NDRANGHETA - MAFIA QË KA AQ SHUMË PARA SA NUK KA T'I ÇOJË
E Premte, 02.27.2015, 07:31am (GMT+1)

Grupi
mafioz "Ndrangheta" me bazë në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë,
është më pak e njohur se sa mafia siciliane "Cosa Nostra". Por,
"Ndrangheta" është më shumë më e pasur dhe ka më shumë pushtet.
Interesat e saj shtrihen nga Kalabria në Kolumbi dhe deri në Australi.
Sipas think-tank "Demoskopika", kjo mafie kishte 60 miliardë dollarë të
ardhura në vitin 2013, shumë kjo më e madhe se sa të ardhurat e McDonald
dhe Deutsche Bank bashkë.
"Ndrangheta"
përllogaritet se kontrollon 80% të trafikut të kokainës në Evropë dhe
besohet se ka investuar në ndërtim në Itali, Belgjikë, SHBA dhe
Gjermani.
"Ndrangheta është shembulli perfekti i rrjetet kriminal globalist",
thotë Antonio Nicaso, një ekspert i grupit. "Ata kanë shfrytëzuar
emigrantët nga Karaibet që shkuan në Gjermani, SHBA, Australi, Belgjikë,
Kolumbi dhe Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata shfrytëzuan
afërsitë familjare për të krijuar lidhje dhe zgjeruar influencën në të
gjithë botën."
Fillesat
e grupi janë në vitet 1960 dhe 70-të, kohë kur merrnin pengje për
shpërblesë. "Kjo i lejoi grupi kriminal të grumbullonte kapitalin
fillestar dhe në vitet 80-të i investuan në kokainë", shpjegon Ilaria
Meli, kërkuese e Observatorit të Krimeve të Organizuara në Universitetin
Statale në Milano.
Meli thotë se "Ndrangheta" hyrë më shpejt se "Cosa Nostra" në trafikun e
drogës. Strategjia e tyre solli miliarda dollarë në arkën e grupit
mafioz.
"Sot, problem i tyre është se ata kanë më shumë para cash se sa kanë
mundësi të përdorin", thotë Giuseppe Catozzella, një gazetar
investigativ dhe autor i disa librave për grupet kriminale.
Ngritja
e "Ndrangheta-s" u ndihmua edhe nga gabimet strategjike të mafias
siciliane. Në fund të viteve 1980, "Cosa Nostra" nisi një politikë
"antishtet", që kulminoi me vrasjen e dy gjykatësve kryesor të
antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Qeveria
reagoi duke zhvendosur ushtrinë në Sicili dhe duke miratuar një ligj të
ri që lejonte mbajtjen në izolim të kriminelëve që kishin lidhje me
mafien.
Kjo gjë dëmtoi interesat e "Cosa Nostra-s" jashtë Sicilisë dhe ata nisën të rioganizoheshin vetëm pas disa vitesh.
Ndërkohë që autoritetet italiane dhe media ishin fokusuar tek sicilianët, kalabrezët pak nga pak u shtrinë në veri.
Në vitin 1994, katër liderët e mafieve kryesore në Itali u takuan në Liqenin e Komos për të ndarë tregun në veri të vendit.
"'Ndrangheta" mori 70% të saj, si rezultat i fuqisë dhe ndikimit që kishte arritur në vetëm dy dekada.
Baza e saj është në Ndrine. Grupi ka një strukturë hierarkie të pa
negociueshme. Kur Carmelo Novella, kreu i "Ndrangheta-s" në Lombardi u
përpoq të vepronte në mënyrë të pavarur, ai u vra në vitin 2008 nga një
prej drejtuesve të mafies në Kalabri.
FLORENC STAFA
|