Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike
E Martë, 01.13.2009, 03:28pm
13 janar (Voal-online) – Bëhet e ditur nga Prishtina se Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë Ali Babaxhana, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare këtu. Në emër të qeverisë dhe të popullit të Kosovës kryeministri është shprehur mirënjohës e falënderues ndaj Qeverisë së Turqisë, kryeministrit Erdogan, presidentit Gyl, ministrit të Jashtëm Babaxhan, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë popullit dhe shtetit të ri të Kosovës. Pas asnjë ngurim, Turqia është prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën shtet i pavarur".
|
|
|
Freedom House: Shqipëria klasifikohet si vend pjesërisht i lirë, ndërsa Kosova si vend jo i lirë
E Martë, 01.13.2009, 11:37am
Analisti Tejlër Rojlenc, i cili mbulon Shqipërinë thotë se gjendja e lirive në vend nuk ndryshoi shumë në 2008 dhe në raport me vendet e tjera të rajonit është e dobët. Veçanërisht disa projekt-ligje të miratuara nga fundi i vitit, thotë ai, do të ndikojnë negativisht në përshkrimin e gjendjes në Shqipëri edhe në raportin e organizatës Feedom House për vitin 2009.
|
|
|
Bush: "Sfida më e madhe për SHBA mbetet terrorizmi" - Ka deklaruar në konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë
E Hënë, 01.12.2009, 05:45pm
12 janar (Voal-online)- Në kuadrin e problemeve të brendshme ka siguruar Barack Obamën se gjithçka po shkon mirë. “Kërcënimi më urgjent me të cilin duhen përballur ai dhe presidentët e tjerë është një sulm kundër atdheut. Mund të them se ende nuk është konkret, por ende jashtë është një armik që do të donte t’i dëmtonte amerikanët. Obamës i duhet të marrë vendime të cilat nuk kish menduar kurrë se do t’i merrteâ€. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth së ardhmes së tij, ai ka thënë se, sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë, do të dalë nga skena. “Jam gati të shihem në pasqyrë në Teksas pa u turpëruar,†ka përfunduar.
|
|
|
Tina Fey një Primadona e komedisë televizive në SHBA
E Hënë, 01.12.2009, 02:01pm
Në puntatën e parë të sezonit të 34-ërt që filloi të transmetohej më 13 shtator 2008, Tina Fey u kthye tek SNL në rolin e kandidates për zëvendëspresidente Sarah Palin në krah të Amy Poehler që interpretante Hillary Clinton. Ata që përgatisnin fushatë zgjedhore të Palin, thanë se guvernatorja ishte zbavitur pa masë. Në një intervistë që Fey dha për TV Guide, tha se “Nëse Palin fiton, ajo dilte e humbur, sepse do t’i duhej që të hiqte dorë nga roli për katër vjet rresh, duke i lënë shëndetin planetit tokë.â€
|
|
|
Islam Lauka, emri i Ambasadorit të Republikës të Shqipërisë në Prishtinë - Propozimi tek Topi
E Hënë, 01.12.2009, 11:30am
Islam Lauka është emri i propozuar nga kryeministri i shqipërisë Sali Berisha për ambasador në Prishtinë. Kandidatura ka mbërritur në tryezën e Presidenti të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi. Brenda afateve ligjore të përcaktuara në Kushtetutë presidenti do të vendosë nëpërmjet dekretit nëse do të pranojë apo jo kandidaturën e propozuar nga kryeministri Berisha. Mosprania e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë u bë sidomos problem gjatë vizitës së fundit që Presidenti Bamir Topi zhvilloi në Kosovë javën e kaluar, ku kreu i shteti shqiptar premtoi se së shpejti përfaqësuesi i diplomacisë shqiptare do të vendosej në Prishtinë.
|
|
|
Adem Demaçi: Të hapen dosjet e spiunëve edhe në Kosovë
E Djelë, 01.11.2009, 06:26pm
Voal-online- “Le të hapen të gjitha dosjet, menjëherë. Atyre që sot janë në pozita vendimmarrëse, sikur të ishin patriotë të vërtetë, ndërsa dihet që kanë bashkëpunuar me okupatorin, nuk duhet t`iu lihet vend sot ku merren vendime. Jugosllavia ishte një prej regjimeve më shtypëse dhe më të egra që kanë përjetuar shqiptarëtâ€, ka deklaruar në Prishtinë Adem Demaçi, i njohur edhe si Mandela shqiptar. Ky është qëndrimi i njeriut që ka vuajtur më së shumti dënim me burg në kohën e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, Adem Demaçit.
|
|
|
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol
E Djelë, 01.11.2009, 06:12pm
American Idol është huazuar nga televizionet e huaja, në 100 vende të botës, si dhe ka frymëzuar për shumë subjekte arti të kohës sonë. Kara DioGuardi është shprehur e bindur se me risitë e përmbajtjes që sjell sezoni i tetë, American Idol do të arrijë të çojë më tej suksesin dhe të zgjerojë publikun. Ajo është tashmë përkrah tre gjyqtarëve të tjerë, si Paula Abdul, Randy Jackson dhe Simon Cowell – të cilët vendosin se cilët këngëtarë duhet të shkojnë në shtëpi në fazat e hershme të garës, periudha tejet dramatike këto në rrjedhën e gjatë të emisionit.
|
|
|
Telegraph: Shuhet Kolonel David Smiley
E Djelë, 01.11.2009, 09:07am
David Smiley drejtoi nga ana britanike një operacion anglo-amerikan për të destabilizuar regjimin e sapo ngritur komunist në Shqipëri, të drejtuar nga i pamëshirshmi Enver Hoxha. Por Kim Filbi, që po punonte në sekret për rusët, ishte kontakti midis britanikëve dhe amerikanëve. Pothuajse të gjithë 100 agjentët e hedhur me parashuta ose të ardhur me anije, u torturuan ose u pushkatuan. Ky dështim e ngacmoi Smajlin gjatë gjithë jetës së tij.Bëmat e Smajlit kanë bërë që shumë të sugjerojnë, së bashku me disa kandidatë të tjerë, se ai ka qenë një model për Xhejms Bondin. Tekstin e plotë e keni në shqip dhe anglisht.
|
|
|
Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël"
E Shtunë, 01.10.2009, 04:14pm
Flet për La Repubblica kampioni Brazilian. Flokët e zeza i mban të hedhura, duke u kujdesur tepër për gërshetat e tij, t’i mbajtë nën një kontroll të fortë, që të mos e pengojnë gjatë lojës. Ronaldinho ngjan më tepër me një rapper. Ronaldo de Assis Moreira, 29 vjeç nuk i ka mbushur ende, në pulsin e dorës të majtë mban një orë të madhe të florinjtë, ndërsa në dorën e djathtë një byzylyk po të artë. "Dëgjoj samba, hip hop, salsa, rock e shumë të tjera. Atë lloj muzike që ka shumë ritëm brënda. Pastaj më pëlqen të kërcej. Pas futbollit, muzika është pasioni im i dytë i jetës.â€
|
|
|
Mërgimtarët - mall i pashuar për vatrën dhe gjuhën shqipe
E Shtunë, 01.10.2009, 03:52pm
Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura
Vërtetë jetojmë në djepin e demokracisë zvicerane, vërtetë duhet të jemi përkrahës të integrimit, por nuk do të dëshiroja kurrë që gjuha jonë të mos shkruhej e përdorej nga shqiptarët e të gjitha brezave që do të vijnë. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë, por respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd. Ndaj mbetet detyrë e prindërve që të tregohen të kujdesshëm në ruajtjen e shqipes.
|
|
|
Faqe 2654/2659: « :: ... 2651 2652 2653 2654 2655 2656 2657 ... :: »
|