VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FERRI ËSHTË VEND I VETMUAR
Nga CHARLES BUKOWSKI

E Hënë, 05.11.2015, 05:47pm (GMT1)



Ai ishte 65, bashkëshortja 66
dhe vuante nga sëmundja Alzheimer.

vetë vuante nga kanceri
i gojës.
ishin operacionet,
radioterapitë
që i hëngrën kockat
e nofullës
e që më vonë
do përfundonte në tela.

çdo ditë i vendoste gruas
pelenat plastike
si një
foshnje.

në pamundësi për të ngarë
vetë makinën
i duhej një taksi
deri në spital,
nga vështirësia
në të folur
i shkruante adresat.

në vizitën e fundit
i thanë
se do t`i nënshtrohej
një operacioni tjetër:
pak më shumë ndërhyrje
në faqen e majtë
dhe në gjuhë.

kur u kthye
ia ndërroi pelenat gruas
pa një herë ç`kish tv,
dëgjoi lajmet e mbrëmjes
e pastaj bëri për nga dhoma e gjumit,
rrëmbeu pistoletën,
e afroi te tëmthat e saj,
e krisi.

bashkëshortja ra në të majtë,
vetë u ul
në divan
e nguli tytën në gojë,
tërhoqi
këmbëzën e shkrepjes.

krisma nuk i ngriti fqinjët
në alarm.

më vonë
televizioni në recetat e gatshme
e dha si lajm.

dikush u bë i gjallë
shtyu derën dhe pa ç`kish ngjarë.

erdhi policia
dhe bëri formalitetin,
gjeti ca prova:

një librezë kursimi
të mbyllur
dhe një çek
me 1. 14 dollar,
vetëvrasje
e pleqëruan.

kaluan tri javë dhe
atje do të ishin dy
qiraxhinj të rinj:
ai inxhinier kompjuterash
me emrin
Ross
dhe bashkëshortja
Anatana
e shkolluar
për balet.

ngjanin si çifti tjetër
që iku e shkoi më lart në parajsë
me statusin social.

(Bar "MATEO", Maj 2015)
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.