VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 gusht? E Shtunë, 08.16.2014, 07:32pm (GMT1) ![]() 1040 Makbeth vret mbretin Dunkan të Skocisë dhe hypën në fron. Pas 560 vjetësh, Uilliam Shekspiri e dramatizoi këtë ngjarje duke shkruar tragjedinë e tij më të errët dhe më të shkurtër, plot efekte psikologjike kur e keqja zgjidhet si udhë për të përmbushur ambicjet për pushtet. 1880 - Gjermani; Përfundon ndërtimi i katedrales së Kelnit; katetralja gotike më e madhja në Evropën veriore - punimet zgjatën 632 vjet. 1893 - Franca bëhet vendi i parë që fillon të regjistrojë automjetet. 1916 - Rumania i shpall luftë Austro-Hungarisë, duke u bashkuar me Antantën në Luftën e Parë Botërore 1935 - SHBA: Presidenti Franklin Roozevelt nënshkruan në ligj aktin e sigurimeve shoqërore, duke krijuar një sistem pensionesh. 1936 Për herë të parë; një lojë basketbolli - në olimpiadën e Berlinit. 1941 - SHBA - Britani; Lufta e Dytë Botërore: Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Kartën e Atlantikut duke deklaruar qëllimet e pasluftës. 1945 - Presidenti amerikan Harry S Truman njofton se Japonia iu dorëzua aleatëve të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra amerikanë dolën nëpër rrugë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të festuar V-J (Fitore ndaj Japonisë). Ratifikimi zyrtar i dorëzimit u bë më 2 shtator në Gjirin e Tokios, në bordin e luftëanijes Missouri. 1974 - Fillon pushtimi i dytë turk i Qipros; deri 200,000 qipriotë grekë bëhen refugjatë. 6000 u vranë, 1,619 humbën. 1994 Policia franceze kap terroristin marksist Iliç Ramirez Sanchez (nga Venezuela) i njohur si "Carlos Çakalli"- ai u dënua për dhjetra vrasje e grabitje, ndodhet në Francë në burgimin e përjetshëm. Në një fjalim të vitit 2009, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e vlerësoi Karlo Çakallin (bashkëatdhetarin e vet), duke thënë se ai ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ishte terrorist, por "luftëtar revolucionar". Mendim i ditës "Dikush mund të buzëqeshë, dhe të jetë djall." William Shekspir www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |