VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bekstritbojsi Nik Karter i kthyer nga buza e varrit ku e çuan drogat

                                                                                      

E Hënë, 12.09.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 
Bekstritbojsi Nik Karter i kthyer nga buza e varrit ku e çuan drogat
E Shtunë, 02.07.2009, 11:18am (GMT+1)

Voal-online - Backstreet-Boy Nick Carter pranon për herë të parë se është shpërfytyruar fizikisht. Sapo është kthyer nga buza e varrit, ku e kishin dërguar drogat. Mjekët e kanë diagnostikuar me sëmundjen e kardiomipoatisë, domethënë me probleme kronike të muskujve te zemrës.

Për këtë Carter thotë: "E kisha të qartë se nuk doja të vdisja. Nuk doja që njerëzit të jem ai për të cilin njerëzit të lexojnë dhe të mendojnë: Është e trishtueshme që ky njeri nuk pushosi kurrsesi së shkatërruari veten."

Tashmë 29 vjeçar, ai thotë se i janë dashur dhjetë vjet për të kuptuar se drogat dhe alkooli janë vërtetë një problem i rëndë për të. Dhe kjo pavarësisht se policia disa herë kishte gjobitur për vesin e drogës dhe të alkoolit. Atij nuk i kishte bërë përshtypje as kur peshohej dhe e shikonte sesi shtoheshin kilogramët mbi 100. Të gjitha këto fakte nuk ndikuan që ai ta merrte vendimin për të mos prekur as kërkuar më alkoole dhe droga.

Për herë të parë pranverën e shkuar ai kërkoi ndihmë, pasi dhimbja në gjoks po i bëhej gjithnjë e më therëse dhe vetë po ndihej gjithnjë e më shumë i lodhur dhe me forca gjithnjë në bjerrje. Dhe kërkoi të bënte një vizitë mjekësore në Florida. Edhe mbrëmjen e asaj dite, teksa priste rezultatet e analizave, ai mori pjesë në një Kokain-Party: "Kam shkuar drejt e në festën e kokainës. Kam pirë shumë alkool dhe ka thithur shumë kokainë. Kisha ndjesinë se duhej patjetër me duart e mia ta çoja veten drejt varrit sepse ende nuk i kisha marrë rezultatet e analizave."

Së fundi Nick i ka dëgjuar këshillat e mjekësve. Prej kur ka hequr dorë përfundimisht nga drogat dhe alkoolet ka humbur 30 kilogram peshë. Dhe pranon se nuk ka qenë ndonjëherë në formë më të mirë se tani, dhe shpall se ka arritur në konkluzionin se jeta është e mrekullueshme, "fantastike".



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lartë]