Gjysma e fëmijëve amerikanë janë mbipeshë, kjo ka një impakt negativ në shëndetin e kombit amerikan. Për këtë arsye Zonja e Parë e Amerikës fillon një fushatë, të cilën e shpjegon në shkrimin e saj manifest:
Prej vitesh e dimë se obeziteti infantil është kthyer një problem për Amerikën. Sipas statistikave një e treta e fëmijëve të këtij vendi është mbipeshë, dmth obez. I marrim me mend dhe pasojat se si ndihen fëmijët tanë dhe se çfarë ata mendojnë për veten e tyre. Dhe së fundi githashtu i dimë rreziqet se kjo situatë mund të ketë në shëndetin e tyre dhe ekonominë tonë, miliarda dollarë që ne shpenzojmë për të kuruar patologji që janë pasojë e obezitetit, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret.
Gjithashtu e dimë se edhe gjërat nuk kanë qenë gjithnjë kështu: kur ne kemi qenë të vegjël shumica prej nesh bënte jetë të tillë që na lejonte të gëzonim shëndet të plotë. Për çdo ditë shkonim në shkollë në këmbë, në orën e gjimnastikës vraponim, dhe luanim për orë të tëra përpara darkës në ajër të pastër. Në shtëpi konsumonim ushqime të shëndetëshme të përgatitura në kuzhinat tona, në përbërje të të cilave padyshim që do të kishte të paktën një porcion zarzavate të gjelbra.
Sot për shumicën e fëmijëve shëtitja për të shkuar dhe kthyer nga shkola është zëvendësuar nga një lëvizje me autobuz apo veturë. Pasditet e kaluara duke luajtur në ajër të pastër janë zëvendësuar nga orë e orë të kaluara nëpër dhoma të mbyllura, përpara televizorëve apo duke luajtur lojra në internet.
Dhe për shumë prindër që tashmë punojnë deri në orët e vona ose që punojnë në më tepër se një punë, nuk është kurrë e mundur që të hanë bashkë me fëmijët të paktën një vakt në shtëpi të mbledhur së bashku në familje rreth tavolinë së bukës. E tashmë është fare e qartë se se prej stresit ekonomik dhe prej ritmeve shumë të egra të jetës moderne, mirëqenia e fëmijëve tanë është shumë herë e lënë pas dorës ose e harruar fare.
Kërkojmë të jemi të ndershëm me veten tonë: fëmijët tanë nuk ka arritur në këtë situatë vetëm për faj të tyre. Nuk kanë vendosur ata se çfarë t'iu shërbehet në mensat shkollore apo nëse është ora për gjimnastikë apo çlodhje. Fëmijët tanë nuk kanë vendosur t'i mbushin prodhimet ushqimore me sai të jashtëzakonshme sheqeri dhe sode, si dhe për t'i shërbyer në procione të stërmëdha, as që t'i kenë nëpër duar dhe madje kudo që të shkojnë këto prodhime. Nuk bën hesap a duhej të kishin ndonjë karamele me vete apo të shkojnë për të ngrënë në një
fast food: nuk janë ata që vendosin për vaktet e të ngrënave. Jemi ne në komandë. Jemi ne që i marrim vendimet.
Kjo në fakt përbën një lajm të mirë: mund të vendosim që ta zgjidhim këtë problem. Prandaj kemi lançuar : Let's Move - Le të lëvizim - një fushatë kombëtare që ka një pikësynim të vetëm: të zgjidhë problöemin e obezitetit tek fëmijët në harkun e një gjenerate, kështu që fëmijët që lindin sot kur të jenë të rritur do të kenë një peshe¨normale dhe do të gëzojnë shëndet të plotë.
Kjo fushatë nuk ka për qëllim që të kthejë prapa akrepët e sahatit apo të gatuajë një darkë me pesë pjata për çdo mbrëmje. Askush prej nesh nuk ka kohë që ta bëjë këtë. Nuk është rasti që t'i thuhet jo gjithçkaje: sigurisht që është rasti t'u thuhet po edhe ëmbëlsirave, akulloreve, hamburgerave dhe patateve të skuqura, që janë pjesë e gëzimit të fëmijësirë.
Let's Move ka pikësynim të bindë familjet që të ndryshojnë stilin e jetës, që përshtatet me oraret e tyre, me buxhetin e tyre me nevojat dhe shijet e tyre. Ambicia e kësaj fushate është që t'u jepen prindërve instrumentat e nevojshëm për të mbajtur në formë dhe shëndet të mirë familjet e tyre, që familjet e tyre të konsumojnë ushqime që janë më ushqyes për ta - më tepër fruta të freskëta, zarzavate dhe drithra integrale më pak sheqerna, yndyrna dhe kripë - nëpër shkollat e kombit tonë. Ambicia jonë është t'i ndihmojmë dyqanet që këto të furnizojnë me ushqime të freskëta atë pjesë të komunitetit që nuk ka mundësi të tjera dhe për të gjetur mënyra se si t'i ndihmojmë fëmijëta tanë se si të jenë gjithnjë në lëvizje fizike në shkollë e shtëpi.
Nuk do të jetë e lehtë për të pasur sukses. Nuk bëhet fjalë për diçka që mund ta zgjidhim një herë e mirë, një herë e përgijthmonë me një ligj që aprovohet në Kongres apo me një urdhër qeveritar të presidentit. Jam konsultuar me shumë ekspertë përsa i përket kësaj teme dhe asnjëri prej tyre më thanë se zgjidhja e obezitetit infantil është një mënyrë se si qeveria t'u thotë njerëzve si si të veprojnë.
Secili prej nesh, ama, mund të udhëheqë një jetë më aktive dhe më të shëndetëshme për fëmijët e tij: prindërit duhet të gjejnë zgjedhjet më të shëndetëshme për familjet e tyre; kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e qeverive lokale duhet të bëjnë punën e tyre për të pasur një qytet sa më të shëndetshëm; edhe sektori privat ka detyrat e tij, sidomos prodhuesit e ushqimeve të cilët kanë për detyrë që të oftrojnë ushqime të shëndetëshme dhe të pastra, ashtu edhe pronarët e dyqaneve të cilët duhet të kuptojnë se kjo bëhet për të mirën e fëmijëve tanë dhe familjeve tona, dhe po ashtu do të ketë të mirat e saj edhe për sa i përket biznesit.
Dhe pikërisht për këto motive i kam rënë vendit pashë më pashë duke folur me grupe të ndryshme dhe etnish të ndryshme, duke filluar prej asosacioneve të prindërve amerikanë tek prodhuesit dhe shitësit e produkteve ushqimore, me autoritetet, me drejtuesit e mensave shkollore, duke u kërkuar atyre që të bëhen pjesë e fushatës Let's Move - Le të Lëvizim. Që kur është nisur kjo fushatë shumë furniutorë mensash të shkollave e kanë pe¨rmirësuar cilësinë e ushqimeve që shërbehen nëpër shkolla, duke dyfishuar dozat e ushqimeve të freskëta që u jepen fëijëve tanë.
Bizneset prodhuese të lëngjeve që pijnë fëmijët kanë filluar që të japin në etiketa tregues të detajuar të pe¨rbërësave të produkteve të tyre, duke filluar prej sasisë të kalorive, të cilat lexohen lehtë prej fëmijëve. Të dhëna të tilla jepen edhe në makinat automatike nga ku fëmijët blejnë produkte ushqimore.
Akademia kombëtare e pediatrave ka filluar fushatën për kontrollin shëndetësor të fëmijëve, duke individualizuar fëmijët obezë dhe duke njoftuar pas kësaj menjëherë prindërit në mënyrë që familja të fillojë menjëherë për të zgjidhur problemin. kemi hapur po ashtu një sit-web - me linkun: Let's Move.org - që ofron këshilla se si fëmijët të hanë në mënyrë të shëndetëshme për të qenë sa më në formë.
Këto ndryshime janë vetëm një fillim, dhe pe¨r ta arritur këtë objektiv na duhet jo pak kohë. Por megjithëkëtë jemi plot me besim se nëse seicili prej nesh do të bëjë atë që i takon dhe se ne të gjithë së bashku do të bashkëpunojmë, do të mund t'i garantojmë fëmijëve tanë jo vetëm mundësinë për të pasur sukses, por edhe forcën për të përfituar menjëherë nga këto mundësira, për të shkëlqyer në shkollë, për të vazhduar karrierën, për të qëndruar në një hap me fëmijët të cilët do t'i kenë, për t'i parë tek rriten nipat dhe, ndoshta, kushedi, edhe stërnipat. Ky është objektivi i Let's Move. Ky është misioni i The First Lady./Elida Buçpapaj