VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Comments

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
Comments
 
» FISNIKËRIA E UDHËHEQJES OSE FISNIKËRIA - KY VIRTYT I MUNGUAR NË SHQIPËRINga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA

Populli nuk Gjykohet
vedshehu@yahoo.com Vedat Shehu03.06.2010, 02:40pm

I nderuar Shefqet Meko;
Te lumt per analizen, por populli nuk gjykohet, kur mbetet pa organizim; porulli nuk gjykohet per nje fragment te historise. Fragmente fatale te historise kane kaluar edhe popuj te tjer qe ka chuar deri ne zhdukjen e tyre, por askush nga analistet objektive nuk ka gjykuar si te padenje ndonje popull. Ju duket sikur e shkarkoni fajin e krereve, qe kane te bejne me nje popull te heshtur e te manipulueshem per te pranuar padrejtesira deri ne poshtrim . Mu me duket sikur kerkoni te thoni qe kete qeleshe te flliqur qe e ka populli mbi krye e paske te merituar kur e percaktoni me fjalet:
"Nuk ka një komb të dytë në glob që të shohë ashiqare se si tallen njerëzit me aspiratat e veta dhe sërish populli të heshtë dhe të "nusërojë". Nuk ka një komb tjetër në Europë, që të shohë se si përdhoset e drejta e tij dhe të heshtë...Popujt në Europë dhe Amerikë nuk presin thjesht të flasin partitë dhe "liderat" por bëjnë gykimin e tyre dhe lëvizin...Në Tiranë njerëzit lëvizin nëse "flet Partia" dhe "të mëdhenjtë"... Ja, vështroni, edhe tani populli pret "thirrjen e nënës" që të protestojë për çmimin e dritave apo krizën që i është hedhur mbi shaptulla! Një shoqëri e lirë vetëorganizohet për t'u mbrojtur nga shteti dhe flet me zërin e vet para thirrjeve politike".
Ketej dekl nje pyetje e madhe, i nderuar bashkeqytetar, qe ju duhet t'ia beni vetes: "....gjejeni vet"
Respekt per analizen qe keni bere per kreret, por jo per popullin
Me te mira
Vedat Shehu 


Mire fisnikeri, po si?
vedshehu@yahoo.com Vedat Shehu03.06.2010, 01:09am

Nga Zoti Shefqet Meko na jepet me te vertet nje tablo reale e gjendjes tone "ne vend numro" per njezete vjet. Konkluzioni i tij eshte vertete fisnik, por kerkesa e tij per t'u treguar fisnik, si politikani lakmues edhe qytetari punetor e njekohesisht edhe i papune, mbetet si nje deshire hyjnore.
Ne kemi nje proverbe gjenial: "Nje dru e shtrember prish gjithe baren". Kjo eshte per shoqerine qe duhet te ecij me nje hap drejte se mires, drejt progresit. Po kur druja e shtrember, ne shoqerin tone, eshte vete kreu, si duhet hequr? Historia na meson se Hitleri erdhi ne krye te Gjermanise pak a shume ne menyre demokratike. Po a mund t'a hiqte populli gjerman me fisnikerine e vet. U desh koalicioni boteror qe ia hoqi kete te keqe. Me duket se demokracia para-bolshevike dhe
para- hitleriane ne Evrope ishte ne nje nivel te admirueshem, pmvaresisht se ne kushtet e sotme ka avancuar shume edhe per shkak te asaj se forcat qe sollen ne fuqi bolshevizmin nga nje ane dhe nazizmin nga ana tjeter kane deshtuar me turp.
Tek ne u hoq me dhune populore monumenti i Enverit ne mes te Tiranes e, mandej kudo qe ndodhej. Ra Enveri, ra Komiteti Qendror me ne krye Enverin dhe Enveristet, por nuk ra kulti i bolshevizmit i ngulitur te PPSh e me tej.
Tek ne, forca politike qe mbiu si kerpudhe pas shiut plliste, si ne kllapi, rrugeve te Tiranes "Poshte Komunizmi", pa u kujtuar asnjehere te therriste Poshte PPSh me ne krye Enver Hoxhen. Te gjitha Partite komuniste te botes (te pakten 81) kishin denuar kultin kriminal te Stalinit, Enver Hoxha nepermjet PPSh ngrinte larte kriminalitetin e Stalinit, duke ruajtur tiparet kriminale te bolshevizmit. Ketej del qarte se qe te thuhej poshte komunizmi kenaqte deshirat e antareve te PPSh qe, me Enverin ne krye, kishin kritikuar dhe poshtruar nje per nje Partite Komuniste te Evropes Azise, e me tej, ku kish. Vete ish PKSh qe mbante emerin PPSh nuk pati bere asnje perchapje per t'u distancuar nga Stalini, krimet e tij ne emer te bolshevizmit. Po as qe mund t'i shkonte nderment qe te shkeputej edhe nga bemat kriminale te Enverit. Pra Krimet e Enverit ne emer te marksizem-leninizmit i mbajti per vete. Nga gjiri i saj, edhe pse Enveri u zhgrye, u perlye e u perbalte, nuk doli asnje trim, pa le me fisnik qe te argumentonte dhe te hidhte poshte bemat bolshevike-marksist-leniniste te Enverit. Pra e ashtuquajtura PKSh mori emerin e trete PSSh dhe u fute e nderuar ne parlamentin qe kish ndaluar komunizmin. Me kte akt parlamenti i Shqiperise pajtohet faktikisht me krimet e PPSh dhe ndersehej e i lihte Henes per krimet e komunizmit ne bote. Parlamenti, si i trullosur, kishte ndaluar me ligj Partine Komuniste, por jo Partine Ultrakomuniste te veshur me lekure te re..
Mesim nga historia e PPSH nuk nxorren dot as PPSh (PSSh) as PDSh.
Problemet e demokracise dhe progresit ekonomik te Shqiperise nuk mund te zgjidhen me fisnikeri, pa nxjerre mesim nga pervoja e hidhur historike, pa flakur ne koshin e plehrave bemat e PPSh dhe te Enver Hoxhes dhe jo te komunizmit. Vete Enver Hoxha qe distancuar nga komunizmi i bute i botes duke aplikuar nje bolshvizm sipas deshires se vete.
Ketej mund te konkludohet se, qofte se:
- PSSh nuk del me nje rezolucion te botuar ne Zerin e Popullit qe denon qendrimet staliniste te Enver Hoxhes dhe krimet e tij dhe te PPSh,
- PDSh nuk therret "Poshte PPSh dhe mesimet e Enver Hoxhes',
- Shqiptari i lire nuk therret me ze demokratik: "Posht bemat e PPSh dhe te Enver Hoxhes",
nga gjiri i popullit Shqiptar nuk mund te dale asnje fisnik, per te fisnikeruar krimet.
Me respekt
Vedat Shehu 


 
Add Your Comment:

Your Name:
Your Email:
Title:
Comment:
 Security Number
 


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]