E Premte, 04.19.2024, 03:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë gjatë seancës së nesërme plenare ligjin për hapjen e dosjeve


E Djelë, 12.21.2008, 09:05am

Deri në vitin 2005, mazhoranca socialiste mbrojti me fanatizëm të pashoq ish-agjentët dhe bashkëpunëtorët sigurimit të diktaturës, që tashmë mbanin poste shumë të larta në ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ. Një rast shumë i pazakontë ishte drejtimi i Gjykatës Kushtetuese nga një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që njihej publikisht për dhënien e verdiktit për varjen e intelektualit Havzi Nela në momentet kur themelet e diktaturës ishin në prag të shembjes. Fehmi Abdiu vazhdon të jetë ende anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Mijëra qirinj ndriçojnë Zvicrën në favor të një shoqërie solidare, ku forca matet me mirëqenien e më të dobtëve


E Shtunë, 12.20.2008, 02:20pm

20 dhjetor (Voal-online) – Sot prej orës 16:00 anembanë Zvicrës do të ndizen me mijëra qirinj, të cilët do t’i ndriçojnë urat, ndërtesat dhe sheshet, midis të cilëve edhe Sheshin Federal të Bernës. Aksioni „Një milion yje“, organizuar nga Karitas për të katërtin vit radhazi, synon të jetë një sinjal në favor të një shoqërie solidare, ku forca matet me mirëqenien e më të dobtëve,“ thuhet në deklaratën e organizatorit. Kjo veprimtari mbështetet, ndër të tjera, edhe nga këshilltarja federale Doris Leuthard. Vitin e shkuar anembanë Zvicrës u ndezën 90 000 qirinj. Pjesëmarrësit në këtë veprimtari ishin 200 000 veta.

Xhorxh W.Bush
E Shtunë, 12.20.2008, 09:26am

Presidenti Bush e vendos Kosovën në Programin Amerikan të përfitimeve tregtare

20 dhjetor- Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se Presidenti Xhorxh W. Bush nxori dje një shpallje duke shtuar Kosovën në programin e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave, që mundëson hyrjen pa doganë të 4650 podhime nga 131 vende dhe territore të caktuara. “Në dritë të faktit që Kosova është e pavarur nga Serbia, unë kam vendosur që Kosova do të jetë e caktuar si një vend i veçantë në zhvillim përfitues i Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave,” citohet të ketë shkruar Bush në një letër drejtuar liderëve të Kongresit Amerikan./Voal-online.

PAUL KLEE, PIKTORI GJENIAL BERNEZ I HARMONISË MUZIKORE TË NGJYRAVE
E Premte, 12.19.2008, 03:51pm

Paul Klee lindi më 18 dhjetor në Mynhenbukzè (Munchenbuchsee), afër Bernës, në vitin 1879. Ai lindi në një familje muzikanësh dhe mori shtetësinë e babait të tij gjerman, Hans Klee. Ndërsa nëna, Ida, ishte zvicerane. Shtatë vjeç fillon studimet për violinë e bëhet anëtar i një orkestre. Muzika do ta shoqëronte për gjithë jetën e tij. Duke filluar nga viti 1895 shumëfishohen vizatimet e tij të marra nga natyra: Berna me rrethinat e saj, Friburgu, Beatenberg, Liqeni Tun dhe Alpet. Në muajin nëntor 1897, Klee fillon edhe të mbajë një ditar të tijin, të cilin e vazhdon përditshmërisht deri në vitin 1918 e që do të bëhej i famshëm. Lodhur nga jeta që bënte dhe në emër të lirisë e të thellimit të artit të tij, ai vendos të shkoj në Mynih të Gjermanisë dhe të nisë mësimet në shkollën private të vizatimit të Heinrich Knirr. Pjekuria e tij intelektuale e artistike është e pandalshme: Paralelisht, Walter Ziegler i jep Klee mësime për teknikën e pianofortit. Naturisht, ai fillon të ndjekë edhe jetën artistike e kulturore të vendit (frekuenton ndër të tjera kursin e Franz von Stuck në Akademinë Mbretërore, ku njihet me piktorin Kandinsky). Pas një koncerti ai njihet me një pianiste: Karoline, thirrur në rrethet familiare Lily, me mbiemrin Stumpf. Midis tyre lind një marrëdhënie që dhjetë vjet më vonë do të shkojë në martesë.
Në jetën e një artisti të një niveli dhe ndjeshmërie të tillë dhe të nje përgatitjeje kulturore si e atij, nuk mund të mungonin udhëtimet në gjurmët e kolegëve të shekullit të tij në Itali. Në fillim të Shekullit XX, ai shkon në Milano, Gjenova, Piza, Roma, Napoli, e më në fund në Firence. Sapo kthehet në Bernë, më 1903, përgatit serinë e pikturave në teknikën orto, më vonë të njohur si “Zbulimet”. Pjekuria e tij intelektuale e artistike është e pandalshme:

Në vitin 1906 vë re se ai ka zbuluar tashmë stilin e vet personal, çka dëshmohet në këto fjalë të nxjerra nga ditari i tij i famshëm: “Kam arritur të kem përfundimisht stilin tim. Koncepti studim është tejkaluar. Gjithçka do të jetë Klee, edhe kur midis përshtypjeve dhe riprodhimeve do të kalojnë ditë të tëra, qoftë kur midis tyre do të jenë vetëm pak çaste.”
Në shtator të atij viti martohet në Bernë me Lily Stumpf. Çifti shkon në Mynih dhe pak më vonë lind Felix, djali i parë. Në moshën pesëdhjetë vjeç Klee mund të deklarohej një njeri i realizuar, i admiruar e i respektuar në gjithë botën. Por telashe të reja e përfshijnë atë dhe familjen. Këto i sjell një emër: Adolf Hitler. Më 30 janar 1933 Hitler bëhet kancelar i Raihut (Reich) dhe efektet ndjehen menjeherë. Gjatë mungesës së tij, shtëpia e Klee në Dessau bastiset deri në themele, ndërsa në prill atij i kërkohet ta vërtetojë prejardhjen e tij ariane. Në fund të prillit Klee largohet nga Dessau e shkon në Dusseldorf. Në të njëjtën kohë përjashtohet pa paralajmërim nga katedra e tij në Akademi. Me këmbënguljen e së shoqes Lily, e shqetësuzar nga përfrikësimet naziste, Klee vendos më 23 dhjetor ta braktisë Gjermaninë dhe të rikthehet në Bernë në shtëpinë ku kishte lindur. Klee vendos më 23 dhjetor ta braktisë Gjermaninë dhe të rikthehet në Bernë në shtëpinë ku kishte lindur. Mjerisht, sa arrin në Bernë, gati menjëherë i shfaqen shenjat e para të sklerodermisë dhimbjesjellëse, çka do të çojë në vdekjen e artistit pesë vjet më vonë. Në Gjermani arti i tij vlerësohet në kulm. Më 19 korrik 1937 hapet në Mynih ekspozita të cilën nazistët do ta quanin “Arti i degjeneruar” (një damkë që do të përfshinte një hapësirë tejet të gjerë të prodhimit artistik, in primis, natyrisht, atë muzikore, në atë periudhë tejet e avancuar për veshët tepër “delikatë” të nazistëve). Klee është i pranishëm në ekspozitë me 17 vepra. Së paku nja njëqind vepra përfshihen në koleksionet gjermane. Në shenjë admirimi e përkrahjeje, më 28 nëntor Klee pret vizitën e të madhit Picasso. Në shkurt, Kunsthaus e Zyrihut hap një ekspozitë me 213 vepra të viteve 1935-1940. Më 10 maj Klee shtrohet në spital, ku përkeqësohet dhe vdes në Locarno-Muralto, më 29 maj 1940 në moshën 60 vjeçare.

LONDRA DHE BERLINI RATIFIKOJNË PROTOKOLLIN E SHQIPËRISË ME NATO-n


E Premte, 12.19.2008, 03:27pm

19 Dhjetor 2008 - Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbylli procesin e Ratifikimit të Protokollit të Shqipërisë me NATO-n. Pas kalimit në komisionet parlamentare, u  bë edhe depozitimi i instrumentit, sipas ligjeve në fuqi. Edhe Parlamenti Gjerman ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit në NATO për Shqipërinë. Në këtë mënyrë edhe Gjermania përmbyll procedurën parlamentare të ratifikimit. Futja e Shqipërisë në NATO është një hap konkret që kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Europës.(Voal-online)

 

Presidenti Bush mbi arritjet në fushën e sigurisë kombëtare
E Enjte, 12.18.2008, 05:00pm

ZA – 18 Dhjetor - Në atë që ndoshta mund të jetë fjalimi i fundit i zotit Bush për sigurinë kombëtare, Presidenti shprehu mirënjohje për burrat dhe gratë amerikane në radhët e forcave të armatosura dhe foli për disa nga momentet historike gjatë mandatit të tij. Zoti Bush pohoi se vendi dhe presidenca e tij ndryshoi në mënyrë dramatike pas 11 shtatorit, kur terroristët rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën në kullat e qendrës botërore të tregtisë, në Pentagon, ndërsa një tjetër u rrëzua në shtetin Pensilvania. “Atë pasdite, dielli perëndoi mbi një botë krejt tjetër. Pas zërave se do të kishte edhe sulme të tjera, amerikanët fjetën atë natë me pyetjen se çfarë do të sillte e ardhmja”.

Dënohet përgjegjësi i genocidit në Ruandë


E Enjte, 12.18.2008, 04:44pm

18 Dhjetor - Gjykata Ndërkombëtare Krimit për Ruandën e ka dënuar me burg të përjetshëm, Theoneste Bagasora, ish zyrtarin e lartë të ministrisë së mbrojtjes të Raundes për përfshirje në gjenocidin e vitit 1994. Bagasora akuzohej të kishte drejtuar gjenocidin në Ruandë dhe thuhet të kishte bashkëpunuar me të akuzuarit e tjerë në planin për të zhdukur pjesëtarët e minoritetit Tutsi si dhe të Hutuve të moderuar. Më heret Gjykata e Ruandës, e cila ndodhet në Tanzani, dënoi kunatin e ish presidentit të këtij vendi me 20 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në gjenocid. Protais Zigiranjirazo akuzohej se i takonte skuadroneve të vdekjes që vranë qindra mijëra vetë gjatë konfliktit në këtë vend.

Rreth 800 mijë Tutsi dhe Hutu të moderuar u vranë brenda një periudhe 100 ditëshe gjatë vitit 1994.(Voal-online)

ZVICRA E PUSHTUAR NGA BORA


E Enjte, 12.18.2008, 08:44am

18 Dhjetor/ Voan-online – Zvicra vazhdon që të pushtohet nga bora. Pamjet e borës e bëjnë Zvicrën që t’i ngjajë një kartoline, por pa e përjashtuar nga bllokimi i rrugëve, aksidenteve. Deri dje ishin rregjistruar 200 aksidente dhe 17 të lënduar. Të rrëshqasësh në borë sot është diçka shumë e natyrshme, por duhet të jesh me fat të mos thyesh ndonjë këmbë apo krah. Banorët e Zvcrës e kanë në kulturën e tyre qytetare hapjen e rrugëve, duke i pastruar ato nga bora, por dëbora që bie pa rreshtuar duke mos bërë asnjë armëpushim e vështirëson detyrën e tyre. Vështirësia kryesore është se temperatura e lartë e kthen borën në akull, duke vështirësuar qarkullimin nëpër autostrada, por edhe atë hekurudhor si dhe të mjeteve të qarkullimit publik, siç janë tramat dhe autobuzët të cilët prej ngricës bllokohen në vend, siç ka ndodhur në Zürich, duke shkaktuar vonesa të gjata për qytetarët. Për disa orë është bllokuar edhe Aeroporti i Zürichut Kloten, duke bërë që të anullohen më tepër se 20 fluturime, ndërsa aeroporti i Bernës është bllokuar për dhjetë orë rresht. Bora ka mësyrë në të gjithë Zvicrën, vetëm në Gjenevë nuk ka rënë. Edhe sot pritet që të vazhdojë. Deri në ditët e weekendit ku pritet që të fillojnë rreshjet e shiut. Vetëm të hënën metereologë paralajmërojnë pak diell dhe mot të thatë.

Revista “Time” emëron Barak Obamën “Njeriu i vitit 2008”


E Mërkurë, 12.17.2008, 06:53pm

17 Dhjetor /Revista “Time” ka zgjedhur fare pa mëdyshje njeriun e vitit Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obamën (Barack Obama) “Njeriun e vitit”. Prestigjiozja amerikane ia ka kushtuar Obamës edhe ballinën e parë të numrit përkatës. Pamja e vendosur në ballinë, krijuar nga ish artisti i rrugës Shephard Fairey, qe shndërruar në një simbol të fushatës së tij zgjedhore. Kjo revistë ka një traditë të gjatë që, në javën e tretë të dhjetorit, të emërojë personalitetin më të shquar të vitit përkatës. Barak Obama është afroamerikani i parë që zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndoshta për herë të parë në histori, një kandidat presidencial ka gjetur një përkrahje pothuaj të njëzëshme jashtë vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Voal-online)

Kodi i ri Zgjedhor ende peng i grindjeve PS-LSI<
E Mërkurë, 12.17.2008, 02:04pm
17 Dhjetor - Partia Demokratike e Shqipërisë, në emër të shumicës në pushtet, e ka ftuar edhe sot Partinë Socialiste (PS) të gjejë pajtim me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Partia Demokratike pranoi se ka pajtim të gjerë me Partinë Socialiste, por ajo deklaron se i përmbahet zgjerimit të këtij pajtimi, çka ajo ia lë dorë tani partisë më të madhe të opozitës.
  » LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN
  » Tema e Dosjeve
  » GORDON BRAUN VIZITË TË PAPRITUR NË IRAK
  » SARKOZI:  "Ne duam një Europë të fortë..! "
  » Protestuesit pushtojnë Televizionin Grek<
  » Të fejuarit e Titanikut pas 11 vjetësh 
  » LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË
  » Arrestime në Moske -
  » Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës
  » Vdiq Horst Tappert – Ishte Ispektori Derrik



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]