VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 gusht?

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 10:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 gusht?
E Shtunë, 08.16.2014, 07:32pm (GMT+1)



1040 Makbeth vret mbretin Dunkan të Skocisë dhe hypën në fron. Pas 560 vjetësh, Uilliam Shekspiri e dramatizoi këtë ngjarje duke shkruar tragjedinë e tij më të errët dhe më të shkurtër, plot efekte psikologjike kur e keqja zgjidhet si udhë për të përmbushur ambicjet për pushtet.

1880 - Gjermani; Përfundon ndërtimi i katedrales së Kelnit; katetralja gotike më e madhja në Evropën veriore - punimet zgjatën 632 vjet.

1893 - Franca bëhet vendi i parë që fillon të regjistrojë automjetet.

1916 - Rumania i shpall luftë Austro-Hungarisë, duke u bashkuar me Antantën në Luftën e Parë Botërore

1935 - SHBA: Presidenti Franklin Roozevelt nënshkruan në ligj aktin e sigurimeve shoqërore, duke krijuar një sistem pensionesh.

1936 Për herë të parë; një lojë basketbolli - në olimpiadën e Berlinit.

1941 - SHBA - Britani; Lufta e Dytë Botërore: Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Kartën e Atlantikut duke deklaruar qëllimet e pasluftës.

1945 - Presidenti amerikan Harry S Truman njofton se Japonia iu dorëzua aleatëve të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra amerikanë dolën nëpër rrugë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të festuar V-J (Fitore ndaj Japonisë). Ratifikimi zyrtar i dorëzimit u bë më 2 shtator në Gjirin e Tokios, në bordin e luftëanijes Missouri.

1974 - Fillon pushtimi i dytë turk i Qipros; deri 200,000 qipriotë grekë bëhen refugjatë. 6000 u vranë, 1,619 humbën.

1994 Policia franceze kap terroristin marksist Iliç Ramirez Sanchez (nga Venezuela) i njohur si "Carlos Çakalli"- ai u dënua për dhjetra vrasje e grabitje, ndodhet në Francë në burgimin e përjetshëm. Në një fjalim të vitit 2009, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e vlerësoi Karlo Çakallin (bashkëatdhetarin e vet), duke thënë se ai ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ishte terrorist, por "luftëtar revolucionar".

Mendim i ditës
"Dikush mund të buzëqeshë, dhe të jetë djall."
William Shekspir
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 gusht? (08.13.2014)
Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 gusht? (08.13.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 gusht? (08.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 gusht? (08.11.2014)
JEZIDËT - NË ARRATI PREJ 'SHTETIT ISLAMIK' (08.10.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 gusht? (08.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 gusht? (08.09.2014)
'GJERMANË TË MIRË, FRANCEZË TË KËQINJ?' (08.08.2014)
The New York Times - TA BËSH JETËGJATË ARMËPUSHIMIN NË GAZA (08.08.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 gusht? (08.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]