VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BBC: Pakti sovjetonazistNga Orlando Figes

                                                                                      

E Hënë, 06.15.2026, 10:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

BBC: Pakti sovjetonazist

Nga Orlando Figes


E Mërkurë, 09.02.2009, 10:08am (GMT+1)

 

Shtatëdhjetë vjet më vonë, pakti mes Hitlerit dhe Stalinit qëndron si hije mbi Evropë. Kujtimi i tij vazhdon të ndajë.

Për polakët, lituanët, letonët dhe besarabët pakti nisi sundimin e terrorit, deportimeve në masë, skllavërisë dhe vrasjeve që sollën me vete ushtritë naziste dhe sovjetike, kur ato koordinuan pushtimin e këtyre vendeve në përputhje me protokollet sekrete të paktit - me të cilat Stalini dhe Hitleri kishin rënë dakord për të ndarë Evropën Lindore mes regjimeve të tyre.

Për hebrenjtë e gjithë këtyre vendeve pakti ishte licencë për Holokaustin. Për të majtën evropiane ideja që udhëheqësi i BRSS firmosi një pakt me Hitlerin simbolizonte falimentimin moral të regjimit sovjetik.

Përkrahësit e Stalinit u munduan për një kohë të gjatë ta arsyetonin kthesën ideologjike të tij si nevojë pragmatike për "të fituar kohë" që Bashkimi Sovjetik të armatosej kundër kërcënimit gjerman.

Sigurisht, në verën e vitit 1939 Stalini kishte arsye të ishte skeptik për aleancën e Francës dhe Britanisë me Bashkimin Sovjetik. Refuzimi i kuptueshëm i polakëve për të mos lejuar trupat sovjetike në tokën polake ishte pengesa kryesore. Kjo e shtyu udhëheqësin sovjetik drejt ofertës së Hitlerit për siguri.

Por Stalini nuk e shikonte këtë si fitim kohe për luftën me Gjermaninë që nisi në 1941.

Ai nuk bënte dallim mes shteteve liberale kapitaliste dhe diktaturave fashiste - të dyja ishin armike.

Me anë të paktit ai mendoi t'i vendoste të dyja palët në lojë kundër njëra-tjetrës duke i lënë dorë të lirë Hitlerit të pushtonte Poloninë dhe të niste luftën me aleatët perëndimorë, pa ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik.

"Ne nuk jemi kundër luftës (mes Gjermanisë dhe shteteve perëndimore), nëse ato luftojnë dhe dobësojnë njëra-tjetrën", - tha Stalini në 1939.

 

Turpi vazhdon

 

Përveç paktit - të firmosur nga ministri i Jashtëm gjerman, Joachim von Ribbentrop, dhe homologu i tij rus, Vyacheslav Molotov - ishin edhe protokollet sekrete. Për shumë vite më pas Bashkimi Sovjetik e mohoi ekzistencën e tyre.

Në 1989, pas demonstrimeve të mëdha për të festuar 50-vjetorin e paktit, një komision sovjetik më në fund pranoi ekzistencën e tyre - megjithëse vetë dokumenti nuk botua në Rusi deri në vitin 1992.

Pakti është një turp për ata në Rusinë e Putinit që krenohen me arritjet sovjetike gjatë luftës.

Kujtimi i tij është një gjemb konstant në marrëdhëniet e Rusisë me vendet fqinje, të cilat, natyrshëm, e kujtojnë paktin nga perspektiva e shtypjes ruse pas 1945.

Parlamenti Evropian ka kërkuar që 23 gushti të jetë një ditë përkujtimore për kujtimin e gjithë viktimave të regjimeve totalitare - të Hitlerit dhe Stalinit. Nuk është ide e keqe.

Ndoshta kjo do të ndihmojë për uljen e tensioneve që vazhdojnë të krijohen nga kujtimet e së shkuarës.

 -

Orlando Figes është profesor historie në Birkbeck College, University of London

Orlando Figges


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
70 vjet më pas: Rusia dhe Traktati Molotov-Ribentrop (09.02.2009)
Lufta e Dytë Botërore filloi 70 vjet më parë në Poloni (09.01.2009)
Rosie Schintter rrëfen si u ndërtua Ura e Zogut në MatNga Eduard M. Dilo (08.31.2009)
Wall Street Journal: Familjet Reagan dhe KennedyNga Peggy Noonan (08.30.2009)
Nderim dhe respekt për Senatorin Kenedi në ceremoninë funebre (08.30.2009)
Trashëgimia që la pas senatori Ted Kenedi (08.29.2009)
Presidenti Obama: Ted Kenedi një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës (08.29.2009)
SHBA: Personalitetet më të larta ia japin lamtumirën senatorit Ted Kenedi (08.29.2009)
Amerika kujton jetën dhe veprën e senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)
Liderët botërorë mblidhen për t'ia dhënë lamtumirën e fundit Senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]