E Shtunë, 04.20.2024, 01:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 
Mishelë dhe vajzat e Obamës arrijnë në Washington D.C.
E Djelë, 01.04.2009, 11:11am
4 janar (Washington Post) – Zonja e Parë e ardhshme Michelle Obama dhe dy vajzat e daj zbritën në Uashington mbrëmë dhe pritej të zënë vend në hotelin Hay-Adam. Ardhja ia lejon familjes të kenë një kohë në favor përpara se Malia dhe Sasha Obama të fillojnë nesër shkollën e tyre të re, Sidwell Friends. /Voal-online

Muslimanët dhe Hebrejtë e Bosnjes: Ndal dhuna në Gaza


E Shtunë, 01.03.2009, 06:55pm
Ansa - Voal-online– Mediat bëjnë të ditur se kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Semiha Borovac, muslimane, dhe kryetari i bashkësisë hebreje boshnjake Jakvo Finci, ia kanë bërë një thirrje të përbashkët bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë „vrasje në masë dhe shkatërimet masive“ në Rripin e Gazës. Borovac e Finci kanë kërkuar nga organizmat Euro-Atlantike e nga fuqitë e mëdha të përdorin autoritetin e të mbrojne të drejtat njerëzore të jetës dhe të paqes.
La Repubblica: Kontroll ndërkombëtar Gazës ?
E Shtunë, 01.03.2009, 11:10am

3 janar - Kryeministri Olmert ia ka shpjeguar nëpërmjet Livnit Sarkozisë se kur të ketë një armëpushim me Hamasin lind nevoja për të parashikuar një formë të kontrollit ndërkombëtar mbi Hamasin në Gaza. Çfarë ka në mendje Olmert ende nuk bëhet e ditur; por këmbëngulja është e qartë. Një armëpushim do të bëhej qesharak se një çast pas tij Hamasi rimerrte lëshimin e qoftë të një rakete mbi Izraelin. Ja pse Olmert mendon se një prani ndërkombëtare jo brenda Gazës, por rrotull Rripit të Gazës, e aftë t’ia garantojë Izraelit një zonë jastëk të sigurisë.Nëse Hamas do të shkelte paktin, atëherë do të lëshonte raketa Qassam jo vetëm kundër izraelitëve, por edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare, kundër vendeve që mund të bënin pjesë në këtë mision./Voal-online.

Rajs: SHBA duan një armëpushim të qendrueshëm në Rripin e Gazës
E Shtunë, 01.03.2009, 10:35am

3 Dhjetor – ZA - 3 Dhjetor – ZA - Sekretarja e Shtetit Kondolisa Rajs ritheksoi përkrahjen amerikane për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e Gazës. Megjithatë, ajo tha se administrata e presidentit Bush nuk do të shohë një kthim tek situata e muajit të kaluar, kur marrëveshja e ndërmjetësuar nga Egjipti prishej herë pas here nga raketat e Hamasit që hidheshin në Izrael. Komentet e sekretares Rajs për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pas një mbledhjeje me presidentin Bush. (Voal-online)

Livni: Vendimet për ndalim-zjarri do të varen nga analiza e përditëshme e gjendjes
E Premte, 01.02.2009, 10:32am

Ministrja e Jashtme izraelite Tzipi Livni tha dje se çdo vendim që mund të marrë Izraeli për të ndalur sulmet në Rripin e Gazës do të varet nga një analizë e përditshme e operacioneve ushtarake kundër grupit militant palestinez Hamas. Zonja Livni i bëri komentet në Paris pas bisedimeve me Presidentin francez Nikola Sarkozi dhe ministrin e jashtëm të Francës Bernard Kushner. Zonja Livni tha se sulmet izraelite ndaj Hamasit i kanë dhënë një goditje infrastrukturës së terrorizmit në rajon. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Egjiptit Ahmed Aboul Gheit tha në Kajro se çdo marrëveshje për armpushim mes Izraelit dhe Gazës duhet të përfshijë garanci.

Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës


E Premte, 01.02.2009, 10:03am

Voal-online - Pas dy vjetësh fushate zgjedhore, një fitorje të hatashme dhe një kalimi të stëzgjatur një turmë e panumërt do të jetë e pranishme në fillimin e ri. Amerika e prej vitit 2009 e tutje do të fillojë prapë me festë të përmasave gigante, të përbërë nga njerëz të të gjitha ngjyrave. Do të jetë turma më e madhe e grumbulluar në Washington. Në kohën kur Martin Luther King mbajti fjalimin historik “I Have A Dream” (Unë kam një ëndërr) në vitin 1963 ishin të pranishëm 250 mijë veta, në protestat kundër luftës në Vietnam në vitin 1969 ishin të pranishëm një gjymë milioni, për betimin e Lyndon Johnson në janar 1965 ishin të pranishëm një milion e 200 mijë veta. Tani do të jetë dyfishi.

Vetëm 30 mijë e kanë biletën për t’u ulur para tribunës gjigante me 1600 vende ku Barack Obama do të betohet mbi Biblën që Abraham Lincoln e përdori i pari më 1861 e që askush nuk e kishte nxjerrë më nga Biblioteka e Kongresit. Nja 250 mijë të tjerë kanë fituar të drejtën të rrinë në këmbë në një zonë prej nga e shohin së largu presidentin e ri dhe familjen e tij, këta konsiderohen të privilegjuar. Çasti është madhështor, festa do të zgjasë katër ditë, ajo përbëhet nga qindra ngjarje, ballot, darka bamirëse, ekspozitat e organizuara në qytet. Këshilli bashkiak i Washingtonit ka autorizuar baret dhe restorantet të rrinë të hapur ditë e natë për pesë ditë dhe për të shërbyer alkoolikë deri në pesë të mëngjesit, një vendim që është kundërshtuar nga komiteti organizator dhe nga policia, të shqetësuar se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

525 Vjetori i Huldryh Zvinglit, reformatorit të madh zviceran, i treti pas Martin Luterit dhe Kalvinit
E Enjte, 01.01.2009, 05:03pm

Voal-online - Huldrych Zwingli (Ulrich Zwingli ose Ulrico Zwingli) lindi, në Wildhaus të Sant Gallen, në Luginën e bukur të Toggenburgut, më 1 janar 1484 dhe vdiq më 11 tetor 1531. Ai ishte prijës i Reformimit në Zvicër.  Zwingli nuk ishte një vazhdues komplet i Erazmusit, por u largua prej tij qysh prej vitit 1516 dhe e zhvilloi në mënyrë të pavarur ideologjinë e tij. Zwingli ndërmori reforma themelore. Ashtu si nuk pati pajtime me bashkëkohës si Lutheri, doktrina e Zwinglit nuk gjeti pajtime as me reformatorë të mëvonshëm si John Calvin e të tjerë. Megjithatë ai është konsideruar krahas Marthin Lutherit dhe John Calvinit “Njeriu i tretë i Reformimit”.

S'ka armëpushim midis palëve ndërsa Mbretëresha Rania e Jordanisë dhuron gjak për fëmijët e Gazës
E Mërkurë, 12.31.2008, 04:09pm

Voal-online - Offensiva izraelite vazhdon në Rripin e Gazës. Premieri izraelit Olmert ka shpjeguar se nuk janë krijuar kushtet për të ndalur zjarrin. Hamas thotë se është i gatshëm të ndalë hedhjen e raketave nëse Izraeli ndalet dhe heq bllokimin e Gazës. Sipas Agjensinë të Kombeve të Bashkuara Unrwa: të paktën 25 % e palestinezëve të vrarë janë civilë të thjeshtë. Sipas burimeve të spitaleve lokale të vrarët janë 390, ndërsa të plagosurit 1.900. Hamasi ka akuzuar presidentin palestinez Abu Mazen se e ka planifikuar të gjithë këtë në bashkëpunim me Izraelin për të nxjerrë jashtë loje rezistencën islamike të Rripit të Gazës. E citon Jerusalem Post duke iu referuar  'Palestine Information Center. Përfaqësues të BE nisen në Izrael javën që vjen me qëllim që të ndërhyjnë për pushimin e zjarrit midis palëve. Kryeministri turk Recep Erdogan ka arritur sot në Damask për të diskutuar me presidentin sirian Bashar al-Assad rreth zhvillimeve të fundit në Gazë. Sipas burimeve të agjensisë siriane Sana, Erdogon arriti në Siri, për një qëndrim disa orësh, që është edhe ndalesa e parë e një turi diplomatik. Zyra e shtypit e Madhërisë së Saj në Aman bëri dje të ditur se Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisë dhuroi gjak në Qëndren Mjekësore Mbreti Husein, në kuadrin e një fushate kombëtare për t’iu dhuruar gjak fëmijëve të Gazës. Mbretëresha Rania gjithashtu lëshoi një deklaratë për opinon lidhur me situatën duke iu kërkuar shtetasve të ndihmojnë që sadopak t’iu lehtësohet dhimbja njerëzve që vuajnë në Gaza. Fondacioni i Lumit Jordan i Mbretëreshës këtë javë ndërmori një fushatë për të mbledhur ndihma financiare dhe ndihma të tjera për fëmijët dhe të tjerët që janë prekur nga dhuna në Gaza.

Presidenti Topi dekreton Kodin e Ri Zgjedhor
E Martë, 12.30.2008, 11:08pm

30 dhjetor (Voal-online) – Burimet nga presidenca bënë të ditur se Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi shpalljen e ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Kodi i ri Zgjedhor u votua dje në mesditë me 116 vota pro, duke i hapur rrugë përfundimisht ligjit të parapëlqyer me bashkëpajtim nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Ishin të pranishëm në seancën plenare 121 deputetë ndër 140 që janë mandatuar në Kuvend. Për Kodin e ri Zgjedhor votuan 116, kurse tre ishin kundër. U regjistrua një abstenim, kurse një tjetër, nuk mori pjesë në votim.

Europa kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza
E Martë, 12.30.2008, 10:32pm

30 dhjetor (Voal-online) – Në takimin e mbajtur në mbrëmje në Paris ministrat e Jashtëm europianë kanë kërkuar armëpushim të përhershëm dhe pranim të ndihmave humanitare në Gaza. Bernard Kushner ka deklaruar. „Duam armëpushim që të jetë i përhershëm në Gaza, një armëpushim i cili të jetë i respektuar, me një pranim të ndihmave humanitare tejet të siguruar, sepse viktimat janë të shumta dhe është e nevojshme të sigurohen ndihmat, pra edhe të rikthehet edhe procesi i paqes.“ Në këtë takim Javier Solana, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe Sigurinë ka thënë se Brukseli po punon për një zgjidhje të konfliktit në Gaza. „Pika e parë, ka përsëritur Solana, është armëpushimi i menjëhershëm, pika e dytë është hapja e kalimeve midis Gazës dhe Egjipitit, midis Gazës dhe Izraelit, ndërsa pika e tretë është rifillimi i menjëhershëm i ndihmave humanitare.“ Më herët sot Presidenti George W. Bush ka folur në telefon për krizën në Gaza me liderin palestinez Abu Mazen (Mahmud Abbas) e me presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Presidenti amerikan Bush ka folur për një armëpushim afatgjatë në Gaza, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndroe.

Opozita në Itali ka kërkuar që Hamas të përfshihet në procesin e paqes. Brazili ka kërkuar një konferencë ndërkombëtare të paqes. Nicolas Sarkozy do të presë të enjten ministren e Jashtme izraelit, Tzipi Livni, në Elizè. Dje ai kishte një bisedë telefonike me Hosni Mubarak. Ministri i Jashtëm gjerman, pas një bisede telefonike me Ministrin Izraelit të Mbrojtjes Ehud Barack, ka folur për në armëpushim humanitar. Mbretëresha Rania e Jordanisë iu ka kërkuar qytetarëve të vendit të saj të grumbullojnë ndihma për Gazën, nën parullën: “Ndihmoni vëllezërit.”
  » Tomas Shter Elioti, Poeti i Tokës, Ajrit, Ujit dhe Zjarrit
  » ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia
  » Në vitin 2008 u vranë 62 gazetarë
  » Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës
  » Parlamenti miraton ligjin për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorinë
  » Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ?
  » Këshilli i Sigurimit i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të ndërpresin luftimet
  » Bashkimi Europian kërkon armëpushim të menjëhershëm
  » Zherar Depardjë është 60 vjeç
  » Jakup Krasniqi: Mund të kërkojmë hise në Luginën e Preshevës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]