VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sejdiu dekretoi Selimin komandant të FSK-së


E Shtunë, 12.20.2008, 01:09pm (GMT+1)

20 dhjetor (Radio Evropa e Lirë) - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar sot Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimin Komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
"
Bazuar në kompetencat që më janë dhënë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si Komandant Suprem i FSK-së, të Ligjit për FSK-në, si dhe bazuar në rekomandimin e Kryeministrit të Kosovës, të datës 19.12.2008, shpall këtë dekret për emërimin e Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi Komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës", thuhet në vendimin e presidentit Sejdiu.(Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]