Dencel Uashington përsëri më i adhuruari i amerikanëve
E Djelë, 02.01.2009, 11:46am (GMT+1)
(Voal-online) - Për të tretën herë radhazi Denzel Washington është zgjedhur aktori më i adhuruar i amerikanëve. Aktori, fitues i çmimit Oskar me filmin "Training Day" ka dalë fitues ndaj konkurentëve të tillë më të afërt si legjendarët klasikë Clint Eastwood e John Wayne, si dhe legjendarin e "freskët" Will Smith. Për më tepër, në anketën Harris Poll është renditur i pesti protagonisti i sagës së famshme të Indiana Jones, aktori Harrison Ford, ndërsa Julia Roberts, radhitur e para ndër femrat, zë vendin e gjashtë në listë. Pastaj vijnë një nga një Tom Hanks, Johnny Depp, Angelina Jolie e Morgan Freeman.
|