KUR U KTHJELLUA Nga SINAN KËRPAÇI
E Mërkurë, 04.08.2015, 10:12am (GMT+1)

"Ka mbaruar ky vend, nuk shiten më as plehrat e mia; ti që shkon deri në Kinë a do më marrësh edhe mua me të gjithë robt që i kam te shpia?!"
E kishte zënë gjumi mbi gazeta duke parë ëndrra për të braktisur atdheun.
Kur u përmend i trembur nxorri gazetën letrare dhe tha po nëpër gjume: edhe këtë e blen ti!
Kur u kthjellua edhe pak më shumë vazhdoi: do t`i shes të gjitha, të gjitha, po më more në Kinë. Nuk ishte më në ëndërr kur e tha...
E shkruar në orën 7.30, datë 5, 4, 2015 te kioska e gazetave
SINAN KËRPAÇI
|