KEQARDHJE Nga ARTUR VREKAJ
E Mërkurë, 04.08.2015, 03:03pm (GMT+1)
Në është gjallë i zoti kësaj shtëpie, e ka lënë pjergullën në hidhërim, Harram e pastë atë pikë rakie, kur rrushtë vriten dheut pa ajrim.
A është gjallë i zoti i kësaj shtëpie? Rreth e rreth pjergulla pa punuar... Harram e pastë atë pikë rakie! Kur veç të mbushë gota paska duar ...
Në është gjallë i zoti kësaj shtëpie dhe vegjeton llastuar syth i fjetur, harram e pastë atë pikë rakie! Në është gjallë, për pjergullën ka vdekur.
ARTUR VREKAJ
|