VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 gusht? E Hënë, 08.11.2014, 08:01pm (GMT1) 106 - Pjesa jug-perëndimore e Dakias (sot Rumani) bëhet provincë romake: Dakët janë përmendur së pari në shkrimet e Herodotit (484425 pes) dhe Tukididit (460 395 pes). Në gjeografinë e lashtë, Dakia banohej nga dakët, (të quajtur edhe Getae), të cilët zinin territoret të Trakës veriore. Ndër udhëheqës të njohur të fiseve dake ishte edhe Burebista, i cili jetoi mes viteve 82 pes dhe 44 pes. Gjatë mbretërimit të tij, kufijtë e mbretërisë dake u shtrinë si kurrë më parë a më pas. Burëbista udhëhoqi bastisje e pushtime në gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore, duke nënshtruar shumë fise fqinje - ushtria e tij shpesh do të kalotnte Danubin për të kryer plaçkitje në qytete romake në Thrakë, Maqedoni dhe Iliri (Straboni). Në 48 pes, Burëbista mbajti anën e Pompeut kundër Jul Cezarit në luftën civile romake. Pasi doli fitimtar, Cezari planifikoi dërgimin e legjioneve për të ndëshkuar Burebistën, por nuk arriti - Cezari u vra në Senat më 15 mars, 44. Një hipotezë trako-ilire qarkulloi në fillim të shekullit XX, sipas së cilës gjuhët trako-dake dhe gjuha ilire përbënin një degë të veçantë të familjes së gjuhëve indo-evropiane. Por pas viteve 1960 kjo ide u vu seriozisht në dyshim, pasi studime të reja argumentuan se nuk ka dëshmi të forta për ekzistencën e lidhjes trako-ilire dhe se të dy zonat gjuhësore tregojnë më shumë dallime sesa ngjashmëri midis tyre. (Vladimir Georgiev, Ivan Duridanov, Eric Hamp, etj.). 1956 - Vdiq piktori abstrakt Jackson Pollock në një aksident automobilistik. Në vitet 1960, vetëm një dekadë pasi me të ishin tallur, Jackson Pollock filloi të shihej si një nga figurat më të rëndësishme në botën e artit, dhe një nga novatorët e stileve në pikturë (ai pikturonte me spërkatje a hedhje të bojës në kanavacëmduke krijuar imazhe tepër abstrakte.) Në fakt, Pollock është konsideruar si figura më e rëndësishme në botën e artit në SHBA gjatë shekullit XX. Ashtu si shumë figura të tjera të famshme, Jackson Pollock vuajti në jetën personale, me probleme si alkoolizmi, përçmime - ndërsa vdekja e parakohshme, i dha atij statusin "˜superstar", duke e bërë artist legjendar. Më 1950, duke shfletuar një revistë periodike, Xhakson Pollok u shtang para një fotografie tepër të pazakontë, ku rivali i tij evropian, piktor i së njëjtës rrymë, kishte dalë gjysmë lakuriq. Kjo sikur e kënaqi me keqdashje, por ajo që e bëri të shfrynte nga zemërimi ishte se fotografia e tregonte rivalin duke pikturuar me një mjet të paparë ndonjëherë: "I mallkuair, i bërë të gjitha zbulimet, nuk la gjë për mua", citohet të ketë thënë Pollok. Por çfarë fotografie ishte ajo që Pollok pa në revistë më 1949? Kush ishte piktori evropian? E, mbi të gjitha, kush ishte autori i fotografisë? Fotografia e botuar në revistën amerikane Time mbante diçiturën: "Një Centaur i pikturuar me dritë". Piktori në fotografi ishte Pablo Pikaso, i rrymës së kubizmit dhe ekspresionizmit abstrakt. Sa për autorsinë e fotografisë, ajo ishte nëshkruar thjeshtë: "Photo by Gjon Mili". 1984 - Presidenti amerikan Ronald Reagan tha "Unë kam nënshkruar legjislacionin për eleminimin e Rusisë (Bashkimi Sovjetik); bombardimi fillon brenda 5 minutave". . - Fjala ra si bombë, edhe pse presidenti e tha me shaka ndërsa po përgatitej për të mbajtur fjalimin e tij javor në radion publike - mikrofoni i tij ishte lënë gabimisht hapur lajmi nuk u mor seriozisht. Vëshguesit e shohin si të çutishëm faktin që kjo t'i ndodhte Ronald Reaganit, njeri me përvojë në fushën e transmetimeve a komunikimeve; Reagan kishte punuar në radio, televizion e kinematografi, para se të bëhej guvernator i Kalifornisë dhe president i SHBA-së. A ishte ky një mesazh i paramenduar, e largpamës?, sepse pas pak vitesh Bashkimi Sovjetik vërtetë do të shpërbëhej. Mendim i ditës "Ekzistojnë dy lloj arsimesh; të mësosh për të jetuar, dhe si të jetosh". John Adams www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |