E Hënë, 12.11.2023, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 gusht?
E Shtunë, 08.16.2014, 07:35pm (GMT+1)


1118 - Vdiq Aleks I Komneni, perandor i Bizantit; kishte ardhur në fron më 1081, zmbrapsi normanë e osmanë; themeloi dinastinë Komnenian, por nuk arriti t'i rikthejë perandorisë lavdinë e dikurshme.  Aleksi mbrojti kishën e krishtere ortodokse lindore, por nuk hezitoi të konfiskojë pasuritë e saj kur kishte nevojë financiare. Ishte thirrja i tij për mbështetjen perëndimore në vitin 1095 që u bë faktor që Papa Urban II të ndërmerrte  Kryqëzatën e Parë. Marrëdhëniet e Aleksit me kryqtarët ishin të vështira, dhe nga viti 1097 e deri sa vdiq, ata u bënë problemi kryesor i politikës së tij të jashtme.

1461 - Perandoria e Trebizondit iu dorëzua forcave të Sulltan Mehmetit II. Kjo është konsideruar nga disa historianë si fundi i vërtetë i Perandorisë Bizantine. Perandori David mërgoi dhe më pas u gjet i vrarë.

1769 - Lindi në ishull, vdiq ishull; Në Korsikë lindi Napoleon Bonaparti - shpejt u rrit në radhët e ushtrisë gjatë Revolucionit Francez (1789-1799). Pasi mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804. Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.

1519 - Themelohet qyteti i Panamasë nga eksploruesi spanjoll Pedro Arias Davila. Qyteti ishte pika e fillimit për ekspeditën spanjolle që pushtoi Perandorinë Inkase në Peru. Panamaja u bë një pikë ndalesë në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në historinë e kontinentit amerikan, përmes të cilës kaloi pjesa më e madhe e  arit dhe argjendit që Spanja mori nga Amerika. Vetë fjala 'Panama' do të thotë në gjuhën e banorëve autoktonë "vend me shumë peshq'. Më 1671, qyteti  Panama u shkatërrua kur pirati Henry Morgan zbarkoi dhe i vuri zjarrin. Qyteti u rindërtua dy vjet më vonë, më 1673, në një truall 8 km nga vendi fillestar.

1877 Shpikësi amerikan Thomas Edison sugjeron përdorimin e shprehjes "Hello" si pëgjigje në telefon, në vend të "Ahoy" siç ishte sugjeruar nga shpikësi Aleksandër Graham Bell.

1914 Lufta e Parë Botërore; Sekretari amerikan i shtetit William Jennings Bryan, në një letër për bankierin JP Morgan, deklaron se kreditë e dhëna prej tij për secilën nga palët ndërluftuese në Evropë cënojnë neutralitetin e Shteteve të Bashkuara.

1944 Marshalli gjerman von Kluge zhduket për 12 orë. Kur u kthye, ai tha se kamioni me radiotransmetuesin u shkatërrua nga predhat, dhe ai kishte qendruar i fshehur në një hendek. Por Hitleri mendoi se marshalli i tij mund të ishte takuar me aleatët, në përpjekje për të përgatitur një dorëzim. Më 17 gusht, Kluge u shkarkua nga detyra dhe u thirr në Berlin, ku iu ofrua alternativa e marrjes së kapsulës cyanide, ose ekzekutimi nga trupat SS; ai zgjodhi të parën dhe u vetë-helmua. Në një letër lamtumire për Hitlerin, Kluge shkroi: "Fuehrer im, largohem prej teje, si një person që ka qëndruar më afër jush se sa ju keni menduar, ndjej se e kam bërë detyrën time në maksimum." Thuhet se Hitleri e lexoi letrën dhe nuk bëri asnjë koment.

1945 - SHBA; merr fund racionimi i  karburantit, i vendosur gjatë kohës së Luftës së dytë Botërore.

1947 - India shpall pavarësinë nga Britania e Madhe, pjesa islamike e territorit bëhet Pakistan që do të thotë 'Tokë e Pastër'.

Mendim i ditës
"Njerëzit nganjëherë e arsyetojnë lakminë duke thënë se është për të mirën e fëmijëve të tyre - justifikim që e përdorin për të bërë veprimet e neveritshme të duken të respektueshme."

Demokritus
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 gusht? (08.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 gusht? (08.13.2014)
Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 gusht? (08.13.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 gusht? (08.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 gusht? (08.11.2014)
JEZIDËT - NË ARRATI PREJ 'SHTETIT ISLAMIK' (08.10.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 gusht? (08.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 gusht? (08.09.2014)
'GJERMANË TË MIRË, FRANCEZË TË KËQINJ?' (08.08.2014)
The New York Times - TA BËSH JETËGJATË ARMËPUSHIMIN NË GAZA (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart]