| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970) E Premte, 05.21.2010, 11:18am (GMT1)
Voal-online 21 maj-Një vend i madh e me peshë nuk ka miq. Një lider i vërtetë gjithmonë mban një element befasie në mëngën e tij, të cilin të tjerët nuk mund ta kuptojnë, por i cili e entusiazmon publikun dhe e mban me gojë hapur. Autoriteti nuk ka rezultat pa prestigj, prestigji nuk ka rezultat pa distancë. Kina është një vend i madh i banuar nga shumë kinezë. Kisha është i vetmi vdn ku të tjerët më flasin dhe unë nuk duhet të jap përgjigje. Këshillat janë punë e shumë njerëzve. Veprimi është punë e vetëm një njeriu. Diplomatët janë të dobishëm vetëm në motë të mirë. Sa fillon të bjerë shi, ata i dredhojnë çdo pike. Mos më pyet kush ka ndikuar tek unë. Luani përbëhet nga qengjat që ka ngrënë, dhe unë kam lexuar gjithë jetën time. Përballur me krizën, burri me karakter mbështetet tek vetja. Ai ua detyron të tjerëve mënyrën e tij të veprimit, merr përgjegjësinë për këtë, dhe bën të vetën. Lavdia iu ulet në prehër vetëm atyre që e kanë ëndërruar gjithmonë atë. Unë jam me rritur me edukatën që ta respektoj gjithmonë autoritetin dhe ata që janë në detyrë. Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t'ua lënë në dorë politikanëve. Unë i dëgjova pikëpamjet tuaja. Ato nuk përputhen me të miat. Vendimi është marrë njëzëri. E kisha shumë të vështirë ta shpëtoja Francën më 1946 - atëherë unë nuk kisha televizion. Unë isha Franca. Në mënyrë që të bëhet sundimtar, politikani shtiret si shërbëtor. Në politikë është e domosdoshme ta tradhtosh vendin tënd ose elektoratin. Unë parapëlqej ta tradhtoj elektoratin. Nuk është e tolerueshmë, nuk është e mundshme që nga kaq shumë vdekje, kaq shumë sakrifica dhe rrënime, kaq shumë heroizmi, të mos dalë një njerëzim më i madh dhe më i mirë. Asnjë vend nuk ka miq, ka vetëm interesa. Pleqëria është një anije e mbytur. Nuk mund të qeveriset me "por"-e. Nuk mund të arrestohet Volteri. Heshtja është arma e fundit e pushtetit. Sa më shumë që arrij t'i njoh njerëzit, aq më shumë gjendem i dashuruar në qentë. Varrezat janë plot me njerëz të pazëvendësueshëm.
Burrështetas i vërtetë është ai që është i gatshëm të përballë rreziqet. Kur kam të drejtë, unë zemërohem Churchill zemërohet kur është gabim. Ne jemi të zemëruar me njëri tjetrin shumicën e kohës. Kur dua të di se çfarë mendon Franca, unë pyes veten time./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||