VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - The New York Times - TA BËSH JETËGJATË ARMËPUSHIMIN NË GAZA

                                                                                      

E Hënë, 10.14.2024, 03:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
The New York Times - TA BËSH JETËGJATË ARMËPUSHIMIN NË GAZA

E Premte, 08.08.2014, 08:50am (GMT+1)



Lajmi i parë i mirë që një kohë të gjatë ishte arritja e një armëpushimi 72 orësh derisa izraelitët dhe palestinezët numërojnë humbjet dhe arritjet gjatë luftës së fundit rreth një Rripi të dëshpëruar të Gazës.

Këto janë fjalët me të cilat "The New York Times" e nis editorialin e sotëm rreth situatës në Lindje të Mesme.

Pas dhënies së numrave të viktimave te të dyja palët, bordi editorial i gazetës vlerëson se në këtë luftë ekziston edhe një humbje që është më pak e prekshme: mënyra se si izraelitët e rëndomtë është dashur të jetojnë me frikën e sulmeve me raketa; çarja cdo herë në rritje në marrëdhëniet në mes të Izraelit dhe SHBA-ve; kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit dhe protestat antisemite dhe dhuna në Evropë.

"The New York Times" vlerëson se tani duket se ka pak mundësi që dikush në politikën e Izraelit t'i jap fund okupimit të Bregut Perëndimor dhe Gazës dhe të krijojë shtetin palestinez.

Pavarësisht asaj që të dyja palët po e fajësojnë njëra tjetrin për viktimat në civil e më e rëndësishmja, se kush e fitoi luftën, "The New York Times" vlerëson se të dyja palët dështuan të arijnë qëllimin kryesor, shkatërrimin e njëri tjetrit.

"Izraeli nuk do zhduket. As palestinezët, ndërsa ekstremistët në mesin e tyre do e gjejnë vendin dhe audiencën e vet nëse nuk ka shpresë dhe asnjë lider i përgjegjshëm dhe i moderuar që ta qoj vendin drejt një të ardhme më të mirë", vlerëson më tej gazeta amerikane.

Konflikti izraelito-palestinez nuk është më një problem që mund të durohet, përmbahet apo edhe të menaxhohet. Editoriali i "The New York Times" shkruan më tej se "deri në një nivel të pazakonshëm, e tërë Lindja e Mesme është një problem i pazgjidhur nga një lumë refugjatësh, përhapja e militantëve Sunni në mes të Sirisë dhe Irakut, rivaliteti në mes të Shiitëve dhe Sunnitëve dhe bile edhe një ndarje në mes të vet Sunnitëve. Forcat Sunnite në Irak po sulmojnë kurdët dhe popullatën e krishterë. Gjithandej në tërë rajonin ka ekstremizëm dhe jo stabilitet".

Për këtë arsye, sipas gazetës amerikane, gjatë bisedimeve në mes të izraelitëve dhe palestinezëve në kryeqytetin egjiptian, Kajro, duhet të vendoset baza për dicka shumë më të madhe dhe më jetëgjatë se sa vetëm një armëpushim.

"Disa kushte janë të qarta", thotë më tej "The New York Times", duke shtuar se palestinezët duhet të ndalojnë grupet ekstremiste, sulmet me raketa, kontrabandimin e armëve dhe pajisjeve për raketa.

"Duhet  të mbahet një konferencë donatorësh për të rindërtuar Gazën, por me garancionin se Hamasi nuk do i përdor paratë e dhëna për projekte civile për të krijuar raketa apo ndërtuar tunele. Ndryshe, ka shumë pak mundësi që Izraeli t'i jap fund bllokadës që e ka mbajtur Gazën të mbyllur brenda Rripit duke ia pamundësuar importet, eksportet dhe vendet e punës", vlerëson më tej "The New York Times".

Gazeta shkruan se çelësi për diçka më të madhe mund të gjendet tek presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, institucion që e pranon ekzistimin e Izraelit dhe që kërkon rol në kontrollimin e kufirit në mes të Izraelit dhe Gazës.

Kjo është dicka që sipas editorialit të "The New York Times" do të mund të pranohet edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pasi ai për këtë tashmë ka dhënë sinjale.

"Nëse çfarëdo marrëveshje arrihet në Kajro, ajo duhet të hartohet në atë mënyrë që e forcon autoritetin (palestinez) dhe presidentin e saj, Mahmud Abbas, duke menaxhuar çfarëdo fondesh që i dhurohen Gazës", vlerëson më tej "The New York Times".

Gazeta shton se "ndoshta prania e Hamasit në Kajro mund të jetë e nevojshme, por ky grup nuk i ofron asgjë palestinezëve, përpos nihilizmit dhe vuajtjes së pafund".

"Ne gjithmonë dëshirojmë që një tragjedi si kjo përfundimisht do të mund të krijojë shtytje për paqe të përhershme, por momentalisht, ruajtja e kësaj paqeje të brishtë është një cak i mjaftueshëm", është vlerësimi me të cilin përfundohet editorial i "The New York Times".
 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 gusht? (08.07.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 6 gusht? (08.07.2014)
'ROSETTA' E KA ARRITUR KOMETËN QË E KËRKONTE PREJ 10 VJETËSH (08.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 gusht? (08.06.2014)
KRIMEA - JA SI UKRAINASIT PO KTHEHEN NË RUSË (08.05.2014)
ALSASË, PËRKUJTOHET 100 VJETORI I LUFTËS SË MADHE - HOLLANDE DHE GACUK VENDOSËN GURIN E PARË NË PËRMENDOREN E TË RËNËVE (08.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 gusht? (08.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 gusht? (08.03.2014)
BALENAT DHE RËNDËSI E TYRE PËR OQEANET (08.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 gusht? (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]