E Premte, 03.29.2024, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
Comments
 
» I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI

Dy pasaktësi
psluarasi@yahoo.com Petro Luarasi07.01.2010, 08:34am

Shkrimtari dhe studjuesi i nderuar kolonjar z.Naum Prifti na ka ofruar një material interesant me mbresat e tij mbi personalitetin e Prof.Skënder Luarasin dhe meriton respekt.
Por si në mjaft raste të tjera kur jepen kujtime ka edhe ndonjë pasaktësi e cila duhet të ndreqet për të mos patur keqkuptime.
Po ndalemi në citimin:’'Sikurse më ka thënë vetë Skënderi, disa muaj më vonë, ai u befasua kur e pa librin “MIGJENI” në vetrinat e librarive me autor Gjovalin Luka. “Mund të kishim punuar paralelisht, më tha Skënderi, pavarësisht nga njëri-tjetri, prandaj e shfletova përmbledhjen me kujdes. Shkrimet, komentet, vërejtjet qenë të miat, ndryshonte vetëm emri i përmbledhësit’’.
1. Duke u konsultuar me kujtimet e S.Luarasit dhe dokumentatpërkatëse
ai akuzonte për përvetësim materiali dhe per mjaft komente e vërejtje të gabuara të Gjovalinit ndaj Migjenit e veprës së tij të cilat i kemi sqaruar në shtyp (mund të shihni edhe në internet)
2.Në lidhje me Stefan Priftin, kunatin e Dhimitër Shuteriqit, (PENDIM PËR NJË VEPRIM JASHTË NORMAVE ETIKE) historia dhe ‘’pendesa’’ e S.Luarasit nuk qëndron e ka pasaktesi në interpretim e konkluzion duke e krahasuar me sa ka shkruar vetë S.Luarasi në kujtimet e tij. Nuk bëhej aq fjalë për terminologji fetare e lavdërime për Zotin por për lavdërimet që jezuiti Pustinçiç i bënte pushtuesve fashistë e Duçes. Pse a mund të tolerohej ky material dhea mund të pendohej S.Luarasi që demaskoi këtë literaturë fashiste? Dhe për më tepër historia me studentin është ndryshe, ai ishte një provokacion i stisur gjë që e provon fakti që S. Prifti doli i panjollë ndërsa S.Luarasin e kritikuan!(Shikoni artikullin ‘’Dritëhijet e Shuteriqit e qitapi i babës’’ në internet).
Sidoqoftë z. Naum Prifti dhe vëllai i tij z. Peter kanë qenë padyshim ndër adhuruesit e Petro N. Luarasit dhe Skënder Luarasit. 


 
Add Your Comment:

Your Name:
Your Email:
Title:
Comment:
 Security Number
 


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]