VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519)

                                                                                      

E Martë, 11.05.2024, 02:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519)

E Hënë, 07.01.2013, 09:34am (GMT+1)




Voal-online - 1 KORRIK - Unë i dua ata që mund të buzëqeshin në telashe, të cilët mund të mbledhin forcë nga ankthi, dhe të marrin guxim nga reflektimi. Është zakon i mendjeve të vogla të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e fortë, dhe ndërgjegjja e të cilëve aprovon sjelljen e tyre, do të ndjekin parimet e tyre deri në vdekje.

Sepse sapo keni shijuar fluturimin ju do ta shetitni tokën me sytë tuaj kthyer drejt qiellit, sepse ju keni qenë atje dhe do t'ju duhet një kohë e gjatë për t'u kthyer.

Ka shumë kohë që kam vënë re se njerëzit e realizuar rrallë stepen dhe i lejojnë gjërat t'iu ndodhin. Ata qëndrojnë fort dhe iu ndodhin ata gjërave.

Ndërsa po mendoja se kisha mësuar si të jetoj, unë kisha mësuar si të vdes.

Jeta është shumë e thjeshtë: Ju bëni disa gjëra. Kryesisht dështime. Disa triumfe. Pastaj bëni më tepër gjëra që vlejnë. Në qoftë se bën gjëra të mëdha, të tjerët të kopjojnë menjëherë. Pastaj ju bëni diçka tjetër. Marifeti është tek bën diçka tjetër.

Thjeshtësia është sofistikimi i fundit.

Një ditë e shpenzuar mirë sjell gjumë të lumtur.

Asgjë nuk e forcon autoritetin aq shumë sa heshtja.

Gënjeshtarët e mëdhenj vuajnë nga opinionet e tyre.

Arti kurrë nuk është përfundon, vetëm braktiset.

Ka tri klasa të njerëzve: ata që shohin, ata që shohin kur atyre ua tregojnë gjërat, ata të cilët nuk shohin.

Unë isha i impresionuar me ngutjen e bërjes së gjërave. Njohja nuk mjafton; ne duhet ta vëmë në jetë. Gatishmëria nuk është mjaft; ne duhet të hidhemi në veprim.

Pse syri e sheh një gjë më qartë në ëndrra sesa imagjinata kur zgjohemi?

Ashtu si një ditë e shpenzuar mirë sjell gjumë të lumtur, edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur.

Injoranca verbuese na çorienton. O! Vdekëtarë shkatarraqë, hapni sytë tuaj!

Martesa është si të vini dorën tuaj në një çerdhe gjarpërinjsh me shpresën për të nxjerrë andej një ngjalë.

Kënaqësi më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.

Uji është forca lëvizëse e të gjithë natyrës.

Kushdo që trajton një argument duke u bazuar tek autoriteti nuk është duke përdorur inteligjencën e tij; ai është vetëm duke përdorur kujtesën e tij.

Këmba e njeriut është një kryevepër e inxhinierisë dhe një vepër arti.

Në lumenj, uji që ju prek është i fundit i asaj që ka kaluar dhe i pari i asaj që vjen; pra ai vjen me kohën e tashme.

Hekuri ndryshket nga mospërdorim; ujit humbet pastërtinë e saj prej vendqëndrimit... kështu edhe mosveprimi than energjinë e mendjes.

Ku shpirti nuk punon me dorë, atje nuk ka art.

Ai që e do praktikën pa teori është si marinari që hyp në anije pa timon e pa busull dhe kurrë nuk e di se ku mund të ankorojë.

Mësoni kurrë nuk e lodh mendjen.

Atje ka bërtitje, nuk ka dije të vërtetë.

Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të ketë.

E gjitha njohuria jonë e ka origjinën e saj në perceptimet tona.

Përtej një dyshimi e vërteta mbart të njëjtën lidhje me të pavërtetën si drita në errësirë.

Koha qëndron mjaft gjatë për këdo që dëshiron ta përdorë atë.

Ai i cili dëshiron të jetë i pasur brenda një dite do të varet brenda një viti.

Ai i cili është i fiksuar në një yll nuk do ta ndryshojë mendjen e tij.

Më i vogli i familjes së maces është një kryevepër.

Edhe pse natyra fillon me arsye dhe përfundon në përvojë është e nevojshme për ne që ta bëjmë të kundërtën, pra të fillojmë me përvojë dhe nga kjo të vazhdojmë së hetuari arsyen.

Natyra kurrë nuk i thyen ligjet e saj.

Finesa e njeriut kurrë nuk do ta dëshmojë një shpikje më të bukur, më të thjeshtë ose më të drejtpërdrejtë sesa e bën natyra, sepse në shpikjet e saj asgjë nuk mungon, dhe asgjë nuk është e tepërt.

Është më e lehtë për të rezistuar në fillim se sa në fund.

Unë kam tretur orë mia.

Jeta jonë është bërë nga vdekja e të tjerëve.

Ju bëni keq në qoftë se e lavdëroni, por më keq në qoftë se e censuroni atë që nuk e kuptoni.

Përvoja nuk gabon. Vetëm gjykimet e tua gabojnë duke pritur prej saj atë që nuk është në fuqinë e saj.

Poeti renditet shumë më poshtë se piktori në paraqitjen e gjërave të dukshme, dhe shumë më poshtë se muzikanti në paraqitjen e gjërave të padukshme.

Ashtu siç rrezikon jetën guximi, frika e mbron atë.

Ju mund të keni asnjë sundim më të madh ose më të vogël se veten.

Si çdo mbretëri e përçarë bie, kështu çdo mendje ndahet në mes shumë studimeve dhe e degradon veten.

Kush mbjell virtytin, korr nderin.

E vërteta e gjërave është ushqim kryesor i intelekteve superiore./ELIDA BUÇPAPAJ


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA FRANÇOIS-MARIE AROUET VOLTAIRE (Fransua Mari Aure Volter, 1694-1778) (06.14.2013)
AFORIZMA NGA JOHN UPDIKE (Xhon Apdajk, 1932-2009) (05.28.2013)
AFORIZMA NGA MARK TWAIN (Mark Tuejn, 1835-1910) (05.11.2013)
AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892) (04.22.2013)
MITERRAND - 'MARGARET THATCHER KA SYTË E KALIGULËS DHE GOJËN E MARILYN MONROES'REAGAN - 'AJO ËSHTË NJERIU MË I MIRË I ANGLISË' (04.09.2013)
AFORIZMA NGA MARGARET THATCHER (Margaret Theçër, 1925) (04.04.2013)
AFORIZMA NGA HARRY TRUMAN (Harri Truman, 1884-1972) (03.13.2013)
AFORIZMA PËR GRUAN (03.08.2013)
AFORIZMA NGA ELIZABETH TAYLOR (Elizabet Tejlor, 1932-2011) (02.22.2013)
AFORIZMA PËR KOSOVËN (02.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lartë]