Toger Kolombo “luan†rolin e fundit të jetës së tij
E Premte, 12.19.2008, 01:57pm (GMT+1)
Në rrugët e Los Angeles u shfaq "Toger Kolombo". Ishte i veshur keq, arrogant, shahej me policët dhe me këdo që përpiqej t'i afrohej. Aktori Peter Falk dukej sikur ishte duke interpretuar rolin e një të moshuari që vuante nga një gjëndje konfuze. Njerëzit e shihnin e pastaj kthenin kokat mos shihnin më pas trupën e xhirimit. Por më kot. Toger Kolombo nuk ishte në ndonjë rol të ri të karierës së tij. Peter Falk, 81 vjeçar ishte vetvetja, dhe misterin e kësaj sjellje e zbuloi këtyre ditëve e bija Catherine, e cila u tregoi mediave se "Kolombo i famshëm i serialit televiziv vuan nga sëmundja e Alzheimer, dhe me këtë rast i ka kërkuar gjykatës që edhe të jetë tutoria e pasurisë të aktorit. Falk, i cili u bë i famshëm përmes serialit televiziv "Toger Kolombo", kur ishte tre vjeçar, kishte humbur njërin sy për shkak të një tumori. Në karierën e tij të gjatë si aktori, Peter Falk është kandiduar dy herë për çmimin Oskar, më 1961 dhe 1962." (voal-online)
|