E Mërkurë, 04.24.2024, 04:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SonntagsZeitung: Ministrat zviceranë shuplakë ndaj ministrit gjerman të Financave
E Djelë, 03.22.2009, 10:27am

Voal-online – Ministri i Financave Hans-Rudolf Merz e ka lënë me gojë hapur homologun e tij gjerman dhe kritikun e ashpër ndaj Zvicrës, Peer Steinbruck, duke hedhur poshtë ftesën e tij për një takim midis tyre para mbledhjes së G-20. „Ende nuk kemi parashikuar ndonjë takim me të,“ i ka thënë Merz gazetës së të djelave SonntagsZeitung. Kjo është një protestë e fortë kundër Steinbruck i cili kohët e fundit është përplasur me qeverinë e Bernës. Merz sheh rrezikun që në mbledhjen e G-20 Zvicra të përfshihet në listën e zezë të vendeve oaze të pagesës së taksave, çka kërkon një vëmendje të posaçme ndaj qëndrimeve të Berlinit në këtë periudhë. Hatërmbetjen e tij ndaj Steinbrück e demonstroi edhe Ueli Maurer, Ministri zviceran i Mbrojtjes: Ai kësaj jave në vend të një Mercedes të zi, ka përdorur një Renault Espace, „në shenjë proteste personale“. 

Federer pësoi humbjen e pestë nga Murrei
E Djelë, 03.22.2009, 08:39am

Voal-online – Në Indian Wells të SHBA nuk kemi një finale Rafael Nadal - Roger Federer. Federer u ndal në gjysmëfinale me 3:6, 6:4, 1:6 nga Andy Murray. Ishte humbja e pestë e Federer përballë skocezit gjashtë vjet më të ri. Një black-out çerekorësh i ka mjaftuar Roger Federerit të shijonte humbjen. Çuditërisht Federer gjuante në atë drejtim që Andy Murray e priste. Roger Federer ia dha pikët njëra pas tjetrës kundërshtarit Murray drejtpërdrejt nga shërbimi. Humbja e ndeshjes ishte e qartë që në setin e parë, rezultati i të cilit ishte 3:6 në disfavor të tij. Murray nuk ia lejoi vetes të humbte asnjë rast për të grumbulluar pikë. Pritej që Federer të ishte gjithnjë e më agresiv, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi, dëshira e tij për fitore sa vinte e zbehej përballë numrit 4 të botës.

Ismail Kadare bisedë filozofike në kanalin e parë zviceran
E Shtunë, 03.21.2009, 01:10pm
Voal-online – Në kuadrin e programeve speciale kulturore, sot kanali i parë zviceran, në gjuhën gjermane, ritransmetoi emisionin e së shtunës, emisionin bisedor me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare. Emisioni „Sternstunde Philosopie: Ismail Kadare über Albtraum und Poesie - Gespräch mit Roger de Weck“ ( Çast i madh filozofie: Ismail Kadare mbi ankthin dhe poezinë – Bisedë me Roger Weck) nga ora 08:55 deri në orën 10:00 e mëngjesit, kishte si pikënisje botimin e librit „Der Raub des königlichen Schlafs“ (Grabitja e gjumit mbretëror), në rubrikën romane të vogla dhe tregim (Kleine Romane und Erzählungen“ nga shtëpia botuese Amman Verlag, 2008. „Totalitarizmi ikën, plagët mbeten: Jo të gjithë janë çliruar në brendsinë e tyre. Këtë e di Ismail Kadare. Ai është një ndër më të medhenjtë në botën e letërsisë, kandidat për Çmimin Nobel. Dhe vjen nga një vend i vogël: Shqipëria.
Nga muaji prill Zvicra ndërpret azilin për kosovarët
E Premte, 03.20.2009, 08:42pm
RTK - Zvicra ka renditur Kosovën në mesin e vendeve të sigurta ku respektohen të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare. Qeveri zvicerane e ka vendosur Kosovën në listën e ashtuquajtur “Safe Countries” (vende të sigurta) ndërsa ka marrë vendim që nga prilli i këtij viti të mos pranojë azilkërkues nga Kosova, njofton Departamenti i policisë zvicerane. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Swissinfo.

Ndryshe, për shumë vite me radhë Zvicra ka qenë ndër vendet më të preferuara për azilkërkuesit nga Kosova. Sot në këtë vend jeton një numër shumë i madh i kosovarëve të cilët, si të përndjekur dhe të persekutuar, kanë gjetur aty strehim dhe siguri për vete dhe familjet e tyre. Voal-online.

Roxher Federeri në verë do të bëhet për herë të parë baba
E Premte, 03.13.2009, 03:55pm
Voal-online – Mediat elektronike zvicerane mbrëmë dhe ato të shkruara sot e kanë vënë në krye të faqeve të para dhe dukshëm lajmin se Roger Federer do të bëhet në verë për herë të parë baba. Superylli zviceran e bëri këtë të ditur kur ishte në turneun botëror tenistik në Indian Wells: Mirka Vavrinec dhe ai do të bëhen në verë prindër. Mirka është shtatzënë, ishte titulli i vebsajtit të tij (www.rogerfederer.com).  Ata janë të lumtur që së bashku, siç thotë Federer, të themelojnë së bashku familjen. “Ishte një ëndërr për ne të dy. Ne i duam fëmijët, dhe i gëzohemi shumë foshnjës sonë të parë. Mirka është për mrekulli, gjithçka po shkon mirë dhe normalisht.“ Roger Federer und Miroslava (Mirka) Vavrinec (31 vjeçe) ka më se tetë vjet që janë së bashku.
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës: Xehtarëve të Trepçës në 20 vjetorin e grevave të tyre historike
E Hënë, 03.02.2009, 09:00am

“Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia.” (Isa Boletini)

Xehtarë të nderuar, E gëzofshi Pavarësin e Kosovës ashtu siç e meritoni.

 

JU shërbeftë, shëndeti, arsyeja dhe vullneti për punë, për të krijuar dhe zhvilluar të mirat materiale, për mirëqënien tuaj dhe të mbarë Kosovës, e cila ka nevojë për forcimin dhe zhvillimin ekonomik, të demokracisë, ligjin e së drejtës, e të pavarësisë të posa lindur- e cila shumë do varet nga ne, se si do të kujdesem për shëndetin dhe mirëqënien e saj në zhvillim... Me fat në realizimin e dëshirave dhe të drejtave tuaja.

Zvicra i thotë po zgjerimit të qarkullimit të lirë me BE-në
E Djelë, 02.08.2009, 06:59pm

Voal-online – Referendumi aq i shumëpritur, i mbajtur sot në Zvicër, ia ka dhënë një po të qartë Marrëveshjes për qarkullim të lirë të punëtorëve të Bashkimit Evropian, zgjeruar me Bullgarinë dhe Rumaninë. Votat në favor të qarkullimit të lirë janë 56% për qind, sipas të dhënave përfundimtare. Vetëm katër nga 26 kantonet dhe gjysmëkantonet kanë qenë kundër Marrëveshjes. Ky është, pa dyshim, një hap tjetër i rëndësishëm i forcimit të marrëdhënieve midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian.

Zvicër: Referendum për zgjerimin me Bullgarinë dhe Rumaninë të qarkullimit të lirë të personave
E Djelë, 02.08.2009, 10:31am

Në Zvicër zhvillohen sot votimet për zgjerimin me Rumaninë dhe Bullgarinë të qarkullimit të lirë të personave. Votuesit zviceranë do të vendosin sot nëse do ta hapin tregun e punës të Zvicrës për anëtarët më të fundit të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë.  Referendumi zhvillohet pas kërkesës së Grupit Rinor të Partisë Zvicerane të Popullit, grup i cili ka krijuar frikë mbi mundësinë e shtimit në masë të imigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria.
Në bazë të marrëveshjes së lëvizjes së lirë brenda BE-së, qeveria zvicerane lejon shtetasit e BE-së të punojnë në Zvicër, ndërsa shtetasit zviceranë lejohen të punojnë në vendet e BE-së. Ky traktat lidhet në mënyrë direkte me marrëveshjet dy palëshe mes Zvicrës dhe BE-së që lejuan heqjen e barierave të tregtisë dhe të levizjes në vitin 1999. Zyrtarët e BE-së kanë lënë të kuptohet se nëse referendumi i nesërm rrëzohet, kjo do të shkaktonte anullimin e marrëveshjeve të tjera Zvicër-BE.

PAUL KLEE, PIKTORI GJENIAL BERNEZ I HARMONISË MUZIKORE TË NGJYRAVE
E Premte, 12.19.2008, 03:51pm

Paul Klee lindi më 18 dhjetor në Mynhenbukzè (Munchenbuchsee), afër Bernës, në vitin 1879. Ai lindi në një familje muzikanësh dhe mori shtetësinë e babait të tij gjerman, Hans Klee. Ndërsa nëna, Ida, ishte zvicerane. Shtatë vjeç fillon studimet për violinë e bëhet anëtar i një orkestre. Muzika do ta shoqëronte për gjithë jetën e tij. Duke filluar nga viti 1895 shumëfishohen vizatimet e tij të marra nga natyra: Berna me rrethinat e saj, Friburgu, Beatenberg, Liqeni Tun dhe Alpet. Në muajin nëntor 1897, Klee fillon edhe të mbajë një ditar të tijin, të cilin e vazhdon përditshmërisht deri në vitin 1918 e që do të bëhej i famshëm. Lodhur nga jeta që bënte dhe në emër të lirisë e të thellimit të artit të tij, ai vendos të shkoj në Mynih të Gjermanisë dhe të nisë mësimet në shkollën private të vizatimit të Heinrich Knirr. Pjekuria e tij intelektuale e artistike është e pandalshme: Paralelisht, Walter Ziegler i jep Klee mësime për teknikën e pianofortit. Naturisht, ai fillon të ndjekë edhe jetën artistike e kulturore të vendit (frekuenton ndër të tjera kursin e Franz von Stuck në Akademinë Mbretërore, ku njihet me piktorin Kandinsky). Pas një koncerti ai njihet me një pianiste: Karoline, thirrur në rrethet familiare Lily, me mbiemrin Stumpf. Midis tyre lind një marrëdhënie që dhjetë vjet më vonë do të shkojë në martesë.
Në jetën e një artisti të një niveli dhe ndjeshmërie të tillë dhe të nje përgatitjeje kulturore si e atij, nuk mund të mungonin udhëtimet në gjurmët e kolegëve të shekullit të tij në Itali. Në fillim të Shekullit XX, ai shkon në Milano, Gjenova, Piza, Roma, Napoli, e më në fund në Firence. Sapo kthehet në Bernë, më 1903, përgatit serinë e pikturave në teknikën orto, më vonë të njohur si “Zbulimet”. Pjekuria e tij intelektuale e artistike është e pandalshme:

Në vitin 1906 vë re se ai ka zbuluar tashmë stilin e vet personal, çka dëshmohet në këto fjalë të nxjerra nga ditari i tij i famshëm: “Kam arritur të kem përfundimisht stilin tim. Koncepti studim është tejkaluar. Gjithçka do të jetë Klee, edhe kur midis përshtypjeve dhe riprodhimeve do të kalojnë ditë të tëra, qoftë kur midis tyre do të jenë vetëm pak çaste.”
Në shtator të atij viti martohet në Bernë me Lily Stumpf. Çifti shkon në Mynih dhe pak më vonë lind Felix, djali i parë. Në moshën pesëdhjetë vjeç Klee mund të deklarohej një njeri i realizuar, i admiruar e i respektuar në gjithë botën. Por telashe të reja e përfshijnë atë dhe familjen. Këto i sjell një emër: Adolf Hitler. Më 30 janar 1933 Hitler bëhet kancelar i Raihut (Reich) dhe efektet ndjehen menjeherë. Gjatë mungesës së tij, shtëpia e Klee në Dessau bastiset deri në themele, ndërsa në prill atij i kërkohet ta vërtetojë prejardhjen e tij ariane. Në fund të prillit Klee largohet nga Dessau e shkon në Dusseldorf. Në të njëjtën kohë përjashtohet pa paralajmërim nga katedra e tij në Akademi. Me këmbënguljen e së shoqes Lily, e shqetësuzar nga përfrikësimet naziste, Klee vendos më 23 dhjetor ta braktisë Gjermaninë dhe të rikthehet në Bernë në shtëpinë ku kishte lindur. Klee vendos më 23 dhjetor ta braktisë Gjermaninë dhe të rikthehet në Bernë në shtëpinë ku kishte lindur. Mjerisht, sa arrin në Bernë, gati menjëherë i shfaqen shenjat e para të sklerodermisë dhimbjesjellëse, çka do të çojë në vdekjen e artistit pesë vjet më vonë. Në Gjermani arti i tij vlerësohet në kulm. Më 19 korrik 1937 hapet në Mynih ekspozita të cilën nazistët do ta quanin “Arti i degjeneruar” (një damkë që do të përfshinte një hapësirë tejet të gjerë të prodhimit artistik, in primis, natyrisht, atë muzikore, në atë periudhë tejet e avancuar për veshët tepër “delikatë” të nazistëve). Klee është i pranishëm në ekspozitë me 17 vepra. Së paku nja njëqind vepra përfshihen në koleksionet gjermane. Në shenjë admirimi e përkrahjeje, më 28 nëntor Klee pret vizitën e të madhit Picasso. Në shkurt, Kunsthaus e Zyrihut hap një ekspozitë me 213 vepra të viteve 1935-1940. Më 10 maj Klee shtrohet në spital, ku përkeqësohet dhe vdes në Locarno-Muralto, më 29 maj 1940 në moshën 60 vjeçare.

ZVICRA E PUSHTUAR NGA BORA


E Enjte, 12.18.2008, 08:44am

18 Dhjetor/ Voan-online – Zvicra vazhdon që të pushtohet nga bora. Pamjet e borës e bëjnë Zvicrën që t’i ngjajë një kartoline, por pa e përjashtuar nga bllokimi i rrugëve, aksidenteve. Deri dje ishin rregjistruar 200 aksidente dhe 17 të lënduar. Të rrëshqasësh në borë sot është diçka shumë e natyrshme, por duhet të jesh me fat të mos thyesh ndonjë këmbë apo krah. Banorët e Zvcrës e kanë në kulturën e tyre qytetare hapjen e rrugëve, duke i pastruar ato nga bora, por dëbora që bie pa rreshtuar duke mos bërë asnjë armëpushim e vështirëson detyrën e tyre. Vështirësia kryesore është se temperatura e lartë e kthen borën në akull, duke vështirësuar qarkullimin nëpër autostrada, por edhe atë hekurudhor si dhe të mjeteve të qarkullimit publik, siç janë tramat dhe autobuzët të cilët prej ngricës bllokohen në vend, siç ka ndodhur në Zürich, duke shkaktuar vonesa të gjata për qytetarët. Për disa orë është bllokuar edhe Aeroporti i Zürichut Kloten, duke bërë që të anullohen më tepër se 20 fluturime, ndërsa aeroporti i Bernës është bllokuar për dhjetë orë rresht. Bora ka mësyrë në të gjithë Zvicrën, vetëm në Gjenevë nuk ka rënë. Edhe sot pritet që të vazhdojë. Deri në ditët e weekendit ku pritet që të fillojnë rreshjet e shiut. Vetëm të hënën metereologë paralajmërojnë pak diell dhe mot të thatë.

  » Prej 12 Dhjetorit në Zvicër hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]