E Shtunë, 04.20.2024, 01:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 

Gjuha shqipe sa e mirë, sa e bukur sa e vlerë


E Shtunë, 12.27.2008, 12:51pm

Humbja e shqipes tek fëmijët e mërgimtarëve është humbje e madhe kombëtare

 

Nga Nexhmie MEHMETAJ

 

Është e domosdoshme që edhe shoqatat tjera shqiptare që veprojnë në Zvicër ta përkrahin mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe nuk është diçka private por ka të bëjë me një çështje që i përket gjithë kombit. Lë të bëhemi të gjithë misionarë të gjuhës shqipe. Le të ndihmojmë të gjithë së bashku që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën e bukur shqipe. Zëri i shqiptarëve në të dobi të kulturës sonë tingëllon fuqishëm po të jemi të bashkuar. Tani  Kosova është e pavarur dhe presim që mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mërgim të marrë  kahe institucionale.  

GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË


E Shtunë, 12.27.2008, 12:00pm

Voal-online - Falë tij kemi njërën prej mrekullive absolute të botës dhe mbështetjen përcaktuese për ndërtimin e njërit prej simboleve më të pavekshëm të demokracisë dhe të lirisë. Është fjala respektivisht për Kullën Eifel dhe për Statujën e Lirisë, të dyja buruar e realizuar nga mendja e pashoqe gjeniale e inxhinierit francez që ka emrin Alexandre-Gustave Eiffel (Aleksandër Gustav Eifel). Lindur në Dizhon më 15 dhjetor 1832, ai fillloi veprimtarinë e tij duke punuar më parë në ndërmarrje të ndryshme ndërtimi dhe pastaj si inxhinier këshillues.

Aty nga mesi i shekullit filloi të merret me ndërtime në hekur, pas problemeve që dolën nga ndërtimi i hekurudhave të reja. Prej vitit 1858 drejton kantjeret e kompanisë së Bordeaux e ndërtoi rrugën urë mbi Garonna në Levallois-Perret. Në vitin 1867 krijoi ndërmarrjen e vet për ndërtimin e llamarinave të çelikut, duke u bërë shpejt një specialist me famë ndërkombëtare në përdorimin e këtij materiali. Rrethuar nga bashkëpunëtorë të zotë, filloi një punë eksperimentuese mbi përdorimin e “trarëve rrjetëzues”, duke marrë pjesë në realizime si teknik bashkëpunues në galerinë qarkuese të Ekspozitës Pariziane të vitit 1867. Më 1876, bashkë me Boileau, ndërtoi në Paris ndërten e parë në hekur dhe qelq, “Magazin au Bon Marché”, ndodhur në rue de Sèvres, e vitin pasues urën e tij të parë të madhe në hekur: urën Maria Pia mbi Duero në Oporto. Për Ekspozitën e vitit 1878, realizoi hollet dhe hyrjen e ndërtesës kryesore nga ana e Senës. Në periudhën 1880-1884 projektoi e realizoi rrugën urë “Garabit mbi Truier”, vepër e rëndësisë së jashtëzakonshme që shpaloste të gjitha aftësitë e tij vizionare. Dhe është Ekspozita e vitit 1889 ajo që i vuri themele vizionaritetit të tij, duke ndëruar kullën e famshme pariziane e cila edhe sot mban emrin e tij, shprehje e përplotë e një zgjidhjeje teknike të përcaktuar që të përmbajë njëkohësisht cilësi të larta të fleksibilitetit dhe të rezistencës me një peshë minimale. Dimensionet e hatashme të kullës, përveçse në cilësitë strukturore dhe në harmonizimin e saj me pejsazhin urba (qytetës), ngjallën menjëherë gjykime kundërthënë nga ana e kulturës ariktektonike të periudhës, duke ndikuar gjithsesi pa dyshim në shumë teknika pasuese të projektimit. Këto dimensione janë gjigante dhe përfaqësojnë njërën prej sfidave më trimërore inxhinierike të realizuara ndonjëherë.
Kulla Eifel është e lartë 307 metra (por duke llogaritur antenën, i kalon 320 metrat), peshon sot, pas një restaurimi konsolidues, 11 000 tonelata (fillimisht peshonte 7500 tonelata). Kulla është realizuar duke përdorur 16 000 trarë çeliku mbi katër shtylla të stërmëdha të cilat i mbajnë. Pavarësisht stërmadhësisë së saj, Kulla ushtron mbi tokën një trysni prej vetëm 4 kg për metër katror, më e vogël se trysnia që ushtron një burrë i ulur në karrike. Prej vitit 1985, Tour Eiffel është shtuar me një mrekulli ndriçuese, realizuar prej llampadarësh në natrium, të cilat bëjnë që ajo zonë e Parisit të jetë një pejsazh tejet magjepsës. Realizimi i Statujës së Lirisë do të kishte një administrim shumë më të ndërlikuar dhe shpërndarë në role të ndryshme, duke filluar me përgjegjësinë për projektimin. Ideja për një shtatore kremtuese i mishërua më 1865, si monument simbol i miqësisë Franko-Amerikane. Me dizajnin u muar skulptori francez Frederic August Bartholdi, ndërsa për të projektuar mbështetjen e brendshme dhe suazat përkatëse u thirr bash Gustave Eiffel. Pas travajeve nga ndërtimi jo i lehtë i shtatores, më 4 korrik 1884, u mbajt një ceremoni Franko-Amerikane, për paraqitjen e monumentit, pastaj shtatorja u çmontua, pjesët, të amballazhuara, u dërguan nëpër oqean drejt Amerikës, ku arriti Ishullin e Lirisë më 19 qershor 1885. Pas vitit 1900 Alexandre Gustave-Eiffel u muar me aerodinamikën duke përmbushur kërkimet e tij me ndërtimin e të parës “galeri në erë”. Vdiq në Parisin aq të dashuruar prej tij, më 28 dhjetor të vitit 1923.

Barak Obama dhe simboli i Abraham Linkolnit
E Premte, 12.26.2008, 09:55am

ZA – Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të bëjë betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara me Biblën që përdori Abraham Lincolni kur bëri betimin e tij më tepër se 1 shekull më parë.  Bibla e Lincolnit ndodhet në koleksionin e  Bibliotekës së Kongresit  dhe iu presantua media këtë javë.   "Ideja e qeverisë së popullit, nga populli dhe për popullin nuk është shuar nga kjo botë…”  Natën e zgjedhjeve, presidenti i zgjedhur Barack Obama lexoi këtë thënie nga fjalimi i famshëm i  Getisburgut i Presidentit Abraham Lincoln. Por referencat e tij për Linkolnin nuk mbetën vetëm me këtë thënie. Kjo Bible që Presidenti Lincoln përdori për inaugurimin e tij, do të përdoret tani nga zoti Obama kur ai të bëjë betimin për në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar. Presidenti Lincoln njihet për misionin që ndërmori për heqjen e skllavërisë në mesin e shekullit të 19.  Bibla e  Lincolnit është pjesë e koleksionit të librave të rrallë në Bibliotekën e Kongresit në Washington. Clark Evans është shef i njërit prej seksioneve.  "Ka një lidhje të dukshme mes Linkolnit, emancipuesit të madh dhe faktit që presidenti i parë afrikano-amerikan do të përdorë për betimin Biblën që u përdor nga Linkolni".Bibla u ble posaçërisht për betimin e Linkolnit në vitin 1861 nga një sekretar i Gjykatës së Lartë amerikane. Vula e gjykatës tregon se kjo është pikërisht ajo bibël historike. Zoti Evans thotë se zakonisht Bibla nuk nxirret për ta parë publiku me përjashtim të rasteve si ky. "Një nga bukuritë e kësaj koincidence është se vetëm pak javë pas inaugurimit do të jetë 200 vjetori  i lindjes së Abraham Lincolnit".Komisioni i Inaugurimit presidencial thotë se zoti Obama do të jetë presidenti i parë që bën betimin me këtë Bibël që prej 150 vjetësh kur ajo u përdor nga Linkolni. //iç// 

Merry Christmas !<
E Enjte, 12.25.2008, 12:02pm

PËR SHUMË VJET GËZUAR KËRSHËNDELLAT !

 

Voal-online - Dita e Krishtlindjeve, Kërshëndellat, shënon 25 dhjetorin, Ditën e Lindjes së Jezu Krishtit. Tradita e festës së përvitshme të Ditës së Krishtlindjeve është disashekullore. Veshtulli, bima me blerim të përhershëm që thuret në formë rrethi dhe varet në dyert e shtëpive, për shembull, vjen nga Druidët, të cilët mendonin se duke e varur veshtullën në këtë mënyrë, ajo do të sillte fat dhe mbarësi. Besimi se bimë të tilla janë të shenjta vjen nga kohët e lashta kur besohej se kjo bimë lulëzon çdo 25 dhjetor, pra në Ditëlindjen e Krishtit.

Krahasimisht, mjaft i ri në traditën e kësaj feste është Pema e Krishtlindjeve, Christmas Tree, e cila mendohet të jetë filluar në Gjermani në Shekullin XVII. Përdorimi i qirinjve në pemët erdhi më vonë nga besimi se qirinjtë janë dhuratë e mrekullisë në Pemën e Krishtlindjeve. Banorët e Ishujve të Manhatenit, të ardhur nga kolonitë britanike në këtë vend, afirmuan emrin Santa Claus (Santa Klaus ), një variant hollandez i emrit të Shën Nikollës, i cili pati jetuar në Shekullin IV në Azinë e Vogël. Ndërsa tradita për zbukurimin e shtëpive me pemë përherë të gjelbëra, si bredhat, pishat, dëllinjat, veshtullat janë, padyshim, me prejardhje nga kohët e lashta, të para Perandorisë Romake. Pemët përherë të gjelbëra, ngaqë nuk vdesin në dimër, kanë simbolizuar jetën e pafundme, të përjetëshme dhe ishin shumë të parapëlqyera të mbaheshin në Luftanijet. Romakët e shndërruan gjelbërimin e përjetshëm në simbol të paqes. Dhe kur armiqtë pranonin të qëndronin nën to, atëherë kjo kuptohej si dorëzim dhe si arritje e paqes.Qirinjtë e kanë origjinën nga traditat ebraike të Përkushtimit ndaj Tempullit (Hanukkah ). Në Amerikë ky zakon është përcjellë nga Evropa nëpërmjet emigrantëve irlandezë. Prezepet, figurat e zvogëluara të krishtit dhe personazheve biblike është një zakon me përhapje të gjerë, që ka filluar nga viti 1233, nga Shën Françeku i Asizit në Itali. Festa e Krishtlindjeve ka gjithashtu dhuratat karakteristike që sjellin fat për miqtë, familjarët, të afërmit, si dhe llojet e ushqimeve më të parapëlqyera të veçanta për këtë festë. Po ashtu Festa e Krishtlindjeve ka ritualet e saj sipas grupmoshave të festuesve, të cilat janë përhapur nga një vend në tjetrin me kalimin e shekujve. Edhe tek Shqiptarët Festa e Krishtlindjeve festohet me shumë madhështi dhe përkushtim që nga zanafillat e kësaj feste e deri më sot. Krishterimi tek ne është shumë i hershëm dhe daton që nga Shekulli i pas Krishtit, kur Shën Pali kaloi nëpër Iliri dhe ngriti ipeshkvitë e para në vendin tonë.

Poetja që përuron Obamën
E Enjte, 12.25.2008, 11:43am

Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka ngarkuar poeten Elizabet Aleksandër (Elizabeth Aexander) të shkruajë dhe ta recitojë një poezi për përurimin e tij. Është hera e katërt që një poet shkruan posaçërisht dhe e lexon një poezi në një përurim të tillë. Poetja është e përgatitur për sfidën. The New York Times shkruan këto ditë se ajo po kqyr në “Zana e Arteve të Bukura” të W. H. Auden dhe në veprën e Gwendolyn Brooks, e para nga afrikano-amerikanët që fitonte Çmimin Pulitzer në poezi. Auden, sipas saj, shtron shumë pyetje të thella rreth mënyrës si ne e kemi përballur historinë, ndërsa Brooks ka pasur shumë ndikim në poezinë e Alexander.

Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin<
E Enjte, 12.25.2008, 11:37am

Nga Zef BUSHATI

 

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi një ligj i cili në thelbin e tij përmban një nga misionet më të rëndësishme të demokristianëve, i gdhendur fuqishëm në programin e kësaj partie. Pjesa më kryesore e idealeve demokristiane është lufta politike pa kompromis kundër ish sistemit komunist 50 vjeçar por edhe luftë politike kundër çdo pikpamje dhe ideologjie komuniste të mbartur nga një parti që pretendon se është socialiste. Për rreth 17 vite demokristianët kanë kërkuar vazhdimisht të hapen dosjet e ish Sigurimit të Shtetit si pjesa më e rëndësishme e nomenklaturës komuniste, e njëkohësisht të dënoheshin nëpërmjet një ligji të veçantë të gjithë ata zyrtarë të lartë komunistë që për 50 vite ushtruan genocid mbi popullin shqiptar.

Për demokristianët është një turp kur sheh se si deputetë të cilët pretendojnë se janë demokristianë nuk votojnë një ligj që është thelbi i idealit demokristian. Uroj deputetët Lesi e Ujka për votën e tyre në favor të ligjit e ndjej keqardhje për pesë deputetët e tjerë të cilët munguan e nuk votuan në ditën më të rëndësishme për demokristianët.

Presidenti Topi pret mediat
E Mërkurë, 12.24.2008, 01:22pm
24 dhjetor (Voal-online)- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dha sot një pritje në ambjentet e Pallatit të Brigadave me rastin e Vitit të Ri 2009 me të ftuar drejtues, gazetarë, administratorë, studiues dhe përfaqësues të tjerë të medias së shkruar dhe elektronike shqiptare. Me këtë rast, Kryetari i Shtetit iu përcolli të pranishmëve urimet më të ngrohta dhe të mira për Vitin e Ri 2009 në një fjalë përshëndetëse, në të cilën midis të tjerave u shpreh: “Të nderuar gazetarë e drejtues të mediave, Keni një mision sa të rëndësishëm aq edhe delikat, i cili nuk duhet të influencohet aspak nga interesa të kujtdo qofshin dhe besoj se edhe konkluzionet e Progres-Raportit të Bashkimit Evropian mbi punën e medias duhet të lexohen qartë si nga mediat ashtu edhe nga politika e biznesi. Liria e medias, edhe pse është një koncept i gjerë, nuk mund të mbetet më demagogji. Është në radhë të parë respekt për punën e një armate të tërë gazetarësh, por edhe korrektesë, etikë e përgjegjshmëri nga ana e tyre. Do doja t’ju falenderoja për rrugëtimin që kemi bërë së bashku gjatë këtij viti të nbushur me debate e ngjarje të rëndësishme për vendin! Ju siguroj se Institucioni i Presidentit do vazhdojë të mbetet transparent dhe mbështetës i medias së lirë e profesionale edhe në vitin e ardhshëm, i cili gjithashtu ka mjaft momente të rëndësishme për vendin tonë. Dhe pjesë e arritjeve të Shqipërisë, padyshim që jeni të gjithë ju. Prandaj, duke ju falenderuar, ju uroj Gëzuar Festat, një Vit të Ri sa më të mbarë e me energji pozitive për të përmbushur misioni tuaj fisnik! Suksese të gjithëve në profesion e mbarësi e begati në familjet tuaja dhe gjatë kësaj pritjeje do kemi mundësi të komunikojmë së bashku në mënyrë informale e për gjithçka!
Spiunët në vendet ish komuniste &
E Mërkurë, 12.24.2008, 12:19pm

ISH ÇEKOSLLAVAKIA:  Në vitin 2003 Republika Çeke botoi listën e personave që kanë bashkëpnuar me policinë sekrete të kohës së komunizmit, StB.Një listë me emrat e rreth 160 mijë të personave të pretenduar si bashkëpunëtorë, u bënë publike një dekadë përpara nga ish dezidenti Petr Cibulka, që tha atëherë si i kishte marrë informacionet prej një burimi që kishte mundësi të shihte dosjet e StB-së. Sllovakia hapi mijëra dosje sekrete të StB-së në nëntor 2004. Këto dosje përmbanin emrat e më shumë se 21 mijë vetëve, ku përfshihen informatorë dhe dizidentë të pretenduar, datojnë në mesin e viteve 1950.

GJERMANIA:  Pas ribashkimit, Gjermania kaloi një ligj në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi. Ligji për Dosjet e Stasi-t, i mbrojti ato nga shkatërrimi dhe mundësoi hapjen e tyre graduale. Çdo shtetas ka të drejtën të inspektojë dosjet personale dhe të gjejë se deri në çfarë mase Stasi ka ndikuar në jetën e tij. Më shumë se dymilion njerëz i kanë inspektuar dosjet e tyre.

POLONIA:  Në nëntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për hapjen e dosjeve të policisë sekrete që përmbanin informacione për diplomatë aktualë, ministra qeverie dhe anëtarë të parlamentit. Përpara këtij ligji, vetëm historianët dhe gazetarët kishin mundësi t'i shihin këto dosje, të cilat mbahen në Institutin Kombëtar të Përkujtimit (IPN) të ngritur në 1998 për të përndjekur krimet naziste dhe komuniste në Poloni. Dosjet janë bërë publike, por personat që tregohen se kanë bashkëpunuar kanë të drejtë të apelojnë në gjykata për të pastruar emrat e tyre.

 

Majkëll Xhekson shëndosh e mirë


E Mërkurë, 12.24.2008, 12:14pm

24 dhjetor (Voal-online)- Dje u bë e ditur se Majkëll Xhekson është shëndoshë e mirë. Zëdhënesi i këngëtarit e përgënjeshtroi lajmin e përhapur nga mediat perëndimore, të cilat gjatë këtyre ditëve kanë përhapur panikun për gjendjen shëndetësore të Mbretit 50 vjeçar të Muzikës Pop. Ato bazohen në bisedat e biografit të këngëtarit, Ian Halperin, me gazetarin hetues të revistës “Rolling Stone”. Mediat nuk duhet të ndikohen nga burime të paautorizuara, tha zëdhënësi i këngëtarit. Sidomos media të besueshme, siç është revista në fjalë, tha ai nuk duhet të bien në pozita të tilla në të ardhmen, sepse ashtu do të jenë viktimë e atyre që tentojnë të përfitojnë me spekullime. Shkas për përhapjen e lajmeve ishte fotografimi i Majkëll Xheksonit para dhjetë ditësh në Los Anxhelos, kur ai po shkonte për vizitë tek mjeku. Këngëtari kishte një maskë në fytyrë dhe ndodhej në një karrike me rrota. Kjo fotografi u përhap menjëherë në mediat perëndimore.

 

Helmut Shmit bëhet 90 vjeç


E Mërkurë, 12.24.2008, 12:02pm

Ai ishte kancelari i pestë i RFGJ-së

 

Deutsche Welle- Nga viti 1974 deri në 1982 si kancelar ai mbante njërin prej posteve më të rëndësishme politike në Republikën Federale të Gjermanisë. Mandati i tij si kancelar qëlloi në një kohë, kur Gjermania përballej me sfida të shumta politike dhe ekonomike. Gati 30 vjet më vonë Helmut Shmit (Schmidt) vazhdon të vlerësohet si komentues i ngjarjeve politike. Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së politikanit socialdemokrat Matias fon Helfeld (Matthias von Hellfeld) kujton stacionet më të rëndësishme të karrierës së tij.

"Kjo qeveri i është përkushtuar kontinuitetit të politikës social-liberale." Më 17 maj 1974 – Helmut Shmiti arriti kulmin e karrierës së tij politike. Ai u zgjodh kancelari i pestë i Republikës Federale të Gjermanisë. Ai është pasues i Vili Brantit (Willy Brandt), i cili dha dorëheqjen për shkak të zbulimit të një agjenti të RDGJ-së në zyrën e kancelarisë, e quajtur afera Gijom (Guillaume). Një karrierë e tillë nuk ishte e parashikuar. Terrori i ekstremistëve të majtë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe kërcënon shtetin gjithnjë e më shumë. Për t´iu kundërvënë vrasjeve të terroristëve Shmit reagon energjikisht, prej nga del në pah edhe një anë emocionale e kancelarit. Në kulmin e së ashtuquajturës "vjeshta gjermane 1977" rrëmbehet Presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Hans-Martin Shlajer (Schleyer). Partia Kristiandemokrate i bën thirrje Shmitit që në luftën kundër terrorit të shfuqizojë përkohësisht disa rregulla demokratike. Reagimi i tij nxjerr në pah demokratin e angazhuar, i cili ende vazhdonte të ruante përshtypjet nga modeli tronditës i nacionalsocializmit: „Sprova pa dyshim konsiston në atë, që ne sigurinë nuk duhet ta përdorim kundër lirisë. Ne mbrohemi kundrejt valës së intolerancës, që disa duan ta përhapin në vendin tonë. Për këtë qëndrim shteti paguan një çmim të rëndë, sepse ai nuk mund t´i shpëtojë jetën Hans-Martin Shlajerit. Në fillim të viteve 80-të del në pah, që Shmiti nuk kishte pas vetes shumicën e socialdemokratëve, kur ishte fjala për vendimin e dyfishtë të NATO-s lidhur me dislokimin e raketave të reja në Gjermaninë Perëndimore. Njëkohësisht në koalicionin mes socialdemokratëve dhe liberalëve kishin dalë në pah krisjet. Helmut Shmit kërkon zgjedhje të reja. Në këto zgjedhje ai nuk fiton kundrejt unionit kristiandemokrat/kristiansocial dhe liberalëve. Helmut Shmiti jep dorëheqjen, por ai mbetet i pranishëm në opinionin gjerman. Sot ai është botues i gazetës së njohur të përjavshme „Die Zeit“ dhe vazhdon të vlerësohet si komentues i zhvillimeve  politike./Voal-online.

 

 

  » Ish i përndjekuri Letër të Hapur Ambasadorit Uidhërs
  » Parlamenti miratoi në tërësi ligjin për “Spiunët”
  » Presidenti Topi është “pro” hapjes së dosjeve
  » Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë
  » Kryeministri Sali Berisha i vendosur për ligjin e “Spiunëve”&
  » Kejsi Tola në Eursong
  » City Journal: Kosova, model i tolerances islame
  » Shengeni vë Zvicrën në vështirësi
  » FRAZA POETIKE TË ARTUR REMBOSË (1854-1891 )
  » Gjek Marinaj kumtari i poezisë shqipe<



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]