernë), ku ka paraqitur raportin final për zgjidhjen e konflikit, pa dhënë rekomandime të tjera.

Mes skenarëve të mundshëm: krijimi i një kantoni të ri të Jurës (përbërë nga Jura aktuale dhe ajo berneze); mbajtja e status quosë, ose forcimi i pozitës së tri lokaliteteve frankofone të kantonit të Bernës.
Doli nga spitali i riu i prekur nga gripi H1N1
E Djelë, 05.03.2009, 03:01pm

Voal-online – I riu nga Argau i prekur nga gripi H1N1 të dielë ka mundur të dalë nga spitali kantonal i Badenit ku ai kishte qenë i shtruar. “E ka kapërcyer gripin pa probleme dhe është shëndosh e mirë,” iu ka thënë mediave zëdhënësja e spitalit.

Ish i sëmuri me grip nuk është më ngjitës, ndërkohë janë ende në karantinë parandaluese 16 punonjës të spitalit që kishin qenë në kontakt me të sëmurin para se tek ai të konstatohej sëmundja, si dhe 15 nga miqtë dhe të afërmit e tij, që gjithashtu kanë pasur kontakte të tilla me të. Të gjithë këta janë trajtuar me Tamiflu.

I riu nga Argau, siç dihet, ishte shtruar në spital njëherë, pastaj ishte liruar. Dhe më vonë ishte shtruar prapë në spital përfundimisht të mërkurën e shkuar: ai sapo ishte kthyer nga Meksika.

 

  » UBS kërkon nga SHBA të tërhiqet denoncimi
  » Tamiflu duhet përdorur me masë, paralajmërojnë mjekët e farmacistët
  » Doris Loitard: Mos ua shkurtoni vendet e punës të rinjve, krijoni vende të reja pune për të rinjtë
  » Gripi i derrave, pesë të dyshuar në Zvicër
  » Austronauti Klod Nikolie është sulmuar fizikisht në Ukrainë
  » Lidhur me UBS Hans-Rudolf Merc propozon marrëveshje me SHBA
  » Ka vdekur themeluesi i firmës Stewi AG
  » Credit Swisse arrin rezultate të kënaqshme në tremujorin e parë
  » Monopoli postal zbret në 50 gramë
  » Sipas Boeoegg vera do të jetë e ngrohtë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]