
Në foto Kurt Cobain dhe Courtney Love me të bijën Fances Bean Cobain
Kur Courtney Love e humbi përkohësisht përkujdesjen e së bijës Frances Bean Cobain javën e shkuar, kjo ishte e fundmja në një varg të përpjetash dhe teposhëzash në marrëdhëniet nënë-bijë të cilat janë përjetuar me dramë qëkur Frances ishte fëmijë.
Tani, pavarësisht vetëvrasjes së babait të saj, Kurt Cobain, më 1994, dhe problemet me drogat e betejat e paprera të nënës së saj me ligjin, Frances është një 17 vjeçare "personalitet më vete", tregoi për revistën People një mik i familjes në fillim të këtij viti. "Ajo është vërtetë me këmbë në tokë, e bukur dhe e ëmbël," shton i njëjti mik." "Courtney është tejet krenare për të dhe do të bënte gjithçka për të mirën e saj."
për momentin një gjykatës në Los Anxhelos ka vendosur që Frances do të jetë në duar më të mira tek nëna e Kurtit, Wendy O'Connor, dhe të motrës më të vogël të këtij, Kimberly Cobain, të cilat u caktuan si përkudesëset e përkohëshme të Frances të premten. Një seancë tjetër dëgjimore është caktuar për datën 10 shkurt.
Më poshtë do të jepet një vështrim ndaj ngjitjeve dhe zbritjeve të duetit nënë-bijë.
Humbja e përkujdesjes
Më 1992, kur Frances ishte vetëm disajavëshe, nëpunësit e zyrës së mirëqenies e muarën nga shtëpia e prindërve për një periudhë të shkurtër pas një artikulli të botuar në revistën Vanity Fair ku thuhej se Love përdorte droga gjatë shtatzanisë së saj. Hetimet nuk e provuan aspak këtë gjë dhe Frances u kthye në shtëpi.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Love humbi përkujdesjen e së bijës prapë pasi u arrestua për një përpjekje që të thyente shtëpinë e ish të fejuarit. Ajo gjithashtu u mbidozua me barna qetësuese dhe bëri një tentativë për vetëvrasje. Nëna e Kurtit qe caktuar përkujdesëse e Frances derisa Love rimori përkujdesjen nja dy vjet më vonë pas një qëndrimi në qendrën e rehabilitimit.
Ndërkaq ish avokati i Love, Keith A. Fink, tha për revistën People këto ditë se humbja e tanishme e përkujdesjes së Love ndaj së bijës është thjesht "parapëlqim i Frances të jetojë me gjyshen e saj këto kohë". Daja I Kurt Cobain, Charles Fradenburg, tha se familja e Kurtit ka dashur gjithnjë të merret me Frances.
"Motra ime ka disa vjet që kërkon ta ketë nën përkujdesje Frances," tha Fradenburg për uebsajtin TMZ. "Courtney nuk është e zonja të merret me Frances, ajo nuk e ka as veten nën zotërim ... Kalimi i Frances nën përkujdesjen e motrës sime është mrekulli për familjen."
Dadot dhe shoferët
Si adoleshente, Frances e cila ka vijuar mësimet në shkollën e mesme në Los Anxhelos dhe ka pasur shok klase Tallulah Willis ka treguar një larmi interesash përfshirë teatrin muzikor (ajo ka luajtur në opereta), fotografi dhe gazetari (ka shkruar për botimin online të Rolling Stone). Ajo thotë se i pëlqen seriali Sex and the City, koleksionon këpucë dhe blen veshje të modës në eBay.
Në janar 2006, Frances e përshkroi Love, 45 vjeçe, si një "nënë të mirë" por u ankua për faktin se jeta e tyre është qendër të vëmendjes së publikut.
"Nganjëherë mendoj sa mirë do të ishte që jeta jonë të mos ishte një e dy e në tabloide, do të doja që gjithçka të ishte ndryshe. Nuk do të doja të rrija në shtëpi vetëm me dadot dhe me shoferët," tha Frances për revistën I-D. "Por miqtë e mi kanë zili jetën time, oh, thonë çfarë mrekullie. Ne të gjithë jemi pjesë e lojës."
Love ka marrë pjesë në kremte të modës së lartë me Frances, për t'i kënaqur interesimet e saj ndaj kësaj bote të magjishme për të. Gjithashtu Love pranoi për një revistë britanike më 2007 se rritja e Frances të cilën ajo e përshkruan si "a brainiac" (pra tejet inteligjente) nuk ka qenë e lehtë. "Ne shkojmë mirë bashkë në pjesën më të madhe të kohës, por adoleshentet janë të vështira. Të jesh nënë single është e vështirë," tha ajo.
Beteja në horizonte?
Më 10 shkurt, një gjykatës do të vendosë nëse do të jetë gjyshja e Frances të cilën kjo e quan "njeriun më të respektuar në botë" dhe halla e saj kujdestare të përhershme, derisa Frances bëhet 18 vjeçe, në gusht. Love ka mundësinë kundërshtimit nëse ajo do.
Këngëtarja, ndërkaq, ka zgjedhur faqen e saj në Facebook për të shprehur ndjenjat e saj. "Ju lutem mos e gjykoni time bijë për vendimin e saj. Ajo është e mrekullueshme, gjyshja dhe halla e saj janë të mrekullueshme."/Elida Bupapaj
(http://www.people.com/people)
