PYLLI IM FLE NËN BORË Nga THANI NAQO
E Enjte, 04.09.2015, 08:49am (GMT+1)
Nën hijen e tij, i dremelitur, Sheh ëndrra të bukura me Prill e Maj. Të thatat degë s'ia lë pa krasitur, Krasitja pyllin mban gjallë.
Nektar e vesë s' le pa thithirë. Gjunjazi a, zvarrë, ta di secdo hiqem. Gjoksbardhën nuselalë e pres të vijë. Në zgavrën ku unë do fshihem.
Gjumin ma shpojnë drerët me brirë, Harreshëm kumbojnë zile e këmborë. Ç'ë se në shekull tjetër jam gdhirë, Pylli im fle nën borë...
3 Prill, 2015
THANI NAQO
|