VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA ANTOINE DE SAINT-EXUPERY (Antuan dë Sent-Ekzyperi, 1900-1944)

                                                                                      

E Premte, 12.06.2024, 05:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA ANTOINE DE SAINT-EXUPERY (Antuan dë Sent-Ekzyperi, 1900-1944)

E Hënë, 01.14.2013, 03:35pm (GMT+1)




Voal-online - 14 JANAR -
Nëse ju doni të ndërtoni një anije, mos i nxitni njerëzit për të mbledhur dru dhe mos ua caktoni atyre detyrat dhe punën, por më mirë mësojuani gjatë pafundësinë e detit, se sa i pafund është ai.

Dashuria nuk përbëhet në të vështruarit e njëri-tjetrit, por në shikimin përpara së bashku në të njëjtin drejtim.

Lumturia e vërtetë vjen nga gëzimi i veprave të mira që keni bërë, nga oreksi për krijimin e gjerave të reja.

Një projektues e di se ai ka arritur përsosmërinë jo kur nuk i ka mbetur asgjë për të shtuar, por kur nuk i ka mbetur asgjë për të hequr.

Dhe tani ja sekret im, është një sekret shumë i thjeshtë; ne vetëm me zemër mund të shohim mirë, ajo që është esenciale është e padukshme për syrin.

Një grumbull gurësh pushon së qeni shkëmb atë moment kur një njeri e kundron atë, duke parë brenda tij imazhin e një katedraleje.

Dashuria e vërtetë është e pashtershme; sa më shumë që jepni, aq më shumë keni. Dhe në qoftë se doni t'ia shihni fundin, sa më shumë ujë të nxirrni, aq më e bollshme bëhet rrjedha e saj.

Jeta ka kuptim vetëm nëse e këmben atë nga dita në ditë me diçka tjetër.

Një ngjarje e vetme mund të zgjojë brenda nesh një të huaj krejt të panjohur për ne. Të jetosh do të thotë të lindësh dalëngadalë.

Unë nuk kam asnjë të drejtë, me çdo gjë që bëj ose them, ta nënçmoj një qenie njerëzore në sytë e tij. Ajo që ka rëndësi nuk është ajo që unë mendoj për të; rëndësi ka çfarë mendon ai për veten e tij. Të minosh respektin e një njeriu për veten është një mëkat.

Natë, i dashur. Natë, kur fjalët zbehen dhe gjërat ndihen gjallë. Kur analiza destruktive e ditës është bërë, dhe e gjitha çfarë është me të vërtetë e rëndësishme bëhet realitet i tërë përsëri. Kur njeriu e mbledh veten e tij fragmentare dhe rritet me qetësinë e një peme.

Koha për veprim është tani. Kurrë nuk është tepër vonë për të bërë diçka.

Më thoni kush ju admiron dhe dashuron, dhe unë do t'ju them se kush jeni.

Të rriturit nuk kuptojnë asgjë për veten e tyre, dhe është e lodhshme për fëmijët t'ua shpjegosh gjithmonë dhe përgjithnjë gjërat.
Ju jeni përgjegjës përgjithmonë për atë që keni kultivuar. Ju jeni përgjegjës për trëndafilin tuaj.

Një qytetërim është një trashëgimi e besimeve, zakoneve, dhe njohurive të akumuluara ngadalë në rrjedhën e shekujve, elemente të vështirë gjatë kohëve për t'u arsyetuar nga logjika, por e arsyetojnë veten si shtigje kur ato të çojnë diku, pasi ato hapin për njeriun distancë tij të brendshme.

Një shef është një njeri që merr përgjegjësi. Ai thotë: "Unë u munda," ai nuk thotë "njerëzit e mi janë mundur".

Unë njoh vetëm një liri, dhe kjo është liria e mendjes.

Ai që ka ndërruar jetë, është në kujtesën tonë, qëndron me ne, më i fuqishëm, madje më i pranishëm se njeriu i gjallë.
Është një vend i tillë i fshehtë, toka e lotit.

"Njerëzit e kanë harruar këtë të vërtetë", tha dhelpra. "Por ju nuk duhet ta harroni atë. Ju bërë përgjegjës, përgjithmonë, për atë që ju keni kultivuar."

Është në kulmin e shpirtit të aventurës dhe fitores, dhe në veprim krijues, ai njeri që gjen gëzimet supreme të tij.

Çdo njeri duhet të përpiqet t'ia mësojë vetes kuptimin e jetës.

Mund të kuptojnë se çfarë është një çiflig, çfarë është një vend, vetëm ai i cili ka sakrifikuar një pjesë të vetvetes në çifligun e tij ose në vendin e tij, ka luftuar për ta bërë të bukur atë. Vetëm atëherë dashuria për çifligun apo për vendin e mbush zemrën e tij.

Kuptimi i gjërave që nuk qëndron në gjërat vetë, por në qëndrimin tonë ndaj tyre.

Çfarë e bën shkretëtirë të bukur është se ajo fsheh diku një pus.

Kur ju e jepni vetveten, atëherë merrni më shumë se jepni.

Bamirësi kurrë nuk e poshtëron atë që përfiton prej saj, as  e lidh atë me zinxhirët e mirënjohjes, pasi ajo nuk ishte për atë, por për Perëndinë së cilës ajo iu bë dhuratë.

Një qytetërim është ndërtuar në atë çfarë kërkohet prej njerëzve, jo në atë çfarë është dhënë për ta.

E çfarë vlere kanë bindjet që nuk sjellin vuajtje?

Pasi njerëzit kapen mat në një ngjarje, ata pushojnë të kenë frikë. Vetëm e panjohur a i frikëson njerëzit.

Një gjë që ka rëndësi është përpjekja.

Të jesh njeri, saktësisht, është të jesh i përgjegjshëm.

Vetëm e panjohura i frikëson njerëzit.

Nocioni i të kuptuarit të jetës ka qenë gjithmonë i urrejtur për mua. Çfarë jam unë nëse nuk jam një pjesëmarrës? Në mënyrë që të jem, unë duhet të marr pjesë.

Aeroplani ka zbuluar për ne fytyrën e vërtetë të tokës.

Makinat nuk e izolojnë njeriun nga problemet e mëdha të natyrës, por e zhytin atë më thellë në to.

Lufta nuk është një aventurë. Ajo është një sëmundje. Ajo është si tifoja./ELIDA BUÇPAPAJ


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA SOCRATES (Sokrati, 469-399 para Krishtit) (12.19.2012)
AFORIZMA NGA ARTHUR SCHOPENHAUER (Artur Shopenhauer, 1788-1860) (12.03.2012)
AFORIZMA NGA RONALD REAGAN (Ronald Regan, 1911-2004) (10.29.2012)
AFORIZMA NGA ELEANORE ROOSEVELT (Eleanorë Ruzvelt, 1884-1962) (09.29.2012)
AFORIZMA NGA ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891) (09.19.2012)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (2.12.1944- 21.01.2006) (09.07.2012)
AFORIZMA NGA JEAN-JACQUES ROUSSEAU (Zhan-Zhak Ruso, 1712-1778) (08.31.2012)
AFORIZMA NGA ANTHONY QUINN (Entoni Kuin, 1915- 2001) (08.11.2012)
AFORIZMA NGA EZRA POUND (Ezra Paund, 1885-1972) (07.31.2012)
AFORIZMA NGA NATALIE PORTMAN (1981) (07.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lartë]