VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Amerika kujton jetën dhe veprën e senatorit Eduard Kenedi

                                                                                      

E Mërkurë, 05.20.2026, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Amerika kujton jetën dhe veprën e senatorit Eduard Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:08pm (GMT+1)

 

 

Për dy ditë me radhë, njerëzit u mblodhën nga të gjitha anët në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial Kenedi në Boston ku prehej trupi i senatorit të ndjerë Eduard Kenedi. Ata u përshëndetën nga anëtarët e familjes Kenedi që i falenderonin për dashurinë e tyre. Në bibliotekë u zhvillua edhe një ceremoni mortore private ku politikanë të ndryshëm kujtuan dhe nderuan senatorin.

 

Nga mëngjesi në mbrëmje, mjaft njerëz kanë udhëtuar për kilometra të tërë dhe kanë pritur orë me radhë për të shprehur ngushëllimet për një prej senatorëve më me ndikim në historinë amerikane.

Për dy ditë me radhë, të rinj e të vjetër, dhjetra mijëra njerëz u mblodhën në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial Kenedi në Boston për të ndarë pak momente me senatorin e ndjerë Eduard Kenedi, të cilët shumica e thërrasin Tedi.

"E dua Tedi Kenedin. Ai është heroi im. Kam ndihmuar kaq shumë njerëz dhe nuk e kam humbur asnjëherë pasionin." - thotë njëri prej të pranishmëve.

Shumë prej njerëzve u takuan personalisht me një pjesëtar të familjes Kenedi, duke përfshirë të venë e senatorit, Viktoriane cila thotë:

"Familja jonë është shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë, prandaj desha të vija të takoja sa më shumë njerëz."

Senatori Kenedi vdiq të martën në moshën 77-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në tru. Ai ishte vëllai i presidentit Xhon Kenedi dhe senatorit Robert Kenedi, të cilët u vranë 40 vjet më parë. Pas vdekjes së vëllezërve, Eduard Kenedi mori përsipër trashëgiminë politike të familjes së tij dhe u bë një nga senatorët që ka shërbyer më gjatë në Amerikë, duke miratuar ligje për kujdesin shëndetsor, të drejtat civile dhe arsimin.

Në këtë ceremoni mortore private dje, morën pjesë pjesëtarë të familjes dhe politikanë të njohur. Zëvendës presidenti Xho Bajden kujtoi zemërgjerësinë e senatorit Kenedi.

"Në fund të fundit, ai mendonte gjithmonë për të tjerët. Ishte një cilësi shumë e spikatur e kartakterit të tij." - tha zëvendës presidenti në fjalën e tij.

Seantori republikan Xhon Mekejn vlerësoi senatorin e ndjerë për aftësitë e tij për të punuar përtej vijave partiake. Ai tha:

"Kur binim dakort për një çështje dhe përpiqeshim të çonim përpara çështje të rëndësishme për vendin, ai ishte aleati më i mirë që mund të kishe në krah. Nuk kishte dyshim se kur jepte fjalën, ai e çonte atë deri në fund."

Djali i Robert Kenedi, Xhozef tha se xhaxhai i tij Tedi kishte qenë si babai i tij që nga vdekja e të atit. Ai tha se senatori Kenedi nuk kujdesej vetëm për familjen e tij, por për të gjithë publikun të cilit i shërbente.

"Ky ishte një njeri që kujdesej shumë për ata që nuk kishin pushtet politik apo ekonomik. Njerëzët që luftonin çdo ditë për të mbijetuar. Ai jetoi jetën duke luftuar për këta njerëz." - tha Xhozef Kenedi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Liderët botërorë mblidhen për t'ia dhënë lamtumirën e fundit Senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)
Luani i Senatit dhe gjurmët e tij në politikën e jashtme (08.29.2009)
Në Boston homazhe pranë trupit të Senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)
Historiani shqiptaro-amerikan Nikolla Pano vlerëson Senatorin Kenedi (08.28.2009)
Autobiografia e Eduard Kenedit del në shtator (08.27.2009)
Nderimet e fundit për Kenedin (08.27.2009)
Shtypi botëror: Luani i Senatit (08.27.2009)
Lufta e parreshtur e senatorit Kenedi (08.27.2009)
Udhëheqësit e Kosovës ngushëllime për familjen Kenedi (08.27.2009)
Kush do ta zerë vendin e Kenedit në Senat? (08.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2026  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]