VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHKRIMTAR I ROGANËS - poezi nga libri, "Mielli dhe buka" Nga RRUSTEM GECI E Enjte, 05.07.2015, 01:37pm (GMT1) ![]() ( Në Kodër të Brijës në Roganë Një Kaçubë o më pat thënë Jam e vogël, pak kam shtat vesë prej barit pijë çdo natë!..) Për ku je nis shkrimtar i Roganës mendjemadh pak , dhe zemërmirë a e sheh s´e jam midis dy epokave ku njerës pemë po i bien gjethet Ku po shkon shkrimtar i Roganës në këtë natë pa emër dhe mbiemër cila e dashur të ka dehur aq shumë dhe cila e dehur të ka lën pa gjumë Roganë e vendlindjes, a më kupton në shpirt kam vajin e kësaj toke barit në kaçubë unë ia kam thënë tallaze të forta më bien në kraharor Kah po shkon shkrimtar i Roganës ç´ciklon dashurie ty sot të ka zënë qetësohu një çik dhimbja të kalojë fëmijë i dehur, shkrimtar i Roganës!.. Roganë, 1995 - 2015 RRUSTEM GECI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |