VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?356 para erës së re - TEMPULLI I DIANËS NË EFES U SHKATËRRUA NGA NJË ZJARRVËNIE

                                                                                      

E Premte, 06.12.2026, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?
356 para erës së re - TEMPULLI I DIANËS NË EFES U SHKATËRRUA NGA NJË ZJARRVËNIE

E Martë, 07.22.2014, 09:05am (GMT+1)


356 pes - Tempulli i Dianës në Efes u shkatërrua nga një zjarrvënie. Tempulli ishte një nga shtatë mrekullitë e botës, Historiani Herodoti (484 pes -  425 pes) jep këtë listë të 7 mrekullive të botës klasike (të lashtë).

     1- Piramida e Madhe e Gizës
     2- Kopshtet e varura të Babilonisë
     3- Shtatorja e Zeusit në Olimp
     4- Tempulli i Dianës në Efes
     5- Mauzoleu në Halicarnas
     6- Kolosi i Rodit
     7- Fari i Aleksandrisë

E vetmja prej 7 këtyre mrekullive që ende ekziston është Piramida e Madhe e Gizës.

365 - Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes. Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi pngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi). Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos. Historiani Vitruvius (70 pes - 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe  rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër - Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor  të babait të Aleksandrit, Filipit II monumenti mbeti i papërfunduar.

1425 - Vdiq Manuel II Palaiologos - lindur më 1350 - ai ishte perandori bizantin nga viti 1391 deri më 1425. Manueli ishte edhe shkrimtar dhe filozof: "Perëndia nuk kënaqet me gjak - veprimi i pa arsyeshëm është në kundërshtim me natyrën e Perëndisë. Besimi është i linduri i shpirtit dhe jo i trupit. Kushdo që përpiqet të konvertojë një tjetër në besim duhet të jetë i aftë të flasë mirë dhe me arsye, pa dhunë,  pa kërcënime. sepse njeriu nuk ka nevojë për krah të fortë, ose armë të çfarëdo lloji, ose çdo mjet tjetër kërcënimi... "

1902 - Willis Carrier krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, New York. Në vitin 2007, Korporata Carrier realizoi një shitje prej më shumë se 15 miliard dollarë duke punësuar rreth 45,000 njerëz.

1914 - Këshilli mbretëror i Rumanisë vendosi të mbetet neutral në Luftën e Parë Botërore Më vonë, nën presion të madh nga aleatët, më 27 gusht 1916 Rumania i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Për këtë veprim, sipas kushteve të një konvente të fshehtë, Rumanisë iu premtua mbështetje për qëllimin e saj të bashkimit kombëtar të të gjitha territoreve të banuara me rumunë. Në fund të Luftës, Transilvania, Bukovina dhe Besarabia (Moldavia) u bashkuan me Mbretërinë e Rumanisë.
 
1925 - Gjyqi i Skopit: Në Dayton, Tennessee, mësuesi i biologjisë në një shkollë të mesme, John T. Scopes u gjet fajtor për mësimin e evolucionit në klasë dhe u gjobit me 100 dollarë, Por vendimi u përmbys për gabim teknik në marrjen e tij. Gjithësesi, gjyqi i shërbeu qëllimit për të tërhequr vemendjen e publikut në mbarë Amerikën, ndërsa gazetarë të shumtë u dyndën në Dejtonit për të mbuluar këtë zhvillim. Pala akuzuese dhe pala mbrojtëse u përfaqësuan nga avokatë të njohur;  William Jennings Bryan, 3 herë kandidat presidencial, argumentoi për prokurorinë, ndërsa avokati mbrojtës i Skopit, Clarence Darrow, argumentoi të kundërtën. Gjyqi nxorri në pah ndarje të thella mes fondamentalistëve dhe modernistëve; memodernistët, që thanë se evolucioni nuk është në kundërshtim me fenë; dhe fondamentalistët, të cilët këmbëngulën se fjala e Perëndisë, siç zbulohet në Bibël, merr përparësi mbi të gjitha njohuritë njerëzore. Ky rast u pa edhe si garë midis teologjisë dhe shkencës - cila nga teoritë duhej të mësohej në shkolla, evolucioni sipas Darvinit, apo krijimi sipas Biblës?  
 
1949 - Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut (NATO).

1954 - Lufta e parë e Indokinës: Konferenca e Gjenevës vendosi ndarjen e Vietnamit në Veri dhe Jug.

Mendim i ditës
"Unë, pra, o Cezar, nuk e publikoj këtë traktat, thjesht për të vënë emrin tim në një shkrim e drejta e të cilit i përket dikujt tjetër, dhe as të bëj emër duke kërkuar për gabime në punën e tjetrit".
Vitruvius
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARADA E 45 VJETORIT TË HOPIT GJIGANT - NEIL A ARMSTRONG ËSHTË NJERIU I PARË QË E SHKELI HËNËN (07.21.2014)
GJERMANIA PËRKUJTON QËNDRESËN KUNDËR HITLERIT (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 korrik?356 para erës së re - LINDI ALEKSANDRI I MADH (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 korrik?360 para erës së re - PLATONI SHKRUAN DIALOGJET E TIJ ME TIMAEUN DHE KRITIAN (07.20.2014)
FOTOGALERI ANTOLOGJI - NEIL ARMSTRONG U VARROS NË OQEANIN ATLANTIK (07.19.2014)
70 VJET NGA ATENTATI KUNDËR HITLERIT (07.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?390 para erës së re - LUFTRAT GALO-ROMAKE, HUMBJE E USHTRISË ROMAKE (07.18.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?180 - DYMBËDHJETË BANORË TË SKILLIUMIT NË AFRIKËN E VERIUT EKZEKUTOHEN NGA PERANDORI AURELIUS PSE ISHIN TË KRISHTERË (07.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?622 - FILLIMI I KALENDARIT ISLAMIK - DITA KUR PROFETI MUHAMET IKËN NGA MEKA PËR NË MEDINË (07.17.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?1799 - NJË GUR I SHKRUAR I GJET NGA KAPITENI FRANCEZ BOUCHARD (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]