VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Prindër dhe bir - Xhet me Xhon Travoltën dhe Kelli Prestën

                                                                                      

E Hënë, 12.09.2024, 04:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 
Prindër dhe bir - Xhet me Xhon Travoltën dhe Kelli Prestën
E Martë, 01.06.2009, 01:40pm (GMT+1)

Voal-online - "Ai është zemërplasur...Të varrosësh fëmijën tënd është gjëja më e keqe që mund t'i ngjajë një prindi," thotë Mike Ossi për PEOPLE kur tregon për gjendjen e John  Travolta pas vdekjes tragjike të të birit Jett më 2 janar ndërsa ishin në pushime me familjen në Bahamas.

"Jett ishte djali më i mrekullueshëm që dy prindër do të kishin dashur në jetën e tyre", shkruanin John Travolta, Kelly Preston  dhe bija e tyre Ella Bleu, 8 vjeçe në deklaratën për Jett e cila është botuar në websit-in e tyre dy ditë pas vdekjes. "Ne do ta mbajmë të paharruar kohën që kemi jetuar me të në të gjithë jetën tone".

"Unë nuk e imagjinoj se si mund të jetë jeta ime pa Jett-in", i thoshte Revistës People JohnTravolta më 1994. "Që kur ai lindi dhe po rritet unë e kam mbajtur atë me orë të tëra ndërsa Kelly fle. Kur ata vinë për ta marrë për teste të ndryshme, unë u them, jo sot, ejani një ditë tjetër. Jam vërtetë i marrë pas tij".

Më 2003, Kelly Preston flet me Montel Williams rreth luftës që ata bënin për shëndetin e Jett. Në moshën 2 vjeçare, ai ishte diagnistifikuar me sëmundjen Kawasaki, sëmundje që shkakton inflamacionin e arterieve që çojnë në dëmtimin e zemrës. Ajo fajësonte për këtë deri tek pluhurat gjatë përdorimit të kimikateve për pastrimin profesional të qylimave të tyre.

Në një intervistë më 2002 tek Redbook, Kelly Preston kishte thënë për revistën se nuk kishte asgjë më të tmerrshme për një nënë se mendimi se mund të humasësh fëmijën tend. Marrëdhëniet midis babait dhe birit ishin të paimagjinueshme, aq të ngushta dhe të afërta, kaq e forte ishte lidhja midis tyre, tregon Mike Ossi. Ishin të tilla, sa gjatë Nëntorit që shkoi Jett shkoi në Paris për të ndjekur xhirimet e filmit  From Paris to Love, nga Parisi tek Dashuria, ku interpreton John Travolta. Dhe John Travolta e përsëriste shpesh "Unë jam i lumtur kur fëmijët e mij janë të lumtur".

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lartë]