30
pes - Kleopatra VII Philopator, sundimtare e fundit i dinastisë
egjiptiane Ptolomeu kryen vetëvrasje, thuhet, me anë të një kafshimi
gjarpëri. Kleopatra njihej për bukurinë fizike dhe efektin ndaj burrave
të shquar (Jul Cezar e Mark Anton). Megjithatë, Plutarku tregon se çka e
bënin Kleopatrën tërheqëse ishin "mendja, dhe ëmbëlsia e zërit të saj".
1480 - Beteja e Otrantos: trupat osmane presin kokat e 800 të
krishterëve që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam; (Këto viktima u
kanonizuan nga Papa Françesku më 12 Maj 2013). Sulmi ndaj Otrantos ishte
pjesë e planit për pushtimin e Italisë. Fushata osmane udhëhiqej nga
Gedik Ahmed Pasha. Për shkak të mungesës së ushqimeve, Gedik Pasha u
kthye me shumicën e trupave në Shqipëri, duke planifikuar për të
vazhduar fushatën më 1481. Por pas vdekjes së sulltan Mehmetit II,
planet ndryshuan. Sulltani pasardhës, Bejazid II, nuk kishte besim tek
Gediku; e burgosi, dhe më më 18 nëntor 1482 e vrau. Origjina e Gedik
Ahmet Pashës mbetet kryesisht e panjohur. Disa burime pohojnë se ishte
shqiptar, të tjera burime thonë se kishte prejardhje greke ose serbe.
1624 - Kardinali Richelieu (1585-1642) u emërua kryeministër i
Francës nga Mbreti Luigj XIII. Në Francë, luftrat rezultuan në rritjen e
taksave; kjo, e kombinuar me menaxhimin e dobët të financave nga ana
Richeliesë, e varfëruan thesarin dhe shkaktuan pakënaqësi ndaj sundimit
të tij. Por në politikën e jashtme, Kardinali Richelieu, nxiti tregtinë e
lirë dhe organizoi kompanitë për të zhvilluar tregti në Inde dhe
Kanada. Ai ishte mbrojtës i arteve dhe themelues i Akademisë Franceze.
Ndër veprat e tij letrare janë Kujtimet (1650) dhe Ditari Politik
(1688).
1851 Amerikani Isaac Singer regjistron patentën për makinë e tij
qepëse. Isaac Merritt Singer (1811 - 1875) ishte shpikës, aktor, dhe
sipërmarrës. Ai bëri përmirësime të rëndësishme të makinës qepëse dhe
themeloi firmës Singer Sewing Machine. Shumë kishin patentuar makina
qepëse para Singerit, por suksesi i tij bazohej në thjeshtësinë e
makinës për përdorim shtëpiak, si dhe blerjen e saj me këste. Isak
Singer ishte gjithashtu prind i të paktën 24 fëmijëve, me gra të
ndryshme.
1865 Kirurgu britanik Joseph Lister u bë mjeku i parë që përdori
dezinfektues gjatë operacionit. Emri Lister tingëllon i njohur - prej
tij rrjedh Listerine, dezifenktant i gojës (gargarë), shitet me shishe;
mund të përdoret në çdo kohë, dhe jo vetëm një herë në ditë.
1898 - Hawaii u aneksua nga Shtetet e Bashkuara - më 1900 u bë
territor amerikan. Sulmi japonez në bazën detare në Pearl Harbor
(Hawaii) më 7 dhjetor 1941, ishte drejtpërdrejt përgjegjës për hyrjen e
Amerikës në Luftën e Dytë Botërore. Në vitin 2008, Barak Obama, lindur
në Hawaii, u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.
1966 - Turneu i fundit për grupin Bitëlls filloi në Amfiteatrin
Ndërkombëtar në Çikago; dhe John Lennon kërkoi publikisht falje për
thënien e tij të mëparëshme se "Bitëllsat ishin më popullorë se Jezu
Krishti".
1972 - Trupat e fundit luftarake amerikane lënë Vietnamin. Në vitin
1972, negociatat e fshehta të paqes, udhëhequr nga Sekretari i Shtetit
Henry Kissinger u zhvilluan, dhe një marrëvshje u nënshkrua në Paris më
27 janar 1973. Por trupat veriore të Hanoit vazhduan luftën kundër Jugut
deri më 9 prill 1975, kur arritën afër Saigonit. Presidenti i Vietnamit
së Jugut, Nguyen Van Thieu dha dorëheqjen më 21 prill dhe u largua.
Gjenerali Duong Van Minh, presidenti i ri, e dorëzoi Saigonin më 30
prill, duke i dhënë fund një lufte që mori jetën e 1.3 milionë
Vietnamezëve dhe 58.000 amerikanëve.
1992 - Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja ranë dakord të
formojnë një zonë të tregtisë së lirë dhe të krijojnë bllokun më të madh
tregtar në botë: Marrëveshja njihet me akronimin NAFTA.
1998 - Bankat zvicerane ranë dakord të paguajnë 1 miliardë e 250
milionë dollarë për të zgjidhur paditë e ngritura nga të mbijetuarit e
Holokaustit dhe të trashëgimtarëve të tyre. Bankat kishin mbajtur
miliona dollarë të depozituara nga viktimat e Holokaustit dhe të afërmit
e tyre para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak se shumë nga
depozituesit kishin vdekur në kampe përqëndrimi nazist ose familjarët e
tyre kishin humbur numrat e llogarive, paratë e tyre mbaheshin të
bllokuara në banka.
Mendim i ditës
"Pasioni për të mësuar ... është mjet për mbijetesë."
Karl Sagan