VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FUNDI I FJALORIT ENCIKLOPEDIK BROCKHAUS

E Hënë, 08.18.2014, 02:19pm (GMT1)



E ardhmja e shtëpive botuese të fjalorëve enciklopedikë është tek format e përziera mes informacioneve të shtypura dhe atyre digjitale.

Një nga veprat standarde enciklopedike në gjuhën gjermane, merr fund pas 200 vjetësh në treg të paktën në versionin e saj të shtypur. Botuesit e Brockhaus-it thanë se përditësimi i variantit on-line nga ekspertë dhe shkencëtarë të shumtë do të vazhdojë.

Brockhaus, është ekuivalenti gjerman i Encyclopedia Britannica dhe ka shoqëruar shumë breza gjermanësh që nga fëmijëria e tyre. Ky fjalor enciklopedik përbëhet nga 30 vëllime dhe përmban 300.000 lema. Edhe pse shumë mendojnë se ato që lexojnë në një fjalor enciklopedik u mbeten më mirë dhe më gjatë në mend, se sa informacionet që marrin përmes internetit duke kërcyer nga një link tek tjetri, gjithnjë e pak njerëz marrin mundimin të tërheqin nga biblioteka një libër të trashë dhe ta shfletojnë atë. Shumë gjëra i gjen sot në internet, shpejt, kudo që të jesh dhe madje edhe falas. Madje disa prej të dhënave mund të jenë edhe më aktuale se ato të Brockhaus-it, i botuar së fundi në vitin 2008 dhe që kushton 3.000 euro.

Element dekorativ

Interneti i ka lënë në hije fjalorët dhe enciklopeditë e shtypura. Eksperti tregut të librave Holger Ehling thotë: "Përveç funksionit dekorativ për bibliotekën është e vështirë ta shpjegosh avantazhin e një fjalori të shtypur kundrejt informacionit shumë të shpejtë dhe aktual në internet ".

Sipas Holger Ehling e ardhmja për shtëpitë botuese të fjalorëve enciklopedikë është në një formë të përzier mes informacioneve të shtypura dhe atyre digjitale. Sipas tij shumë shtëpi botuese po provojnë që botimet e tyre t'i ofrojnë në formë e CD-ve që përmabjnë edhe një kod për shfrytëzimin e informacioneve të vendosura on-line.

Në rast fjalorit eciklopedik Brockhaus studiuesi i tregut të librit Stephan Füssel nga Universiteti Johannes Gutenberg në Mainz, tha për Deutsche Wellen se kishte rekomanduar kalimin e plotë të ofertës së këtij fjalori në internet. "Ky lloj botimi në internet mund t'i bëjë më vonë konkurrencë Wikipedias, sepse ofron një cilësi të veçantë: pra që ka një redaksi në sfond.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.