VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIRIKA EROTIKE
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Enjte, 04.23.2015, 11:09am (GMT1)


BLIC

Nga blic i syve të zjarrtë
Një shkrepje të vetme më fal,
Të ndizem i tëri në flakë,
Mëkatit t'i dal ballpërballë!


DY VJOLLCA

Mbi kuporet binjake bulonin aromë
dy gonxhe ngjyrë vjolë.
I djegur nga etja i thitha...U deha
dhe dola në oborr...

MËKAT TOKËSOR

Kur shmang zjarrin e një zemre,
Që me sy të ka bërë mat,
Sfidon buzët e një femre,
Me dashje ke bërë mëkat.

MBETE BIONDE

Pse moj zemër nuk më bindesh?
Vitet, thinjat m'i kanë vjelë.
Ndërsa ti vallëzon e hidhesh,
Mbete bionde si njëherë...

QERIM SKËNDERAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.