VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
"Benjamin Button" e "Millionaire" më shumë kandidatura për çmimin Oskar E Enjte, 01.22.2009, 06:01pm (GMT+1) Vëmendjen e mediave e tërheq fakti se dyshja Brangelina, ose Brad Pitt e Angelina Jolie, janë kandidatë në kategorinë e aktorëve protagonistë. Mes më të mëdhenjve të për5jashtuar nga gara bie në sy Leonardo Di Caprio, për Revolutionary Road. Partnerja e tij në film, Kate Winslet kandidohet për The Reader. 22 janar (Voal-online) Në Los Anxhelos u shpallën sot fituesit e mundshëm të çmimit më të lartë të Hollivudit. Me 13 kandidatura gjithësejt e prin garën e sivjetme Oskar filmi "The Curious Case of Benjamin Button" (Rasti kurioz i Benjamin Batën), një film dramë i regjisorit David Fincher ku Brad Pitt luan një burrë i cili kthehet mbrapsht në moshë. Ndërsa "Slumdog Millionaire" (Milionieri rrjepacak), fitorja e paparë e një jetimi në një lojë teleivizive në Indi pasohet me 10, vijuar nga "The Dark Knight" Kalorësi i errët (nga seria Batman) dhe "Milk" (Qumështi) me nga tetë. Fincher, në kategorinë e filmave më të mirë, do të ketë përballë "Frost/Nixon" të Ron Howard, që ndërton një nga intervistat më të famshme të gazetarisë amerikane; "Milk" të Gus Van Sant, me një Sean Penn të jashtëzakonshëm nën petkun e një kreu të politikës deklarativisht pervers; historia indiane e "Slumdog Millionaire" e regjisorit Danny Boyle, triumfuese në Golden Globe; kundërthënësi "The Reader" (Kalorësi) i Stephen Daldry, që tregon raportin mes një ish nazisti dhe një djali shumë të ri. Këta tituj përbëjnë edhe listën e kategorisë së regjisë më të mirë. Në kategorinë e aktorëve joprotagonistë: Heath Ledger për rolin e Joker në "The Dark Knight", Josh Brolin (Milk), Robert Downey Jr. (Tropic Thunder), Philip Seymour Hoffman (The Doubt), Michael Shannon (Revolutionary Road). Gratë: Penelope Cruz për "Vicky Cristina Barcelona", Viola Davis për The Doubt, Marisa Tomei për The Wrestler, Amy Adams për The Doubt, Tarajo P. Hanson për "The Curious Case of Benjamin Button". Në kategorinë e filmave të huaj: Banda Baader Mheinof; francezi La classe; izraeliti Valzer con Bashir; japonezi Departures; austriaku Revanche. Filma animativë: dy tituj Disney - Wall-e e Bolt - e një Dreamworks, Kung-Fu Panda. Vëmendjen e mediave e tërheq fakti se dyshja Brangelina, ose Brad Pitt e Angelina Jolie, janë kandidatë në kategorinë e aktorëve protagonistë. Mes më të mëdhenjve të për5jashtuar nga gara bie në sy Leonardo Di Caprio, për Revolutionary Road. Partnerja e tij në film, Kate Winslet kandidohet për The Reader. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe] |